LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi edhe 6.5 milionë euro të tjera për sistemin, prokurohet mirëmbajtja

Vetë sistemi i kushtoi buxhetit të shtetit në fillim 15 milionë euro sipas procedurës që u fitua nga kroatët e NEO në gusht të vitit 2018 .

1 Nëntor 2022, 07:21 Nga A.B
Fiskalizimi edhe 6.5 milionë euro të tjera për sistemin,
Fiskalizim

Fiskalizimi do t’i kushtojë shtetit edhe të paktën edhe 6.5 milionë euro të tjera që do të shkojë për mirëmbajtjen në dy vitet e ardhshme. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi këtë të hënë hapjen e procedurës së prokurimit me objekt “Mirëmbajtja e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit” me një fond limit rreth 770 milionë lekë pa TVSH ku parashikohet që fituesi do të sigurojë mirëmbajtjen e sistemit 24 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Vetë sistemi i kushtoi buxhetit të shtetit në fillim 15 milionë euro sipas procedurës që u fitua nga kroatët e NEO në gusht të vitit 2018 . Projekti i fiskalizimit synonte që, duke nisur nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportoheshin tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëheshin në bazë të faturës elektronike. Projekti u shty disa herë, fillimisht për shkak të pamundësisë për tu zbatuar brenda një periudhe të shkurtër dhe më pas nga pandemia. Procesi i fiskalizimit përfundoi tërësisht në mesin e vitit 2022, ose gati dy vjet më vonë se parashikimi fillestar. Tashmë mirëmbajtja duhet të prokurohet sërish.

Referuar dokumenteve të bëra publike thuhet se qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit (sistemi i Fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Duke garantuar funksionimin e plotë të  sistemit elektronik, në të gjithë komponentet e tij: softëare dhe hardëare.

“Ky sistem është i hostuar në Datacenter-in Qeveritar, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe ofron  shërbimet për rreth 125 mije tatimpagues si dhe për vetë administratën tatimore.  Disponueshmeria e sistemit të fiskalizmit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizmit si dhe Portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje te shërbimeve per më tepër se disa minuta, ai nuk mund të  toleroje ndërprerje te planifikuar te shërbimeve për upgrade, update apo modifikime te ndryshme.

Shërbimet e ofruara ndaj tatimpaguesve (fiskalizmi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i faturave, etj) si dhe ndaj administratës tatimore  duhet te jene funksionale 24ore/ne 7 dite” thuhet në dokument.

Të njëjtat dokumente nënvizojnë se sistemi i Fiskalizimit është në tërësi i njëtrajtshëm dhe i mundëson përdoruesve përmbushjen me lehtësi, në mënyrë të sigurt dhe efikase proceset e tyre të punës duke përfillur kërkesat e përcaktuara funksionale dhe ato jofunksionale. Sistemi përcakton kanale të ndërveprimit kundrejt përdorueseve dhe po ashtu integrim me sisteme të partnerëve të tjerë. Përdoruesit e sistemit ndahen në: a)Tatimpagues, b) Qytetarë ;c) përdorues të brendshëm si:- Zyrtarë të Administratës tatimore; zyrtarë tjerë të organeve publike; njerëz me autoritet/kompetenca publike./MONITOR

fiskalizim

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës