All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Kredia e re ngadalësohet, por rritja e portofolit shënon rekord të ri për 15 vitet e fundit

Kredia e re vazhdon të ruajë ritme dyshifrore të rritjes, me rritjen më të lartë në 15 vitet e fundit, pavarësisht se kursi i këmbimit ka vazhduar të ndikojë negativisht edhe këtë vit, duke ulur vlerën e kredisë së dhënë në valutë të huaj.

30 Dhjetor 2024, 14:46 Nga N.F
Kredia e re ngadalësohet, por rritja e portofolit shënon rekord
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në nëntor, por megjithatë shifrat e deritanishme vjetore ngelen në nivelet më të larta historike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re kishte vlerën e 24.4 miliardë lekëve, në rënie me 10% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Për 11 muajt e vitit 2024, kredia e re e disbursuar nga sektori bankar ka arritur vlerën e 331.9 miliardë lekëve, në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Kredia e re vazhdon të ruajë ritme dyshifrore të rritjes, me rritjen më të lartë në 15 vitet e fundit, pavarësisht se kursi i këmbimit ka vazhduar të ndikojë negativisht edhe këtë vit, duke ulur vlerën e kredisë së dhënë në valutë të huaj.

Duke filluar prej tremujorit të fundit 2023, kreditimi i ekonomisë mori një hov të shpejtë. Rritja u mbështet nga gjallërimi i ndjeshëm i kërkesës në segmentin e biznesit dhe një rimëkëmbje e shpejtë e saj në segmentin e individëve, pas një frenimi gjatë ciklit rritës të normave të interesit, në periudhën 2022-2023.

Këtë vit, edhe Banka e Shqipërisë iu kthye uljes së normave të interesit, që gjithsesi kishin qenë relativisht të ulëta, krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera në Europë. Banka Qendrore uli këtë vit dy herë normën bazë të interesit, në korrik dhe nëntor, duke e çuar atë nga 3.25% në 2.75%.

Normat e ulëta të interesit duket se e kanë mbështetur edhe më shumë kërkesën, ndërsa paralelisht gjendja e mirë e bilanceve dhe rritja e oreksit të tyre për rrezik ka ndikuar pozitivisht ofertën për financime.

Kredia për shoqëritë tregtare private për 11-mujorin 2024 arriti në 234 miliardë lekë, në rritje me 28.9% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kredia për biznesin ka shfaqur rritje pozitive në të gjitha segmentet, por ritmet më të larta janë shënuar në kredinë për pasuri të paluajtshme.

Edhe kreditimi i individëve paraqitet në rritje, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për individë gjatë 11-mujorit 2024 arriti në 94.2 miliardë lekë, në rritje me 14.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që kredia për pasuri të paluajtshme vazhdon të jetë shtylla kryesore e rritjes edhe tek individët, gjatë vitit 2024 edhe kredia konsumatore paraqitet në përmirësim të ndjeshëm.

Sidoqoftë, leximi i shifrave të kredisë së re duhet bërë me disa rezerva, sepse ajo përfshin edhe rifinancimet e kredive ekzistuese, zhvendosjet e kredive nga një bankë në një tjetër ose edhe konvertimet e kredive nga një monedhë në një tjetrën.

Në fakt, megjithë ngadalësimin e kredisë së re, stoku ose teprica e portofolit të kredisë për muajin nëntor pësoi një rritje të ndjeshme. Portofoli arriti vlerën e 824.4 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 12 miliardë lekë krahasuar me muajin tetor.

Me bazë vjetore, rritja e kredisë arriti në 14.1%, duke shënuar një rekord të ri për 15 vitet e fundit. E zhveshur nga efekti i forcimit të lekut, rritja e kredisë do të ishte ende në nivele edhe më të larta. Në terma mesatarë, sipas Bankës së Shqipërisë, për 11-muajt e vitit 2024, kursi i këmbimit të euros kishte nivelin e 100.9 lekëve, në rënie me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Rritja vjetore e portofolit të kredisë paraqet ritme të ngjashme rritjeje, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Kredia për bizneset arriti vlerën e 464.2 miliardë lekëve, në rritje me 14.4% krahasuar me nëntorin e vitit 2023. Ndërsa kredia për individët arriti shifrën e 318.7 miliardë lekëve, 13.4% më shumë krahasuar me një vit më parë./ Monitor

kredi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet