Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për 9-mujorin 2024, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 772 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
TIRANË- Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat në Bilancin e Pagesave nga ky zë për tremujorin e tretë arritën në vlerën e 190 milionë eurove, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të gjithë 9-mujorin 2024, të ardhurat nga puna arritën në 488 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në terma neto (duke zbritur të ardhurat e jorezidentëve nga puna në Shqipëri), të ardhurat nga puna kishin vlerën e 458 milionë eurove, me një rritje prej gati 18% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023.
Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.
Në këtë kategori, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.
Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit u bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.
Për 9-mujorin 2024, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 772 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke mbledhur remitancat dhe të ardhurat nga puna, kontributi i tyre total në ekonominë shqiptare arriti në 1.23 miliardë euro për gjashtë muaj, shifër kjo 15% më e lartë krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 30% të deficitit tregtar në mallra për 9-mujorin 2024.
Puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare në dekadat pas rënies së komunizmit.
Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).
Për 9-mujorin, ato arritën në 498 milionë euro, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fasoneria në dy vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor, por megjithatë vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash për balancimin e deficitit të jashtëm të ekonomisë./MONITOR
Foto ilustruese EUROPA- Normat e interesit kanë arritur nivelin më të lartë në disa dekada, kanë shpërthyer luftëra...
Foto ilustruese TIRANA- Turqia, në dekadat e fundit, ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishë...
Foto ilustruese KOSOVË- Kreditë në nëntor të vitit 2024 kanë arritur shumën prej 5.668 miliarda euro, duke shënuar ...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizi...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve po e mbyll vitin 2024 me rritjen më të ulët në periudhën pas pandemisë. Sipas t&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematiki...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të tretin vit radhazi në 2024. Investimet e...
Foto ilustruese TIRANA- Skema e financimit nga buxheti i shtetit për bashkitë që do të shpallen fituese pas përfundimit të ap...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët pro...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë le...