Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rikonstruksioni duhet të bëhej nga kompania e ndërtimit, mirëpo bashkia autorizoi rikonstruksionin e pallatit me klasifikim DS2, duke u dhënë banorëve një shumë të pamjaftueshme për riparimin e strukturës të dëmtuar në themele.
TIRANË- S. bashkë me dy djemtë e saj minorenë, mori rrugën e emigrimit në azil në Francë në vitin 2020, pasi pallati 12-katësh në rrugën “Kalabria” në plazhin e Shkozetit u bë i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo vendosi të braktisë vendin, pasi humbi betejën për të përfituar nga rikonstruksioni i plotë.
Objekti, i cili fillimisht u vlerësua me DS4 ishte ndërtuar pas vitit 1990. Rikonstruksioni duhet të bëhej nga kompania e ndërtimit, mirëpo bashkia autorizoi rikonstruksionin e pallatit me klasifikim DS2, duke u dhënë banorëve një shumë të pamjaftueshme për riparimin e strukturës të dëmtuar në themele.
Aktualisht pallati është rimbushur me banorët, të cilët i kanë rindërtuar muret kush me fondet e veta, kush me borxh, pasi 250 ose 500 mijë lekët e dhëna nga Bashkia, ishin të pamjaftueshme.
Inxhinieri i pavarur që u mor për ekspertizë nga banorët pohoi se, pallati është dëmtuar rëndë në strukturat kryesore, prandaj për sigurinë e tij duhet rindërtuar nga e para ose përforcuar në të gjithë strukturën kryesore. Inxhinieri, që foli në anonimat tha se, “shkalla e dëmtimit ka përfshirë elementet kryesore strukturore, nyje të ngurta, trarë, elemente parësore, mbajtësit antisizmikë” etj.
Ai shpjegoi më tej se kushtet e truallit në rërë janë tërësisht të papërshtatshme. Kolonat e bazës në parking janë mbushur me ujë të kripur që ka ndryshkur hekurin e kolonave kryesore.
Pallati kishte planifikim të keq në gjatësi dhe gjerësi, – tha inxhinieri. “Ka përdredhje anësore në ekstreme dhe mungesa të mureve, ose pareteve antisizmike. Lartësia shumë e madhe për kushtet shumë specifike të truallit ranor me prani të ujërave të kripur nga filtrimet e nëntokës, etj”, – shpjegoi më tej ai.
Sipas inxhinierit, objekti kishte probleme në zbatimin e parametrave teknikë në procesin e ndërtimit, gjë që u reflektua edhe pas tërmetit kur u bë i pabanueshëm.
Por në vend që ngjarja e tërmetit të shërbente për të përmirësuar sigurinë, situata u përkeqësua, pasi objekti me klasifikim DS4 u trajtua me rikonstruksion DS2 nga vetë banorët, të cilët tashmë janë në rrezik total në rast të një tërmeti tjetër. Ky nuk është rasti i vetëm në Durrës. Shumë ankesa kanë vërshuar në qeveri, Bashkinë e Durrësit për defektet në klasifikim të dëmit.
Inxhinierët profesionistë janë të frikësuar për mënyrën se si është vepruar me rindërtimin, në një kohë që zona ka hyrë në një fazë me aktivitet sizmik të lartë.
Vetëm në Bashkinë e Durrësit, në fund të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Bashkia, ishin 14.291 përfitues të granteve të rikonstruksionit.
Shpërndarja e tyre u mundësoi familjeve të bënin ndërhyrjet në mënyrë të pavarur dhe të riktheheshin, apo të vazhdonin qëndrimin në banesat ekzistuese, mirëpo inxhinierët hedhin dyshime për cilësinë e rikonstruksionit.
Marrë nga Monitor.al
Ndertesa TIRANË- Tërmeti shkatërrues në Turqi, në mesin e dhimbjes për humbjen e mijëra jetëve, e ktheu debatin n&e...
Aksident Aksidentet rrugore kanë vijuar tendencën e tyre rënëse të ndjekur gjatë vitit 2022 edhe në muajin e parë t...
Foto Ilustruese TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të enjte çmimin 10 lekë për çdo kilovat ...
Foto Ilustruese TIRANË- Të gjitha mjetet turistike lundruese dhe të argëtimit me kapacitet deri 12 pasagjerë motor me fuqi 30kw os...
Foto Ilustruese TIRANË- Tendenca e rritjes se eksporteve ka vijuar edhe ne muajin e parë të këtij viti, e nxitur dhe nga shtrenjtimi i ...
Foto Ilustruese TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqip&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Bizneset pjesërisht në treg të lirë ku përfshihen ata në tension 20,10,6 kilovolt do të ken...
Foto Ilustruese TIRANË- Euro po pëson rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit valutor me Lekun gjatë kësaj jav...
Foto Ilustruese TIRANË- Tirana është renditur, për herë të parë këtë vit, në listën e qyteteve europ...
Rritja e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare po maskon dobësitë me të cilat po përballen eksportet shq...