LIVE UPDATES
Ekonomi

Ibrahimaj: 14 mijë profesionistë të vetëpunësuar do kalojnë në tatim progresiv deri në 23%, do paguajnë 17 mln euro shtesë

Në total sipas ministres së Financave janë 14 mijë profesionistë të lirë të regjistruar si persona fizik të vetëpunësuar me 0 zero tatim, që do të kalojnë me tatim progresiv deri në 23%.

27 Tetor 2022, 07:27 Nga DOSJA
Ibrahimaj: 14 mijë profesionistë të vetëpunësuar do
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se 2,5% të të ardhurave totale të parashikuara për 2023 do të arkëtohen nga paketa e re fiskale. Të ardhurat e tjera janë parashikuar nga mirëadministrimi fiskal dhe rritja ekonomike.

Gjatë prezantimit të projektligjeve të paketës fiskale, konkretisht Ibrahimaj pohoi ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” që synojnë futjen në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira, vlerësohet të kontribuojë në buxhetin e shtetit me 2 miliardë lekë në vit. Në total sipas ministres së Financave janë 14 mijë profesionistë të lirë të regjistruar si persona fizik të vetëpunësuar me 0 zero tatim, që do të kalojnë me tatim progresiv deri në 23%.

“Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13 % dhe 23 %, tek personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0 %. Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15 % tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve. Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029”, pohoi ministrja.

Ndryshimet në projektligji parashikojnë edhe rritjen e kufirit të patatueshëm të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. “Pavarësisht se ndryshimi do të reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 deri 1,2 miliardë në vit, por nga ana tjetër do rrisë të ardhurat e punëmarrësve me paga deri në 50 mijë lekë në muaj, me mbi 1 miliard lekë, çka do të thotë më shumë konsum. Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës, të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj”.

Unifikimi i akcizës të birrës dhe pijeve alkoolike Unifikimi i akcizës për prodhuesit e birrës dhe pijeve alkoolike të parashikuara në ndryshimet që i bëhen projektligjit të akcizës sipas Ibrahimajt synojnë procesin e përafrimit të legjislacionit të vendit tonë me atë të BE-së dhe transpozimin e Direktivave përkatëse, konkretisht të Direktivës së Tatimeve Indirekte të Akcizave.

“Ndryshime në akcizën e birrës konsistojnë në unifikimin  e  saj për  kategoritë e prodhuesve industrialë, e bazuar në Direktivën 92/83/EEC, 19 Tetor 1992, Direktivë, e cila synon harmonizimin e akcizës mbi detyrimet për alkoolin dhe pijet alkoolike. Ky harmonizim ka qenë kërkesë e vazhdueshme në diskutimet e nënkomitetit Shqipëri-BE për tregtinë, industrinë, tatimet dhe doganat.

Akciza unifikohet në nivelin 710 lekë HL, ose 7,1 lekë për 1 litër birrë, ndërkohë që deri tani, birra e prodhuar nga impiantet industriale me kapacitet nën 220 mijë HL në vit, akcizohej me 360 lekë/hl, osë 3,6 lekë për litër. Unifikimi ndikon gjithashtu në thjeshtimin e përllogaritjes se akcizës, shmangien e hapësirave për abuzim dhe përafrimin e legjislacionit para hyrjes së Shqipërisë në BE.  Ky ndryshim do të ketë efekt prej +262 milionë lekë, te cilat do të jenë në masën +184 milionë lekë mbi prodhimin e vendit dhe +78 milionë lekë mbi importin”.

Ministrja e Financave ndër të tjera vlerësoi se ndryshimi i tarifimit do të ndihmojë edhe vetë kompanitë vendase për të rritur prodhimin dhe për të qenë më konkurruese në rajon. “Edhe me këtë ndryshim, niveli i akcizës që aplikohet në vendin tonë është më i ulët krahasuar me vendet e tjera europiane. Akciza për birrën standarde me shishe 330 cl  do jetë  0,02 euro, ndërkohë që niveli i akcizës në vendet e BE-së varion nga 0,04 deri  0,74  euro, pra  minimalisht 2 fishi më i ulët”, pohoi ajo.

Ndryshimet në projektligjin e procedurave tatimore. Për ministren e Financave Delina Ibrahimaj ndryshimet e paraqitura në projektligj në lidhje me gjobat nuk kanë pasur qëllim ashpërsimin në tërësi të sistemit të gjobave, por bëjnë diferencimin e penalitetit për disa kategori të caktuara tatimpaguesish të mëdhenj apo përsëritësit e shkeljeve.

“Nga të dhënat e Këshillimit Kombëtar, ka rezultuar se kërkohet ashpërsimi i penaliteteve për subjektet që nuk deklarojnë punonjësit, por i punësojnë ata në të zezë, si dhe për subjektet që fshehin pagën reale që paguajnë për të punësuarit. Për këto kategori është parashikuar dyfishimi i gjobës ekzistuese”.

Projektligji sipas saj parashikon konkretisht rritjen e gjobës për tatimpaguesit e mëdhenj që kapen me mall pa faturë, i cili mund të jetë mall kontrabandë, apo mall i blerë/prodhuar në të zezë dhe i padeklaruar. “Për këto kategori, gjoba aktuale nga 75 mijë lekë është propozuar 750 mijë lekë, por njëkohësisht është hequr detyrimi i administratës tatimore për ta kallëzuar menjëherë penalisht dhe është parashikuar, që ky kallëzim të bëhet në rast se tatimpaguesi e përsërit këtë shkelje.

Projektligji ka gjithashtu edhe rishikimin në ulje të nivelit të gjobës për mosdorëzimin në afat të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave për individët nga 5.000 lekë që është aktualisht në 3.000 lekë, nisur kjo nga numri i lartë i deklaruesve që mund të jenë të dypunësuar”.

Marrë nga Monitor.al

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje