LIVE UPDATES
Ekonomi

Projektbuxheti 2023, Ibrahimaj: Parashikojmë rritje ekonomike 2,6%; Sektori i shërbimeve do jetë gjeneruesi kryesor

Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon gjithashtu se gjasat më të larta janë që inflacioni të ulet ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm, veçanërisht nëse një pjesë e Europës do të hyjë në recension, qoftë ky teknik apo i plotë. “Në skenarin tonë bazë, parashikojmë një normë mesatare inflacioni prej 3.6% për vitin e ardhshëm, me një tendencë rënëse gjatë vitit dhe duke arritur në rreth 3% në fund të 2023”, nënvizoi ministrja e Financave.

27 Tetor 2022, 07:23 Nga DOSJA
Projektbuxheti 2023, Ibrahimaj: Parashikojmë rritje ekonomike 2,6%; Sektori
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Ibrahimaj tha se projektbuxheti 2023 materializon 2 objektiva kryesore, zbutjen e krizës globale, duke mbështetur shtresat në nevojë të shoqërisë dhe atë të energjisë elektrike, duke mos ndryshuar çmimin e energjisë. Objekti i dytë është vijimi i konsolidimit fiskal të financave publike. Buxheti gjithashtu materializon një sërë projektesh investimesh.

Gjatë prezantimit të buxhetit Ibrahimaj pohoi se parashikohet rritje ekonomike 2.6% për 2023, me rritje nga sa ka parashikoi FMN në vizitën e muajit tetor. Ministria e Financave parashikon që rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi, investimet dhe sektorët e industrisë, veçanërisht shërbimet.

“Goditja globale nga kahu i ofertës për furnizimin me energji dhe mallra të tjerë bazë e shkaktuar nga fillimi i luftës Rusi -Ukrainë, ka pasur dhe do të vijojë të ketë efekte negative në ekonominë tonë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë këtë goditje, veçanërisht duke e parë atë në kontekstin e problemeve që po kalojnë shumë shtete.

Rritja ekonomikë në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte relativisht e fortë, 4.2% e gjeneruar nga kërkesa e brendshme konsumi, investimet, dhe kërkesa e huaj neto. Papunësia ra më tej me 11.3%, ndërsa punësimi u rrit 4.3% nga viti në vit. Deficiti i llogarisë korrekte u ngushtua me 10% nga viti në vit, si pasojë e rritjes së fortë të ,mallrave dhe shërbimeve dhe remitancave. Kemi pasur rritje me 35% në flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Për vitin 2022, kemi rishikuar për lart projeksionin e rritjes ekonomike në 3.7% nga 3.2% që parashikonim në fillim të luftës. Në të njëjtin parashikim konkludoi edhe FMN në fund të misionit të tij, rreth 2 javë më parë. Për vitin 2023, bazuar në skenarin tonë bazë parashikojmë rritje reale prej 2.6%. Rritja do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, konsumi dhe investimet, por në masë marzhinale pritet të kontribuojë pozitivisht edhe kërkesa e huaj neto e mbështetur nga rritja e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë parashikimi i FMN për vitin tjetër është 2.2%.

Nga optika e kërkesës agregate rritja reale ekonomike për vitin tjetër parashikohet të gjenerohet nga rritja reale e konsumit final prej 1.3%, e investimeve 4.5% dhe eksportet neto do të rriten 3.6%. Ndërsa nga oferta agregate parashikohet që rritja reale e produktit të brendshëm bruto të jetë e shtrirë në bazë të gjerë ku pritet rritje në kahun pozitiv të gjithë sektorëve të ofertës, si: bujqësi, industri, ndërtim dhe shërbimeve. Sektori i shërbimeve pritet të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes ekonomike me kontribut 1,3 pikë përqindje, pra gjysmën e rritjes ekonomike të parashikuar për vitin e ardhshëm.

Projeksionet për GDP-në nominale janë përqasur me ato të perspektivës ekonomike globale të FMN në tetor 2022, të publikuar pak ditë më parë. Çështja kryesore makroekonomike gjatë kësaj periudhe, si për ekonominë tonë dhe kudo tjetër ka qenë inflacioni i lartë i shkaktuar kryesisht nga goditja në ofertën globale të disa mallrave bazë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se inflacioni në ekonominë tonë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, apo me mesataren e BE-së, ka qenë dukshëm më i ulët”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon gjithashtu se gjasat më të larta janë që inflacioni të ulet ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm, veçanërisht nëse një pjesë e Europës do të hyjë në recension, qoftë ky teknik apo i plotë. “Në skenarin tonë bazë, parashikojmë një normë mesatare inflacioni prej 3.6% për vitin e ardhshëm, me një tendencë rënëse gjatë vitit dhe duke arritur në rreth 3% në fund të 2023”, nënvizoi ministrja e Financave.

Ibrahimaj theksoi se bazuar mbi këto parashikime makroekonomike dhe objektivin e palëkundur të uljes së borxhit publik, të ardhurat totale buxhetore për vitin 2023 parashikohen të arrijnë 631.7 miliardë lekë ose rreth 29% e PBB-së nga 28,2% në vitin 2022. Sipas saj në rritje parashikohen të jenë edhe shpenzimet buxhetore, në një vlerë prej 687.2 miliardë lekë, me një rritje në vlerë absolute prej 26.5 miliardë lekë, krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2022.  Ministrja e Financave nënvizoi se për 2023 borxhi publik do të ulet në 69%.

“Për sa i përket zhvillimeve të financave publike, situata deri më tani është plotësisht nën kontroll dhe ne mbetemi mjaft vigjilentë për ta monitoruar në vazhdimësi dhe për të parashikuar probleme të ndryshme që mund të dalin dhe për të përgatitur skenarë alternativë përshtatjeje përpara se ato të ndodhin.

Në vlerësimet tona të fundit, sipas skenarit tonë bazë, presim që deficiti i përgjithshëm fiskal për të gjithë vitin 2022 të jetë edhe më i ulët se kufiri ligjor i rishikuar, ndoshta në rreth 3.3 – 3.5 % të PBB-së.

Ne presim që borxhi publik të bjerë nën nivelin prej 69% të PBB-së deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte një vit më parë, duke vazhduar kështu qartësisht trajektoren rënëse të rifilluar që nga viti i kaluar.

Ndërkohë për vitin që vjen, pritet që borxhi publik total (bruto) të vijojë të bjerë me të paktën 1 pikë përqindje nga niveli që do rezultojë në fund të 2022, pra sërisht në përputhje të plotë me rregullin fiskal të frenimit të borxhit që kemi në ligjin organik të buxhetit.

Në të njëjtën kohë, investimet publike për vitin 2023 parashikohen të jenë rreth 5.5% e PBB-së, ndërkohë që deficiti i përgjithshëm fiskal për vitin që vjen targetohet në 2.6% të PBB-së. Pra, që do të thotë një balancë korrente fiskale pozitive prej rreth 2.9% e PBB-së”.

Marrë nga Monitor.al

projektbuxheti 2023

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje