LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Pasuritë e paluajtshme kryesojnë investimet e huaja për të tretin vit radhazi

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri kishin vlerën e 88 milionë eurove, 7.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

26 Dhjetor 2024, 13:21 Nga M.B
Të dhënat: Pasuritë e paluajtshme kryesojnë investimet e
Foto ilustruese

TIRANA- Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të tretin vit radhazi në 2024. Investimet e huaja në prona pësuan rënie vjetore në tremujorin e tretë të vitit, por megjithatë vazhdojnë të jenë sektori kryesues për investimet e huaja në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri kishin vlerën e 88 milionë eurove, 7.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pavarësisht rënies, ky sektor kryesoi flukset e investimeve të huaja direkte si për 3-mujorin e tretë, ashtu edhe për të gjithë 9-mujorin 2024. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2024 arritën vlerën e 269 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 23% të investimeve të huaja për këtë vit.

Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit kanë qenë një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave, veçanërisht në zonat bregdetare të vendit. Pas pasurive të paluajtshme, sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja është ai financiar. Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin 2024 arriti në 206 milionë euro, në rritje me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të nëj viti më parë. Rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor duket se është e lidhur kryesisht me rritjen e kapitalit dhe investimeve nga subjektet ekzistuese në treg.

Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksioner, kryesisht duke kapitalizuar fitimet e akumuluara të aktivitetit përveçse duke rritur edhe përdorimin e instrumenteve të borxhit që njihen si kapital rregullator. Ndërkohë, rritja e normave të interesit pas vitit 2022 ka ndikuar pozitivisht fitimet e sektorit bankar në vend, dukendikuar pozitivisht edhe ecurinë e fitimeve të riinvestuara.

Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja është ai i industrisë nxjerrëse. Për 9-mujorin 2024, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 161 milionë euro. Megjithatë, investimet në industrinë nxjerrëse kanë pësuar rënie me 28% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.

Një sektor ku këtë vit po shënohet rritje e ndjeshme e investimeve të huaja direkte është industria përpunuese. Për 9-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 138 milionë euro, në rritje me 62% krahasuar me një vit më parë. Sektori energjetik renditet i pesti për nga vlera e investimeve të huaja direkte, me 130 milionë euro për 9-mujorin 2024. Megjithatë, edhe në këtë sektor vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera, sidomos në energjinë hidrike. Në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 1.16 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, duhet thënë se rritja e investimeve të huaja po mbështetet në një shkallë të konsiderueshme nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Veçanërisht fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve të huaja, janë rritur nga efekti statistyikor i mbiçmimit të lekut kundrejt euros./ Monitor

pasuri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës