Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ecuria e huadhënies duket e qëndrueshme dhe 9-mujori po vazhdon të shënojë nivelet më të larta të shtatë viteve të fundit. Vlera totale e kredive të disbursuara për periudhën janar-shtator arriti në 208.5 miliardë lekë, në rritje me 19.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kreditimi i ekonomisë shënoi një rënie të lehtë vjetore gjatë muajti shtator. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredisë së re arriti në 20.5 miliardë lekë, 2.3 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, ecuria e huadhënies duket e qëndrueshme dhe 9-mujori po vazhdon të shënojë nivelet më të larta të shtatë viteve të fundit. Vlera totale e kredive të disbursuara për periudhën janar-shtator arriti në 208.5 miliardë lekë, në rritje me 19.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pavarësisht inflacionit të lartë dhe pasigurisë në rritje për të ardhmen, huadhënia ka vijuar të rritet dhe për më tepër me një bazë të gjerë të shpërndarjes mes segmenteve dhe produkteve kryesore.

Rolin kryesor në rritjen e kredisë këtë vit po e luan ecuria e mirë në segmentin më të madh të tregut, atë të ndërmarrjeve private. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset në nëntë muaj arriti në 138 miliardë lekë, në rritje me 20.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Biznesi këtë vit po merr më shumë kredi si për financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet, ashtu edhe për kryerjen e investimeve të reja. Rritja e kredisë për kapital punues mund të jetë rezultat i rritjes së çmimeve dhe nevojave për më shumë mjete për blerjen e mallrave, lëndëve të para apo marrjen e shërbimeve.
Por, paralelisht edhe kredia për blerje të makineri-pajisjeve dhe për blerjen apo zhvillimin e pasurive të paluajtshme po rritet. Ky është një tregues i tërthortë se projektet e investimit po vijojnë, pavarësisht perspektivave më pesimiste ekonomike.
Kreditimi vazhdon të rritet me ritme dyshifrore edhe në segmentin e individëve.
Për nëntë muaj, bankat disbursuan rreth 65.3 miliardë lekë hua, në rritje me 15.6% krahasuar me vitin e kaluar. Rritja në portofolin e individëve këtë vit paraqitet më e ngadaltë në raport me vitin e kaluar, por, nga ana tjetër, duhet thënë se rrtija në këtë segment ka qenë më e qëndrueshme gjatë viteve të fundit.
Kjo rritje është mbështetur si nga oreksi në rritje për të investuar në prona dhe nga rritja e çmimeve të tyre, ashtu edhe nga rimëkëmbja e konsumit të familjeve.
Ecuria pozitive e kredisë së re po mbështet zmadhimin e qëndrueshëm të tepricës së kredisë për ekonominë. Vlera e portofolit në fund të shtatorit arriti në pothuajse 718 miliardë lekë, në rritje me 12.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E matur mbi tepricën e kredisë, rritja është më e lartë në segmentin e individëve, me 13.5% me bazë vjetore.
Kjo reflekton pikërisht rritjen e qëndrueshme të portofolit në këtë segment dhe sidomos peshën e lartë të kredisë afatgjatë për pasuri të paluajtshme, që ka ritme më të ngadalta të amortizimit. Në segmentin e biznesit rritja vjetore e portofolit në fund të shtatorit ishte në nivelin 9.6%./MONITOR
Banesa Arredimi i banesave dhe bizneseve është një sektor në ekonomi që prej disa vitesh ka treguar se edhe shijet mund të tr...
Pensioniste Përveç emigracionit të lartë, Shqipëria po kalon një tranzicion të fortë demografik që e ka zana...
Foto ilustruese Çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e fuqisë punëtore janë problemet kryesore me të cilat po përb...
Foto ilustruese Kosto e shërbimit të borxhit publik (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lek&e...
Perfaqesuesit e Bankes Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike t&e...
Gent Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se inflacioni ka arritur shifrat më t&eu...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se 2,5% t...
Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare ka paraqitur në Autoritetin e Konkurrencës marrëvehsjen kuadër dhe marrëveshjet e t...
Foto Ilustruese TIRANË- Kontrata “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet aplikimit të modeleve inovative p&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë proj...