LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT, 3 herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare

Studimi “Hospital Cost Structure and the implications on Cost Management During COVID-19” që mori informacion e kostos për 3521 spitale private tregoi së shërbimi i laboratorit zinte 3.8% të kostos së përgjithshme.

24 Janar 2024, 07:56 Nga I.A
Koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT, 3
Foto Ilustruese

TIRANË- Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin për shërbimin spitalor këtë vit. Fondi total për spitalet publike për 2024 është 32,2 miliardë lekë, ndërsa buxheti për QSUT (Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”) është 7.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare, në buxhetin e QSUT për këtë vit do të shpenzohen për koncesionin e laboratorit 820 milionë lekë, ose rreth 10.4% të buxhetit vjetor të spitalit më të madh në vendin tonë.

Kosto e shërbimit të laboratorit në QSUT është më shumë se trefishi i kostos së këtij shërbimi në spitalet ndërkombëtare. Studimi “Hospital Cost Structure and the implications on Cost Management During COVID-19” që mori informacion e kostos për 3521 spitale private tregoi së shërbimi i laboratorit zinte 3.8% të kostos së përgjithshme.

“Zëri i vetëm më i madh janë kostot administrative dhe të përgjithshme (21.4% e të gjitha kostove operative).  Kostot e tetë shërbimeve të kujdesit ndaj pacientëve, salla e operacionit (8.4%), laboratori (3.8%), radiologjia diagnostike (2.7%), kujdesi i përgjithshëm rutinë në spital (9.1%), njësia e kujdesit intensiv (2.2%), klinika ambulatore (4.2 %), dhoma e urgjencës (3.9%) “, thuhet në studim.

Siç shihet nga krahasimi i të dhënave koncesionet e kanë deformuar dukshëm strukturën e kostos në spitalet tona por sidomos në QSUT.  Pesha e shpenzimit të shërbimi i laboratorit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” është 3,2 herë më i lartë se mesatarja ndërkombëtare.

Struktura e kostos përkeqësohet edhe me tepër, nëse studiohet koncesioni i sterilizimit. Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare as studim për ndarjen e kostove gjatë një operacioni, por për shumicën e rasteve pastrimi dhe sterilizimi i sallës kushton më shumë se puna e kirurgut në sistemin publik.

Hierarkia e kostove në spitalet publike të vendit është dëmtuar rëndë nga koncesionet PPP, të cilat tashmë janë nën hetim dhe ka edhe të arrestuar për shkak të abuzimeve të gjetura.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare në vendimin e qeverisë QSUT dhe Spitali rajonal i Fierit përballen me kosto të larta të shërbimit të laboratorit në raport më buxhetin e përgjithshëm që kanë këtë vit.

Për më tepër vlera e kontratës se PPP të laboratorit po rritet vit pa viti për shkak të parashikimeve të dobëta. Mungesa e pagesave për koncensionin shoqërohet me kufizimin e shërbimit të laboratorit.

Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Por pagesat për këtë koncesion janë rritur vit pas viti. Nga 1.1 miliardë lekë që u paguan nga buxheti në 2021, shuma u rrit në 1.85 miliardë lekë në 2024.

Marrë nga Monitor.al

qsut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj