Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Banka vlerëson se tendencat e pafavorshme demografike do të ndikojnë negativisht perspektivat e rritjes në Ballkanin Perëndimor.
Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore. vuri në dukje Banka Botërore. në raportin e fundit për zhvillimet rajonale.
Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon.
Megjithëse rritja potenciale në Ballkanin Perëndimor pritet të forcohet gjatë viteve 2022–2030, ajo do të jetë nën presionin e zhvillimeve të brendshme rajonale.
Banka vlerëson se tendencat e pafavorshme demografike do të ndikojnë negativisht perspektivat e rritjes në Ballkanin Perëndimor.
Plogështia në përmirësimin e cilësisë institucionale, perceptimi i dobët mbi efektivitetin e qeverisë dhe kontrollin e korrupsionit, mungesa e mundësive për punë cilësore, rritja e informalitetit, rritja pabarazisë kanë përkeqësuar çështjet strukturore afatgjata, si p.sh. pakësimi i ofertës së punës nga plakja dhe emigrimi, analizon Banka Botërore.
Kufizimet mbi tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja, zhvillimin e sektorit privat dhe produktivitetin e firmave.
Në një analizë të mëparshme për potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, Banka vuri në dukje se, treguesit e produktivitetit të punës në Shqipëri kanë ngecur që nga viti 2009 dhe janë shumë nën mesataret, si për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) ashtu edhe shtatë vendet e vogla të tranzicionit nga ekonomitë e Europës.
Dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë.
Ndërkohë, flukset hyrëse të konsiderueshme të remitancave po dekurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore.
Të dhënat mbi azilkërkuesit në BE dhe Britaninë e Madhe tregojnë se tendencat e largimit nga Shqipëria janë rritur dy vitet e fundit pas pandemisë.
Trendi është përshpejtuar këtë vit pas vënies në funksion të një kanali të ri emigrimi nga Franca ne Britani të Madhe me gomone. Mbi 15 mijë azilkërkues shqiptare u regjistruan në 6-mujorin e parë në BE dhe Britani.
Një anketë e INSTAT në vitin 2019 ka zbuluar se nga viti 2011 deri në vitin 2019 kanë emigruar nga vendi 360 mijë persona. Gjithashtu nga të dhënat e Eurostat, nga viti 2008 deri në 2021-n rreth 750 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. /MONITOR
Foto ilustruese Inflacioni në eurozonë vlerësohet të ketë arritur një nivel të ri rekord prej 10.7% në tetor, sipas...
Kursim Qytetarët e Kosovës i kanë borxh bankave komerciale 4.2 miliardë euro. Mirëpo, krahas kredive qytetarët kanë kurs...
Fiskalizim Fiskalizimi do t’i kushtojë shtetit edhe të paktën edhe 6.5 milionë euro të tjera që do të shkojë ...
Azil kerkues Rritja e numrit të aplikimeve për azil nga shqiptarët drejt vendeve të BE-së pritet të mobilizoj...
Zyre “Kohëzgjatja e punës dhe ndryshimi strukturor në ekonomitë në tranzicion të Evropës” është nj...
Fluturime Ndonëse 28-29 nëntori janë festat kombëtare të ngritjes së flamurit e pavarësisë dhe çlirimit t&eu...
Rruge Qeveria shqiptare ka kërkuar nga Banka Botërore që të bëhet ristrukturim i projektit me vlerë 50 milionë dollar&eu...
Para Rritja e normave të interesit në tregun financiar po fillon të reflektohet edhe në çmimin e kredive të reja në le...
Halloween Nëse keni vënë re këtë vit më shumë përbindësha, rrjeta merimangash ose skelete në lagjen tuaj:...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë vlerëson se Investimet e Huaja Direkte në vitet e fundit po shfaqin tenden...