LIVE UPDATES
Ekonomi

Porti turistik i Durrësit, Autoriteti i Konkurrencës kërkon transparencë dhe metodologji për tarifat e shërbimeve

Nëse MIE-ja nuk përgiigjet brenda kësaj kohe, tarifat e propozuara konsiderohen të miratuara. Tarifat e Marinës mund të rishikohen çdo vit, bazuar në normën e inflacionit. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për një periudhë 35 vjeçare nga data e nënshkrimit

27 Tetor 2022, 07:26 Nga DOSJA
Porti turistik i Durrësit, Autoriteti i Konkurrencës kërkon
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare ka paraqitur në Autoritetin e Konkurrencës marrëvehsjen kuadër dhe marrëveshjet e tjera për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” të dakordësuara ndërmjet Komitetit të Negocimit të Marrëveshjeve dhe Subjektit Investues, Eagle Hills Real Estate Development SHPK.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, shoqëria publike Albanian Seaports Development Company SHA dhe shoqëria Eagle Hills Real Estate Development SHPK bien dakord të krijojnë një shoqëri aksionare me ofertë publike, “Investitorin Strategjik” (emri i shoqërisë do të saktësohet në momentin e themelimit dhe regjistrimit të saj në QKB).

Shoqëria Albanian Seaports Development Company SHA (ASDC) është një shoqëri aksionare e kontrolluar 100% nga Autoriteti Portual i Durrësit, me objekt aktiviteti koordinimin, administrimin e proceseve të lidhura me projektin e investimit “Marina & Jahtet e Durrësit”; administrimin e pasurive dhe shërbimeve jashtë terminaleve në përdorim të Autoritetit Portual Durrës.

Shoqëria Eagle Hills Real Estate SHPK (Eagle Hills) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me objekt aktiviteti: zhvillimin dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme, dhënien me qera të pasurive të paluajtshme dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me pasuritë e paluajtshme. Kjo shoqëri kontrollohet 100% nga North East Real Estate Holdings Limited, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe ekzistuese në Abu Dhabi.

Shoqëria e përbashkët Investitori Strategjik (Joint Venture, JV) do të jetë një shoqëri aksionare me ofertë publike. Qëllimi i vetëm i shoqërisë është të ushtrojë biznesin e saj, i cili përfshin zhvillimin e pronave të paluajtshme me përdorime të ndryshme dhe objektet detare në Zonën e Projektit, në përputhje me Master Planin dhe Master Planin e Detit, si dhe operimin dhe menaxhimin e veprimtarive të ndryshme të biznesit në përputhje me Planin e Biznesit dhe Planin e Biznesit për Detin.

Mbledhja e Aksionarëve do të jetë autoriteti më i lartë vendimmarrës i shoqërisë. Në përgiithësi, vendimet e Mbledhjes së Aksionarëve kalojnë me 50%+1 të votave. Vetëm çështjet madhore si miratimi ose ndryshimi i buxhetit, miratimi ose ndryshimi i Master Planit, Rritja ose zvogëlimi i kapitalit të shoqërisë, etj., duhet të marrin pëlqimin e 75% të votave.

Bordi Mbikëqyrës do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 prej të cilëve caktohen me propozimin e Eagle Hills dhe 2 prej të cilëve me propozimin e ASDC. Statuti i shoqërisë JV parashikon se arabët e Eagle Hills duhet të zotërojnë të paktën 50.1% të aksioneve totale në shoqëri, por raporti I saktë i kuotave në strukturën aksionere të shoqërisë nuk bëhet i ditur.

Ofrimi i shërbimeve nga Eagle Hills do të përfshijë shërbimet e projektimit, zhvillimit dhe menaxhimit të projektit, shërbimet e shitjeve dhe marketingut, shërbimet e kujdesit ndaj klientit dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët, shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe shërbime të tjera shoqëruese.

Investitori Strategiik do të ketë të drejtën ekskluzive dhe detyrimin të Financojë, projektojë, përmirësojë, ndërtojë, operojë, mirëmbajë dhe përdorë Marinën; të administrojë, operojë dhe mirëmbajë të gjitha asetet ekzistuese; të kryejë zhvillimet tregtare ose shërbimet në Marinë; të zhvillojë marketingun dhe reklamat për Marinën; të lidhë marrëveshje me ofruesit e shërbimit, palë të treta vendase dhe të huaja.

