LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni i importuar u rrit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit së Kursit Nominal Efektiv të Këmbimit, për periudhën përkatëse.

16 Shkurt 2024, 16:12 Nga M.B
Inflacioni i importuar u rrit në tremujorin e fundit të vitit të
Foto ilustruese

TIRANA- Presionet e huaja inflacioniste i janë rikthyer rritjes gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste është rritur me 3.4% gjatë këtij tremujori, kundrejt tkurrjes me 4.2% që shënonte gjatë tremujorit paraardhës. Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit së Kursit Nominal Efektiv të Këmbimit, për periudhën përkatëse. Nga analizat e lidhjes të treguesve përkatës me vonesa kohore të ndryshme, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth tre deri në pesë muaj. Rritja e Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste erdhi për shkak të shpejtimit të rritjes së çmimeve të huaja në 19.6% gjatë tremujorit të katërt, nga 12.4% në tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, forcimi i kursit nominal të këmbimit ka vazhduar të amortizojë përcjelljen e çmimeve të huaja në inflacionin e importuar.

Për tremujorin e katërt, mbiçmimi nominal efektiv i kursit të këmbimit shënoi nivelin 16.2%, nga 16.6% në tremujorin e tretë. Ky tregues mat kursin e këmbimit të lekut kundrejt valutave të partnerëve kryesorë tregtarë të vendit. Në linjë me rritjen e Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste ka qenë edhe ecuria e inflacionit të importuar. Ky i fundit ka shënuar rritje në tremujorin e fundit të vitit, duke kontribuuar mesatarisht me 28% në formimin e inflacionit total nga 24% në tremujorin paraardhës. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kontributit të inflacionit të importuar nuk ka ndryshuar profilin e inflacionit total, të dominuar nga presionet e brendshme, të cilat kanë vijuar të drejtojnë vlerat e inflacionit, duke i mbajtur ato ende mbi objektiv. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar i tremujorit të katërt rezultoi në vlerën 3.9%, duke regjistruar një rënie prej 0.2 pikësh përqindjeje kundrejt tremujorit paraardhës dhe prej 4 pikësh përqindjeje kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë. Trendi rënës i inflacionit u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste, nga forcimi i kursit të këmbimit të lekut, si dhe nga materializimi gradual i ndikimit  të kursit normalizues të politikës monetare.

Megjithatë, intensiteti i reduktimit të inflacionit erdhi në ngadalësim progresiv gjatë tre tremujorëve të fundit. Në veçanti, ngadalësimi i trendit rënës të inflacionit në tremujorin e katërt pasqyroi si rënien më të ngadaltë të çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare ashtu edhe rritjen e çmimeve të naftës. Ndërkohë, paralelisht me këto efekte të tregut të huaj, rritja e shpejtë e turizmit u pasqyrua në çmime të larta të shërbimeve dhe të qirave gjatë tremujorit të katërt. Megjithëse inflacioni është në rënie, pritjet për inflacionin nga bizneset dhe konsumatorët janë rritur në tremujorin e katërt. Pritjet e bizneseve për inflacionin pas një viti janë 6%, rreth 0.2 pikë përqindje më lart se një tremujor më parë. Pritjet e konsumatorëve për inflacioni pas një viti janë 11.2%, rreth 0.8 pikë përqindje më lart se tremujori i tretë i vitit 2023. Vetëm pritjet e agjentëve financiarë kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me tremujorin e tretë të vitit. Pritjet e këtyre të fundit shënuan vlera më të ulëta krahasuar me bizneset dhe konsumatorët, në të tre horizontet kohore. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.8%, pas dy vitesh 3.5% dhe pas tre vitesh 3.3%./ Monitor

inflacion banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale