Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot gjatë mbledhjes së Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, se këto sfida kërkojnë që institucionet të sigurojnë stabilitet ekonomik e financiar, të krijojnë ekonomi më eficiente, novatore e gjithëpërfshirëse, si dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë digjital.
TIRANA- Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popullsisë dhe kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot gjatë mbledhjes së Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, se këto sfida kërkojnë që institucionet të sigurojnë stabilitet ekonomik e financiar, të krijojnë ekonomi më eficiente, novatore e gjithëpërfshirëse, si dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë digjital.
“Politikat strukturore duhet të orientohen gjithnjë e më shumë drejt nxitjes së rritjes të qëndrueshme. Në kontekstin botëror dhe evropian, përballë një realiteti kompleks gjeopolitik, ne duhet të punojmë për të ruajtur – për aq sa është e mundur – integrimin ekonomik dhe tregjet e lira të produkteve, të punës e të kapitalit, si një proces i cili ka sjellë progres të dukshëm për të gjithë aktorët e përfshirë. Paralelisht me to, reformat e brendshme strukturore duhet të fokusohen në përkrahjen ndaj inovacionit, në trajnimin dhe rikualifikimin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore, si dhe në stimulimin e tranzicionit të gjelbër dhe të revolucionit teknologjik. Ndërkohë, vendet në zhvillim si Shqipëria, duhet të fokusohen në mbylljen e boshllëqeve të investimeve në infrastrukturë dhe në krijimin e një ambienti sa më stimulues për nxitjen e investimeve të brendshme dhe atyre të huaja,” tha Sejko.
Sipas tij, bankat qendrore duhet të vijojnë të fokusohen në marrjen e masave të nevojshme për kthimin e inflacionit në objektiv, si parakusht për rritjen e qëndrueshme të ekonomive dhe të mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë për të rindërtuar në kohë hapësirat fiskale, për të qenë sa më të përgatitur për përballimin e goditjeve të ardhshme.
“Politikat financiare duhet të vazhdojnë të kenë një fokus të dyfishtë: nga njëra anë, incentivimin e progresit financiar në funksion të rritjes së eficiencës dhe, nga ana tjetër, trajtimin e hershëm të rreziqeve ndaj stabilitetit financiar, nëpërmjet një rregullimi e mbikëqyrjeje të kujdesshme,” tha Guvernatori.
Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2023 u mbyll me një rritje ekonomike rreth nivelit 3.5%, me një normë papunësie në minimumet e veta historike, si dhe me një borxh të huaj, borxh publik dhe tregues të kredive me probleme, poshtë niveleve që kishin përpara goditjeve.
“Në veçanti, inflacioni u përgjysmua gjatë vitit të shkuar, duke zbritur në nivelin 4%, ndërsa treguesit e shëndetit të sektorit bankar mbeten pozitivë. Një surprizë e vitit 2023 ishte rritja e interesit të të huajve për vendin tonë. Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistruar – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente. Gjithashtu, viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion investimi,” tha Sejko.
Mbledhja e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore u zhvillua të premten më Shqipëri për herë të parë. Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën dhe San Marinon, ndërsa në Grupin e Bankës Botërore ndodhet në njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat aktuale me të cilat po përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe përqasjet sa më eficiente dhe të koordinuara me qëllim zhvillimin e tyre. Gjithashtu përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve lidhur me sfidat globale, si luftërat dhe konfliktet, rritja e frekuencave të fatkeqësive natyrore, shtimi i varfërisë dhe pabarazisë, si dhe hapat që ata po ndërmarrin për t’i trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshme të ekonomive të vendeve./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Presionet e huaja inflacioniste i janë rikthyer rritjes gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023. Sipas Bank&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku prodhimi neto vendas arriti rreth 8.8 milionë MWh ...
Gent Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka qenë i pranishëm në takimin për konstitue...
banka e shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziqet e rritjes së çmimeve në ekonominë shqiptare pa...
foto ilustruese TIRANË- Dhjetë projekte dixhitale të hartuara nga institucione publike, subjekte private dhe akademike në Shqipëri...
foto ilustruese TIRANË- Zhvillimet në popullsinë e Shqipërisë janë më të rënda se skenarët me pesimist&eu...
foto ilustruese TIRANË- Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në hierarkinë e pagesave të tatime...
incenerator TIRANË- Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve hyjnë në investimet më të mëdha të qever...
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e pagave vitin e kaluar sidomos në sektorin e publik e ka zgjeruar numrin e personave që plotë...
Foto ilustruese TIRANA- Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj administratës fiskale po rriten vit pas viti, pavarësish...