All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Inflacioni nuk i ndal shpenzimet e shqiptarëve për Halloween, viti 2022 me kostot më të larta

Një kombinim faktorësh e ka shtyrë frymën e Halloween-it në nivele rekord edhe në një vend si i yni, i cili e ka festë të importuar. Në këtë situatë, shitësit me pakicë po korrin përfitime.

31 Tetor 2022, 07:04 Nga A.B
Inflacioni nuk i ndal shpenzimet e shqiptarëve për Halloween, viti
Halloween
All - Paragraf - 1

Nëse keni vënë re këtë vit më shumë përbindësha, rrjeta merimangash ose skelete në lagjen tuaj: nëpër lokale, dyqane, qendra tregtare etj, – nuk jeni vetëm.

Një kombinim faktorësh e ka shtyrë frymën e Halloween-it në nivele rekord edhe në një vend si i yni, i cili e ka festë të importuar. Në këtë situatë, shitësit me pakicë po korrin përfitime.

Shpenzimet për Halloween kanë arritur nivelet më të larta këtë vit, me shqiptarët që kanë shpenzuar për kostume, karamele, dekorime dhe sende të tjera të lidhura me Halloween. Dhe gjithçka kushton më shumë për shkak të inflacionit.

Këtë vit konsumatorët mund të përballen me një Halloween ‘të hidhur’ pasi shpenzimet për ëmbëlsira ishin në rritje, pjesërisht e nxitur nga kërkesa, por edhe nga çmimet më të larta në mes të inflacionit të rritur të grupit të ushqimeve.

Sigurisht, inflacioni shtrihet praktikisht në të gjithë shportën e shpenzimeve që duhen, nga veshjet, ëmbëlsirat apo të tjera. Kujtojmë: Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” patën rritje me 14,0%.

Sipas vëzhgimeve në treg, Tortat, kekët dhe biskotat u rritën me 16 për qind, ndërsa karamele dhe çamçakëz u rritën me 13 për qind. Dhe kjo është para se nxitimi i sheqerit në Halloween të arrijë kulmin e tij.

Shpenzimet e kostumeve janë komponenti i vetëm më i madh i shpenzimeve të Halloween – pohojnë grosistët për Monitor. Sipas tyre, të rriturit veshin një kostum ose një pjesë të një kostumi, dhe një pjesë e mirë e tyre synojnë të blejnë një kostum për kafshët e tyre. Tek fëmijët, kostumet më të pëlqyera këtë vit duket se janë princeshat dhe superheronjtë, ndërsa për të rriturit tendenca është tek shtrigat dhe vampirët. Për kafshët shtëpiake, kostumi kryesor është një kungull. Për secilin kostum, kostot nisin nga 1500 lekë, por ka e individë që zgjedhin vetëm një pjesë kostumi siç mund të jetë një maskë në kostot e 500-800 lekë.

Pse ka kaq ‘uri’ për Halloween?

Nga një vëzhgim në një nga rrugët e Tiranës, e njohur si “Tregu Çam” vihej re ndryshim i pamjes së përditshme të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë në ngjyrat “portokalli dhe të zezë”. Ky ndryshim vihet re e në shumë qendra tregtare, këndë dyqanesh të vogla nëpër kryeqytet si rrobash apo edhe dyqane lulesh, bare0restorante etj. Tregtarët nëpër dyqane me pakicë pohojnë se kjo tendencë është rritur me kalimin e viteve, prej 10 vitesh, i gjithë tetori ‘vishet frikshëm”. “Sipas tyre, kërkesat shtrihen dhe planifikohet që një muaj më parë dhe Halloween po zë vend mirë në mesin e festave të shqiptarëve.

Në një vëzhgim në Jumbo Albania, Megatek, Nova Home. të cilët kanë përqendruar një muaj të tërë me dekoret e Halloween, përfaqësuesit e shitjeve pohojnë se, kërkesat çdo vit janë në rritje. Sipas tyre kërkesat kanë qenë të larta këtë vit, duke tejkaluar vitet para-pandemike, madje dhe për dekoret e shtëpive. Sipas tyre, peshën më të madhe e zënë kostumet për të rritur dhe fëmijë.

Edhe bar-restorante në kryeqytet përfshihen në listën e ‘fituesve’ nga kjo festë: muzikë live, dj, festë me tematikë kostumesh: të gjitha organizimet gjenden. Zakonisht festat janë me hyrje falas dhe fitimi qëndron te konsumi i pijeve brenda festës. Duke mos harruar edhe çdo sektor tjetër të shitjeve me pakicë, që priren të shpallin ‘oferta të frikshme’ si simotrat e tyre jashtë vendit.

Një tjetër sektor që ka parë frytet e saj të përfitimit është edhe estetika. Xhena, make up artist në kryeqytet (Xhena Make Up Studio), tregon se vitet e fundit, të rinjtë dhe kryesisht të rejat, kanë kërkuar “ndihmë” për të realizuar pamjen ideale që përkon me tematikën e Halloween. E pyetur për çmimin, ajo thotë se i atribuohet vështirësisë së punës së kërkuar, varion nga 2000-5000 lekë. Edhe fëmijët duan ta marrin një shërbim të tillë, duke qenë se për ta organizimet janë të shumta. Sa u përket të rriturve, pjesa më e madhe e tyre që duan një make up për Halloween janë punonjës së stafit të lokaleve të ndryshme që celebrojnë më 31 tetor, si balerina p.sh., por edhe të rinjtë që do të ndjekin festimet e tilla.

Të gjitha qendrat tregtare në Tiranë, si në periferi, edhe brenda qytetit, kanë rezervuar një kënd të veçantë për Halloween, disa kanë organizuar festa në këtë ditë, kryesisht për fëmijët. Të tjerë kanë ngritur stenda për të blerë artikuj që lidhen me festën. Pjesa kryesore ka qenë e fokusuar te lojërat për fëmijët, paradat, veshjet më të frikshme, si dhe kanë ofruar ulje në dyqane të caktuara për pjesëmarrësit në këto aktivitete.

Shumë pastiçeri në kryeqytet pohuan edhe këtë vit kanë pasur porosi të shumta të ëmbëlsirave me tematikën e Halloween. Për festa në lokale, për festa në kopshte e shkolla ose edhe për festa private. Nga ana tjetër, dyqanet e vogla të lagjeve apo marketet, tregojnë se kërkesat për blerje ëmbëlsirash këto ditë kanë qenë të larta. Në disa lagje të Tiranës, fëmijë kryesisht të moshës 7-15 vjeç trokasin dyerve të shtëpive me thënien “Ëmbëlsira apo rreng?”, huazim i festës origjinë në SHBA.

Një tendenca e re e viteve të fundit janë edhe dekoret për shtëpi. Dekoret e tilla variojnë në çmime nga 500 deri te 8000 lekë në raste skeletesh apo dekoresh të përmasave të mëdha./MONITOR

halloween shpenzime per halloween inflacion

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje