LIVE UPDATES
Ekonomi

Blerjet e KESH e çojnë euron në nivelin më të lartë që prej muajit korrik

Sektori bankar pozicionet e veta valutore i mban kryesisht në euro, për shkak se monedha europiane është më likuide në tregun shqiptar. Për këtë arsye, edhe kërkesa për valuta të tjera përgjithësisht ndikon në forcimin e monedhës euro.

27 Tetor 2022, 07:21 Nga DOSJA
Blerjet e KESH e çojnë euron në nivelin më të
Foto Ilustruese

TIRANË- Euro po vijon edhe këtë javë të mbiçmohet në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 117.97 lekë, niveli më i lartë që prej datës 8 korrik. Ekspertët e tregut valutor shprehen se faktori kryesor që po sjell forcimin e euros vazhdon të jetë blerja nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), për nevoja të importeve të energjisë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se prej javës së kaluar KESH po blen euro në shuma të konsiderueshme, në intervalin mes pesë dhe shtatë milionë euro në ditë. Pritet që blerjet e KESH në tregun valutor të vijojnë deri në fund të kësaj jave, ndaj ka të ngjarë që mbiçmimi i euros të vijojë edhe për disa ditë.

Një faktor tjetër me ndikim ndoshta më të vogël, sipas agjentëve, mund të jetë edhe kërkesa për dollarë amerikanë nga importuesit e hidrokarbureve. Për shkak të pritshmërive të krijuara për forcim të mëtejshëm të USD në kursin e këmbimit me lekun, importuesit tentojnë të krijojnë disa rezerva afatshkurtra valutore në monedhën e gjelbër, për të mbuluar blerjet e ardhshme të hidrokarbureve. Sektori bankar pozicionet e veta valutore i mban kryesisht në euro, për shkak se monedha europiane është më likuide në tregun shqiptar. Për këtë arsye, edhe kërkesa për valuta të tjera përgjithësisht ndikon në forcimin e monedhës euro.

Në rastet kur ka kërkesë, bankat këmbejnë EUR me USD për të siguruar sasinë e kërkuar të USD, që e shesin tek subjektet e interesuara. Më pas, për të mbyllur pozicionet në monedhën e europiane, ato blejnë sërish EUR në tregun e brendshëm valutor, duke rritur kërkesën për monedhën europiane dhe duke ndikuar në forcimin e monedhës europiane.

Përtej faktorëve të mësipërm me efekt kalimtar, agjentët e këmbimit shprehen se tregu valutor nuk shfaq luhatje të mëdha në raportet e kërkesës dhe ofertës për euro. Kjo nënkupton se, me përfundimin e blerjeve të KESH, gjasat janë që kursi Euro-Lek të stabilizohet, ndoshta me një korrektim në rënie.

Ndërkohë, kursi i USD në ditët e fundit ka pësuar rënie të ndjeshme, duke zbritur sërish në vlera më të ulëta në raport me kursin e Euros. Lëvizjet e kursit USD/LEK janë të lidhura kryesisht me kursin e saj USD/EUR në tregjet ndërkombëtare. Euro ka rifituar terren ndaj USD në ditët e fundit, kryesisht për shkak të pritshmërive për një shtrëngim të politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane (BQE). Pritet që nesër BQE-ja të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje dhe zakonisht tregjet financiare ndërkombëtare lëvizin në bazë të pritshmërive. Për këtë arsye, forcimi i euros po i paraprin lëvizjes së pritshme të BQE-së.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil