E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ministria e Bujqësisë në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës prej tre vitesh dhe fermerët shqiptare kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike.
TIRANA- Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministrinë e Bujqësisë arrin në 13.4 miliardë lekë nga 14.1 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit me një reduktim 5 për qind.
Ministria e Bujqësisë në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës prej tre vitesh dhe fermerët shqiptare kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria ushqimore me 14%. Buxheti për këtë funksion të rëndësishëm u shkurtua me 385 milionë lekë ose 14 për qind. Siguria ushqimore është një nga fushat më të rëndësishme ku Shqipëria duhet të bëjë para për anëtarësim ne BE. Vetëm pak ditë më parë disa kamionë me mandarina u bllokuan nga vendet e BE pasi u gjetën me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Mungesa e kontrollit mbi tregjet është problem kronik, i cili veç të tjerash është bërë rrezik për jetën e njerëzve dh rritjen e sëmundjeve.
Gjithashtu fondet për mbështetjen e peshkimit gati u përgjysmuan. Me ndryshimet e fundit buxheti për këtë program është vetëm 248 milionë lekë nga 472 milionë lekë që ishte në buxhetin fillestar. Shkurtim të fondeve ka edhe mbështetja për fermerët. Në buxhetin fillestar në programin “Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregun” ishin caktuar 7,2 miliardë lekë, por me ndryshimet e fundit financimi në këtë zë shkoi në 7 miliardë lekë me reduktim 3 për qind. Ky zë përfaqëson edhe subvencionet për fermerët.
Në një kohë që qeveria ka ulur financimin për bujqësinë fshati është zbrazur nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme. Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE.
Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj. Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.
Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve. Vetëm në Shqipëri, më shumë se 60% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të tretin vit radhazi në 2024. Investimet e...
Foto ilustruese TIRANA- Skema e financimit nga buxheti i shtetit për bashkitë që do të shpallen fituese pas përfundimit të ap...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët pro...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë le...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Banka e Shqipërisë njoftoi të martën se ka blerë 270.5 milionë euro në tregun e bre...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni bazë u rrit lehtë në muajin nëntor, duke shfaqur një tendencë të ngjashme me ecu...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë u rrit lehtë në muajin nëntor, duke shfaqur një tendencë të ngjashme me ecurin&e...
Të dhënat TIRANË- Ekonomia e vendit u rrit me 4.09% në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë...
Foto ilustruese TIRANA- Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri në 2...
Banka TIRANA- Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë muajit dhjetor blerjet e valutës në tregun e brendshëm. Sipas të d...