Ministria e Industrisë dhe Energjisë i njeh Investitorit Strategjik të drejtën për të ofruar në Marinë shërbimet parkim sezonal, parkim i zgjatur dimëror, parkim i zgjatur vjetor, rimbushje me karburant dhe shërbime mbështetëse të nevojshme për realizimin e shërbimeve të mësipërme. Për ofrimin e shërbimeve të tjrra, që nuk lidhen me ato të mësipërme, investirori duhet të paraqesë kërkesë pranë MIE.

Draftmarrëveshja parashikon që për aktivitetin që do të kryejë, Investitori Strategjik do t’i paguajë MIE-së një tarifë vjetore të barabartë me 2% të xhiros vjetore që do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare, por me një me kufi të përgjithshëm prej dyqind mijë eurosh.

Pas përfundimit të punimeve të ndërtimit dhe përpara se Marina të deklarohet e hapur për trafik ndërkombëtar, Investitori Strategjik dorëzon tarifat e detajuara që do të zbatohen në Marinë, me qëllim miratimin e tyre nga MIE-ja. MIE-ja mund t ‘i drejtojë Investitorit Strategiikpyetje ose kundërshtime lidhur me tarifat e propozuara brenda njëzet ditësh nga data e dorëzimit të tyre te MIE-ja nga Investitori Strategiik.

Nëse MIE-ja nuk përgiigjet brenda kësaj kohe, tarifat e propozuara konsiderohen të miratuara. Tarifat e Marinës mund të rishikohen çdo vit, bazuar në normën e inflacionit. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për një periudhë 35 vjeçare nga data e nënshkrimit

Bazuar në draftmarrëveshjet e paraqitura, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur t’i rekomandojë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që, përpara se Porti Marina Jahte Durrës të deklarohet i hapur për trafik ndërkombëtar, të miratojë metodologjinë e përcaktimit të tarifave të shërbimeve portuale të ofruara nga Investitori Strategjik, tarifa të cila duhet tëjenë të orientuara drejt kostos.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës kërkon që investitori të miratojë një rregullore mbi funksionimin e Portit Marina Jahte Durrës ku të përcaktojë qartë mënyrën e operimit të mjeteve lundruese sipas parimit “kush hyn i pari, do të shërbehet i pari” dhe të drejtën e barazisë për shoqëritë që do të kryejnë shërbime pranë këtij porti, duke vendosur kushte të barabarta për veprime tregtare të njëjta.

Gjithashtu, nga Investitori Strategjik kërkohet miratimi i programeve të përputhshmërisë me ligjin “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, për të gjitha shërbimet që do të ofrojë në Portin Marina Jahte.

Pak detaje për kompleksin e ndërtimit

Më datë 16.08.2022, është hartuar draftmarrëveshja e zhvillimit, ndërmjet palëve Albanian Seaports Development Company SHA dhe Investitori SHA, me qëllim përcaktimin dhe dokumentacionin e saktë të kushteve, marrëveshjeve, të drejtave, detyrimeve, garancive dhe premtimeve të palëve me qëllim zhvillimin e Pasurisë dhe ndërtimin nga Zhvilluesi i Kompleksit Ndërtimor dhe kalimin në favor të Zhvilluesit të titullit të Pasurisë.

Po më datë 16.08.2022 është hartuar draft kontrata për Transferimin e Titujve të Pronësisë”, ndërmjet palëve Investitori Strategjik SHA dhe Albanian Seaports Development Company SHA, me qëllim transferimin e titullit të pronësisë mbi pasurinë nga Pronari te Zhvilluesi, në shkëmbim të realizimit dhe përfundimit me sukses të Kompleksit Ndërtimor dhe çmimi nominal i përcaktuar.

Megjithatë, vendimi i Autoritetit të Konkurrencës nuk jep më shumë detaje rreth kushteve të marrëveshjes dhe përfitimeve që do të ketë pala shqiptare nga realizimi i projektit.

Marë nga Monitor.al

autoriteti i konkurrencës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj