Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryesisht janë subjekte në zona kryesisht rurale, por nuk mungojnë as në qytete më së shumti të lokalizuar në rajone si Sarandë, Ksamil, Dhërmi, Vuno, Rradhimë, Kukës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Bilisht, Lezhë dhe nëpër fshatrat e qyteteve kryesore të Shqipërisë.

TIRANË- Nga sot (1 janar) 2025, 2600 biznese të lidhura në tension 10 kv janë zyrtarisht në tregun e lirë të energjisë, çka do të thotë se energjinë e marrin nga një kontratë me furnizues privat apo Furnizuesin e Tregut të Lirë dhe jo më nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.
Konsumi i përafërt i këtij grupi biznesesh është rreth 158 mijë MWh/muaj dhe janë biznese të ndryshme me aktivitet në hoteleri, restorante, qendra përpunimi inertesh etj.
Kryesisht janë subjekte në zona kryesisht rurale, por nuk mungojnë as në qytete më së shumti të lokalizuar në rajone si Sarandë, Ksamil, Dhërmi, Vuno, Rradhimë, Kukës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Bilisht, Lezhë dhe nëpër fshatrat e qyteteve kryesore të Shqipërisë.
Kjo është faza e tretë e liberalizimit të tregut të energjisë. Faza e parë nisi në vitin 2018 me bizneset në tension 35 kv që janë në një numër relativisht të vogël.
Më pas, në vitin 2022, pati tentativë për të nxjerrë në treg të lirë një grup më të madh biznesesh në tensionin 20 dhe 10 kv, por kriza e energjisë që solli çmime të çmendura në tregje, bëri që të hidhej një hap pas dhe shteti të merrte përsipër sigurimin e energjisë, duke krijuar një mekanizëm amortizimi edhe përmes përfshirjes së prodhimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Kjo bëri që deri në fund të vitit 2023, grupi i bizneseve në 20 kv të kishte si opsion FMF dhe nga 1 janari 2024 të ishte në tregun e lirë .
Referuar regjistrit të ERE-s janë të paktën 36 furnizues të licencuar, ku bëjnë pjesë kompani private dhe publike, por pjesën kryesore të bizneseve në treg e mban Furnizuesi i Tregut të Lirë që është pjesë e OSHEE Group.
Ky i fundit furnizon bizneset e lidhur në tension 35 dhe 20 kv me çmimin fiks 18.34 lekë/kWh dhe po kaq është çmimi edhe për bizneset në tension 10kv të cilat janë më të fundit në tregun e lirë.
Liberalizimi në një fazë të katërt pritet që të përfshijë edhe bizneset e lidhur në tension 6 kv dhe sipas një urdhri të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ky grup do të jetë në tregun e lirë në 1 janar të vitit të ardhshëm./ Monitor.al
Viti 2025 dhe në vazhdim do të jetë një test konvergjence për punëdhënësit dhe punëmarresit, ku asnjëra nga ...
Foto ilustruese TIRANË- Oferta e monetare e lekut është zgjeruar më tej gjatë vjeshtës dhe ka arritur nivelin më të...
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit euro-lek po e mbyll vitin 2024 në rënie dhe i është afruar përs...
foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se sot, data 30 dhjetor ishte afati i Fundit për Rimbursimin e Menj&...
Albin Kurti KOSOVA- Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është ar...
Foto ilustruese TIRANË- Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në nëntor, por megjithatë shif...
foto ilustruese TIRANË- Parashikimi se kur do të ndodhë flluska në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë mbetet i v...
foto ilustruese TIRANË- Shqiptarët, përveç Europës dhe rajonit, dy vitet e fundit, kanë shtuar kërkesën për ...
foto ilustruese TIRANË- Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur kompania OpenAI prezantoi në treg GPT-3.5, duke bërë buj&eu...
foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e tretë...