Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Që nga muaji gusht deri në fund të vitit 2023, në Bursën ALSE u tregtuan gjithsej 60 obligacioneve të NOA, për një shumë totale prej 30.8 milionë lekësh. Shuma e tregtuar përbën pak më shumë se 6% të vlerës totale të emetimit të obligacioneve nga NOA.
TIRANË- Vitin e kaluar, institucioni financiar NOA u bë i pari subjekt privat që realizoi një ofertë publike të titujve dhe i listoi ato në një treg të letrave me vlerë. Të dhënat statistikore të publikuara nga Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE, tregojnë se vitin e kaluar, tregtimi dytësor i obligacionit korporativ të NOA ka regjistruar vlera të konsiderueshme, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për instrumentin e parë të këtij lloji.
Që nga muaji gusht deri në fund të vitit 2023, në Bursën ALSE u tregtuan gjithsej 60 obligacioneve të NOA, për një shumë totale prej 30.8 milionë lekësh. Shuma e tregtuar përbën pak më shumë se 6% të vlerës totale të emetimit të obligacioneve nga NOA.
Çmimi i tregtimit u luhat në intervalin midis 101.95% dhe 103.4% të vlerës nominale të obligacionit. Kjo tregon se investitorët e kanë shitur titullin me fitim, duke marrë një çmim më të lartë se ai që kishin paguar për të.
Oferta e parë publike e titujve nga një subjekt privat në Shqipëri u hap më datë 24 maj 2023 dhe u mbyll më 21 qershor 2023. Shuma totale e nënshkruar e obligacionit ishte 500 milionë lekë. Obligacioni i NOA ka afat maturimi 5-vjeçar dhe një kupon fiks prej 8%.
Tregtimi i deritanishëm është realizuar me çmim sipër vlerës nominale, që nënkupton një yield më të ulët se kuponi fiks prej 8% që paguan emetuesi. Ulja e yield-it është një zhvillim pozitiv për subjektin emetues, sepse, në një këndvështrim të përgjithshëm, tregon besim nga investitorët.
Nga ana tjetër, rënia e yield-it mund të jetë ndikuar edhe nga zhvillimet në tregun financiar vendas vitin e kaluar. Në përgjithësi, yield-et e instrumenteve alternative, obligacioneve qeveritare, pësuan rënie të ndjeshme nga nivelet e gjysmës së dytë të vitit 2022.
Në një mjedis të tillë, një titull me kupon prej 8%, është bërë më tërheqës për investitorët. Për krahasim, në ankandin e dhjetorit 2023, obligacionet 5-vjeçare të qeverisë shqiptare u emetuan me një yield prej 5.65, që ishte njëkohësisht yield-i më i lartë që prej muajit janar 2023.
Ndërkohë, yield-i më i ulët me të cilin u tregtua obligacioni i NOA vitin e kaluar ishte mbi 7.7%. Megjithëse bëhet fjalë për një instrument me rrezik më të lartë krahasuar me obligacionet qeveritare, një yield i tillë është padyshim konkurrues për investitorët që synojnë kthime më të larta nga investimi.
Të dhënat e deritanishme të tregtimit të obligacionit të parë në Bursë mund të jenë inkurajuese për të tërhequr edhe kompani të tjera private në të njëjtën rrugë.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera e obligacioneve private të shoqërive tregtare (e llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer), arriti në 13.89 miliardë lekë në mesin e vitit të kaluar, në rritje vjetore me 12.3%.
Nëse llogarisim edhe obligacionin prej 500 milionë lekësh të institucionit financiar NOA, vlera e përgjithshme e obligacioneve të shoqërive tregtare (me ofertë private dhe me ofertë publike) rezultonte afërsisht 14.4 miliardë lekë.
Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, emetimet janë rritur ndjeshëm, kryesisht nga bankat tregtare, që kanë mbuluar me instrumente të borxhit të varur kërkesat rregullatore shtesë për kapital nga Banka e Shqipërisë.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare ngelet në përmasa të vogla dhe p&...
Foto Ilustruese TIRANË- Ndonëse sektori i qirasë ditore është në zgjerim për shkak të lulëzimit të turizm...
VLORË- Qyteti i Vlorës kryeson listën e 10 qyteteve me numrin më të lartë të pronave të publikuara për qira ditor...
TIRANË- Zgjerimi i sektorit të qirasë ditore, i nxitur nga fluksi i turistëve të huaj, po rrit ndjeshëm të ardhurat e e pro...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar institucioneve që të respektojnë kërkesat ligjore për rapor...
Foto ilustruese TIRANA- Në vitin 2022, kanë qenë 113.460 ndërmarrje ekonomike aktive në sektorë të ndrys...
Mbledhja e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore TIRANA- Rritja e ulët e produktivitetit, efe...
Foto ilustruese TIRANA- Presionet e huaja inflacioniste i janë rikthyer rritjes gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023. Sipas Bank&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku prodhimi neto vendas arriti rreth 8.8 milionë MWh ...
Gent Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka qenë i pranishëm në takimin për konstitue...