LIVE UPDATES
Ekonomi

Ligji i ri: Të vetëpunësuarit do paguajnë 9% normë efektive tatimi mbi të ardhurat në 2023

Sipas një raporti që Ministria e Financave u ka nisur deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, norma efektive e tatimit për të vetëpunësuarit në shërbime profesionale (avokat, konsulent, noter, etj) 9% të të ardhurave ose 12 % të fitimit neto të supozuar me të ardhura bruto vjetore 5 milion lekë.

4 Nëntor 2022, 07:09 Nga A.B
Ligji i ri: Të vetëpunësuarit do paguajnë 9% normë
Foto ilustruese

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat propozon futjen në skemën e tatimit nga viti 2023 të bizneseve furnizues të shërbimeve kryesisht profesionale, ndërsa ruan skemën ekzistuese të tatimit me tarifë 0 % kryesisht të biznesit të vogël familjar (prodhim, tregti, transport, ushqim social, artizanat, etj), ku personat fizik dhe personat juridik me qarkullim deri në 14 milionë lekë, do të paguajnë 0% tatim përkatësisht mbi të ardhurat nga biznesi dhe mbi të ardhurat e korporatës deri në vitin 2029.

Sipas një raporti që Ministria e Financave u ka nisur deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, norma efektive e tatimit për të vetëpunësuarit në shërbime profesionale (avokat, konsulent, noter, etj) 9% të të ardhurave ose 12 % të fitimit neto të supozuar me të ardhura bruto vjetore 5 milion lekë.

Ndërsa për prodhuesit, tregtuesit, baret e restorantet, që do të fillojnë të paguajnë nga viti 2029, norma efektive e tatimit do të variojnë nga 3-4.5% të të ardhurave.

Për tu lënë kohë profesionistëve të lirë, kësti i parë do të paguhet në tetor 2023 dhe i dyti në dhjetor 2023.

Projektligji ka parashikuar që të veëtpunësuarit dhe tregtarët të tatohen:

Duke filluar nga viti i ardhshëm vetëm të vetëpunësuarit do të fillojnë të taksohen sipas kësaj skeme. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka sqaruar më herët se janë gjithsej 14 mijë të vetë punësuar që pritet të paguajnë rreth 2 miliardë lekë shtesë në vit.

Projektligji propozon ruajtjen e skemës ekzistuese të tatimit me tarifë 0 % kryesisht të biznesit të vogël familjar (prodhim, tregti, transport, ushqim social, artizanat, etj), ku personat fizik dhe personat juridik me qarkullim deri në 14 milionë lekë, do të paguajnë 0% tatim përkatësisht mbi të ardhurat nga biznesi dhe mbi të ardhurat e korporatës deri në vitin 2029.

Sipas financave, sistemi i propozuar i tatimit të personave fizikë, tregtarëve dhe të vetëpunësuar synon të trajtojë në mënyrë të barabartë dhe të ndershme të gjithë tatimpaguesit, pavarësisht formës juridike të tyre.

Sa tatim efektiv do të paguajë të vetëpunësuarit dhe personat e tjerë fizikë

Financat sqarojnë se edhe të vetpunësuarit dhe tregtarët gëzojnë të drejtën e zbritjes nga baza e tatimit, pra reduktim të detyrimit tatimor, për të gjithë elementët që janë parashikuar për të punësuarit.

Nëpërmjet aplikimit të zbritjeve nga baza e tatimit, norma efektive e tatimit  për tregtarët dhe të vetpunësuarit ulet tej normës statutore:

Norma efektive e tatimit për tregtarin apo të vetpunësuarin me të ardhura bruto vjetore 5 milion lekë:

Si bëhej shmangia, që krijoi pakënaqësi tek të punësuarit me paga të larta

Sipas raportit të financave, përmes futjes së skemës së tatimit nga 1 Janari 2023 të bizneseve furnizues të shërbimeve kryesisht profesionale, adresohet fenomeni i identifikuar në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryesisht  në profesione të lira. Ky fenomen i cili ka eroduar bazën e listëpagesave dhe ka krijuar pakënaqësi në radhët e të punësuarve me paga të mesme dhe të larta, në lidhje me politikat e tatimit që zbatohen për profesionet e lira, apo furnizuesit e shërbimeve të tjera në përgjithësi.

Përmes skemës së re synohet të dekurajohet shmangia e tatimit nëpërmjet kalimit nga marrëdhëniet e punësimit, në marrëdhëniet e biznesit si i vetëpunësuar si dhe të dekurajojë përdorimin e statusit të personit fizik dhe shkallës tatimore eksiztuese zëro të tatimit si një mekanizëm për zhvendosjen e fitimeve nga entiteti që taksohet me 15 %,  tek personi fizik pa tatim.

Financat sqarojnë se sistemi progresiv me norma 15% dhe 23% për të ardhurat nga vetpunësimi dhe tregtia për personat fizikë është i nevojshëm pasi një kategori tatimpaguesish ruajnë statusin e personit fizik, për të shmangur tatimin mbi dividendin si ortakë të biznesit.

Psh, në sektorin e shërbimeve nga rreth 50 mijë tatimpagues me status person fizik: 6 persona fizikë  deklarojne fitim neto mbi 100 milion lekë secili; 36 persona fizikë deklarojnë fitim neto mbi 30 milion lekë secili; 119 persona fizikë deklarojnë fitim neto mbi 14 milion lekë secili. Fitimi neto mbi 14 milion lekë i deklaruar është 4,7 miliard lekë. Nëse këta tatimpagues me nivele kaq të larta fitimi do ishin me statusin e personit juridik, tatimi mbi dividendin teorik që do paguhej do ishte 320 milion leke;

Ndërsa në sektorët e prodhimit, transportit, tregtisë: 91 persona fizikë deklarojnë fitim neto secili mbi 14 milion lekë në vit, gjithsej 2,3 miliard lekë fitim. Nëse këta tatimpagues me nivele kaq të larta fitimi do kishin statusin e personit juridik, tatimi mbi dividentin teorik që do paguhej do ishte 160 milion lekë; Vetëm nga ruajtja e formës juridike si person fizik tatimi mbi dividentin teorik që humbet nga ky grup është 0,5 miliard lekë në vit.

Si preken bizneset e vogla, kur të fillojnë të tatohen në vitin 2029

Sipas raportit të financave, tarifa progresive 23% e parashikuar për të vetë punësuarit dhe tregtarët me fitim neto mbi 14 milion lekë në vit, nuk e dëmton biznesin e vogël në tërësi:

Kalendari i hyrjes në fuqi

Përjashtimisht për vitin 2023, për tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat nga 1 janari 2023, parapagesat e tatimit mbi të ardhurat do bëhen në dy këste:  31 tetor dhe 31 dhjetor 2023.

Përjashtimisht për vitin 2023, listëpagesa dhe deklarata e re e tatimit të mbajtur në burim do të deklarohen nga tatimpaguesi duke filluar nga periudha tatimore 1 janar 2024./MONITOR

te vetepunesuarit tatime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj