LIVE UPDATES
Ekonomi

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ngre pikëpyetje mbi standardet e ndërtimit

Turqia zbaton në legjislacionin e saj kode të reja ndërtimi, që diktojnë ndërtime rezistente ndaj tërmeteve, që pas tërmetit të Izmirit të vitit 1999, në të cilin vdiqën mbi 17,000 njerëz. Por zbatimi i tyre ka qenë në gjendje të lirë, pasi gati gjysma e të gjitha ndërtesave janë ndërtuar ilegalisht nga kjo periudhë.

18 Shkurt 2023, 07:48 Nga I.A
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ngre pikëpyetje mbi
Termeti

TURQI- Numri i të vdekurve në Turqi është në rritje të shpejtë pas dy tërmeteve të së hënës. Ata kanë ngritur pikëpyetje se sa e kanë përkeqësuar katastrofën standardet e dobëta të ndërtimit, në një vend, ekonomia e të cilit është mbështetur prej kohësh në ndërtim për të nxitur rritjen.

Turqia zbaton në legjislacionin e saj kode të reja ndërtimi, që diktojnë ndërtime rezistente ndaj tërmeteve, që pas tërmetit të Izmirit të vitit 1999, në të cilin vdiqën mbi 17,000 njerëz. Por zbatimi i tyre ka qenë në gjendje të lirë, pasi gati gjysma e të gjitha ndërtesave janë ndërtuar ilegalisht nga kjo periudhë.

Ndërsa shumë ekspertë kanë vënë në dukje ashpërsinë e dy tërmeteve, thellësinë e tyre relativisht të cekët dhe llojin e tërmetit, i krijuar nga e ashtuquajtura çarje rrëshqitëse në Anadollin Lindor, për fuqinë e tij shkatërruese, të tjerët kanë parë prova se ndërtimet e dobëta ishin vdekjeprurëse.

“Faktori numër një është cilësia e ndërtimit”, tha Ross Stein, kreu i kompanisë së modelimit të katastrofave Temblor, për Scientific American, menjëherë pas tërmetit.

“Kjo thjesht tejkalon çdo gjë tjetër. Cilësia e ndërtesës kontrollohet nga një kod ndërtimi dhe nga zbatimi i atij kodi. Turqia kaloi tërmetin e tmerrshëm të Izmirit të vitit 1999. Turqia kishte kode moderne ndërtimi brenda pak viteve nga ai tërmet” tha ai.

“Pra, atëherë ju thoni: Epo, duke pasur parasysh këtë, pse ndërtesat prishen? A janë këto ndërtesa më të vjetra se 20 vite më parë? Apo ndërtesat janë ndërtuar në një mënyrë që nuk janë përforcuar siç duhet?”

Dr. Henry Bang, gjeolog dhe ekspert i menaxhimit të fatkeqësive në Qendrën e Menaxhimit të Fatkeqësive të Universitetit Bournemouth, tha: “Disa ndërtesa thjesht janë shembur për tokë, ndërsa ndërtesa të tjera shumëkatëshe janë shembur si një paketë letrash. Kjo tregon se shumica e ndërtesave nuk kishin karakteristikat përkatëse për të siguruar qëndrueshmëri gjatë një tërmeti.

“Ato, muret e të cilëve janë shembur në tokë janë ndoshta ndërtesa shumë të vjetra të ndërtuara me materiale ndërtimi relativisht më të dobëta. Ndërtesat shumëkatëshe që janë shembur si një paketë letrash ndoshta nuk janë ndërtuar me karakteristika të projektimit rezistent ndaj tërmeteve.”

Profesori i sizmologjisë dhe fizikës shkëmbore në Universitetin e Edinburgut, Ian Main, i bëri jehonë kësaj pikëpamjeje. “Duke parë disa nga fotot e ndërtesave të dëmtuara, është e dukshme se shumica e tyre nuk janë projektuar për t’u bërë ballë tërmeteve shumë të forta.

Është e qartë se shumë blloqe apartamentesh kanë përjetuar të ashtuquajturin kolaps të petullave”.

“Kjo ndodh kur muret dhe dyshemetë nuk janë të lidhura mirë së bashku, dhe çdo kat shembet vertikalisht poshtë në atë më poshtë, duke lënë një grumbull me pllaka betoni me pothuajse asnjë boshllëk mes tyre. Kjo do të thotë se shanset për të mbijetuar për këdo brenda janë shumë të vogla”,- tha Main.

“Duhet të ketë kode sizmike për ta ndaluar këtë, por ato nuk janë zbatuar sa duhet. Nuk është e pazakontë të shohësh një bllok në këmbë me pak dëmtime dhe të tjerët pranë tij, për shkak të përdorimit të materialeve të dobëta, janë rrafshuar plotësisht.”, shtoi ai

Pas një tërmeti në vitin 2011, në të cilin vdiqën qindra njerëz, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, fajësoi ndërtimet e dobëta për numrin e lartë të viktimave, duke thënë: “Bashkitë, ndërtuesit dhe mbikëqyrësit duhet të shohin tani që neglizhenca e tyre çon në vrasje”.

Arkitektët dhe planifikuesit urbanë në vend kanë paralajmëruar prej kohësh se kodet e ndërtimit që lidhen me aktivitetin sizmik janë zbatuar në mënyrë të pamjaftueshme.

Një amnisti e diskutueshme për ndërtimet e paligjshme, e prezantuar nga vetë qeveria e Erdoganit, që i solli Turqisë rreth 3 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2018 e përkeqësoi zbatimin e standardit.

“Ky shkatërrim i jashtëzakonshëm përjetësohet nga këmbëngulja në përsëritjen e politikave të gabuara urbane dhe vendimeve të ngarkuara politikisht si ligji i amnistisë i vitit 2018”, – tha Prof. Pelin Pinar Giritlioğlu, presidente e degës së Stambollit të Unionit të Dhomave të Inxhinierëve dhe Arkitektëve Turk.

Në kohën e amnistisë, ekspertët e ndërtimeve të Turqisë paralajmëruan se licencimi në mënyrë retrospektive i ndërtesave të paligjshme për një tarifë do të kishte pasoja fatale.

“Kjo do të nënkuptojë transformimin e qyteteve tona, veçanërisht Stambollin, në varreza dhe do të rezultojë në arkivole që dalin nga shtëpitë tona”, tha Cemal Gökçe, kryetari i Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në 2019.

“Nëse është tërësisht pa leje, ose ka më shumë kate se plani fillestar, kanë dhënë amnisti për të gjitha ndërtesat. Kjo është shumë e rrezikshme”, tha ai.

Samer Bagaeen, profesor i planifikimit dhe elasticitetit të sistemeve, në Shkollën e Arkitekturës dhe Planifikimit në Kent, paralajmëroi se edhe me kodet efektive të ndërtimit të prezantuara si legjislacion, njerëzit do të vazhdojnë të bëjnë atë që duan nëse nuk ka zbatim efektiv.

“Ju mund të keni arkitektë dhe inxhinierë që japin rekomandimet e tyre, por pyetja është nëse ata dëgjohen. “Dhe ka edhe një dimension politik. Sa aspekte të zhvillimit të qytetit janë rezultat i pazareve lokale prapa skenave.”

Pse tërmetet katastrofike të Turqisë dhe Sirisë kishin dekada që po krijoheshin

Tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje me forcë tragjike, ndodhën pikërisht në një nga rajonet sizmike më aktive, si dhe politikisht më të trazuara në botë.

Tensioni i grumbulluar gjatë dekadave midis pllakave tektonike, u çlirua për pak sekonda, duke shkaktuar dridhje të fuqishme.
Lëvizje të tilla sizmike krijohen në rajonin e Turqisë sepse pllaka arabe e shtyn pllakën e Anadollit drejt perëndimit me një shpejtësi prej rreth 2 cm në vit.

Turqia ka përjetuar tërmetin më vdekjeprurës në mbarë botën katër herë në 50 vitet e fundit – në 2020, 1999, 1983 dhe 1975.

Tërmeti i parë i së hënës, i cili goditi në orët para të mëngjesit, me një magnitudë 7.8, filloi në skajin jugperëndimor të pllakës së Anadollit Lindor, pranë detit të Vdekur. Tërmeti ishte edhe më shkatërrues për shkak se ndodhi në një distancë relativisht të cekët nga sipërfaqja, prej 18 km.

Tërmeti i dytë i madh, me magnitudë 7.5, ndodhi nëntë orë më vonë, rreth 100 km në veri-lindje të lëkundjes fillestare, në një thellësi prej vetëm 10 km. Pati edhe dhjetëra tërmete të tjera më të vogla, apo pasgoditje.

Zona e pllakës së Anadollit Lindor, e cila ishte shkaktare e ngjarjeve të së hënës, ka qenë relativisht e qetë gjatë shekullit të kaluar, por ka shkaktuar disa tërmete shkatërruese në të kaluarën e largët.

Tërmeti i vitit 1822 në të njëjtën zonë, i cili shkatërroi plotësisht shumë qytete dhe shkaktoi shumë humbje jete, pati gjithashtu shumë pasgoditje që vazhduan deri në qershor të vitit të ardhshëm. Vetëm në Aleppo thuhej se rreth 7,000 ishin vrarë.

Çarja e Anadollit të Veriut, që kalon lindje-perëndim përgjatë bregut të Detit të Zi të Turqisë, ka qenë shumë më aktive kohët e fundit sesa çrja e Anadollit Lindor, duke u bërë shkak i tërmetit në Izmitit me magnitudë 7.6 në vitin 1999, që vrau rreth 18,000 njerëz.
Por, dy zonat janë larg njëra-tjetrës, kështu që është e pamundur që tërmetet e forta në njërën të shkaktonin aktivitet sizmik në tjetrën.

Përveç vështirësive logjistike të ndihmës humanitare mes zonave me probleme, përvoja tregon se, fatkeqësisht, armiqësia e mëparshme mbizotëron shpëtimin e jetëve dhe ndalimin e luftës.

Siria është tashmë e shkatërruar nga një luftë civile që shpërtheu në vitin 2011, pasi regjimi i Asadit shtypi brutalisht një kryengritje popullore./Financial Times

Marrë nga Monitor.al

termeti ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet