LIVE UPDATES
Ekonomi

Pas taksimit te profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë deri 20% tarifat/ Rritje pritet edhe nga stomatologët dhe psikologët

Llogaritjet e administratës tatimore për 9 këstet e parapagimet u mbështetën mbi deklarimet e bizneseve për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2023. Ligji përfshiu për herë të parë njohjen e shpenzimeve apriori. Për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro 10 milionë në vit, te profesionet e lira njohja e shpenzimeve apriori ishte në masën 30%.

10 Maj 2024, 07:21 Nga r.ll
Pas taksimit te profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë deri 20%
foto ilustruese

TIRANË- Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, disa biznese të profesioneve të lira kanë nisur aplikimin e tarifave të shtrenjtuara për shërbimet e ofruara.

Avokatët paralajmëruan më herët se përfshirja e tyre në taksimin progresiv, do të t’i godasë për së dyti herë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të hartës së re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave, çka do të reflektohej në shtrenjtimin e tarifave.

Avokati Përparim Caca pohoi për Monitor se për shkak të tatimit të lartë, tarifat e përfaqësimi në gjyq nga avokatët janë rritur mesatarisht 15 deri 20%.

“Konkretisht nëse më parë tarifa për çështje përfaqësimi në gjyqet civile nga 45,000 lekë që kushtonin tashmë janë bërë 60,000 mijë lekë (rritja 33%)”, thotë ai.

Sipas tij rritje deri 20% të tarifave pritet të ketë edhe për shërbime të tjera të ofruara, si nga stomatologët, psikologë etj.

Me ligjin e ri fitimi neto i bizneseve taksohet në normat 15 dhe 23%, i llogaritur nga diferenca e të ardhurave vjetore me shpenzimet. Llogaritjet e administratës tatimore për 9 këstet e parapagimet u mbështetën mbi deklarimet e bizneseve për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2023. Ligji përfshiu për herë të parë njohjen e shpenzimeve apriori. Për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro 10 milionë në vit, te profesionet e lira njohja e shpenzimeve apriori ishte në masën 30%.

Nga zbatimi i ligjit rezultoi se biznesit nuk iu dha mundësia të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve apriori, të parashikuar në ligj, që në vitin e parë të zbatimit.

“Shumë profesionistë të lirë kanë probleme me dokumentimin e shpenzimeve. Psh. një avokati nuk i njihen shpenzimet për karburant, ku për transportin drejt gjykatave minimalisht shpenzohen 10 litra karburant në ditë apo 60 mijë lekë në muaj. Për këtë profesion njihen vetëm shpenzimet për kancelari të cilat janë në vlera të ulëta.

Gjithashtu edhe vendosja e parapagimit të tatimit, kur askush nga ne nuk e di se sa të ardhura do të realizojë për vitin korent, është e gabuara. Ligji për tatimin mbi të ardhurat godet tërësisht shtresën e mesme”, pohon avokat Përparim Caka.

Për njohjen e shpenzimeve me deklarimet për vitin 2023 shumë biznese pohojnë se i kanë deklaruar të ulëta, për shkak të vështirësive që hasin në dokumentimin e tyre, si dhe mungesës së përgjegjësisë tatimore. Ndërsa ekonomistët pohuan se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse, që nuk mund të deklarohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit, për shkak të pamundësisë nga modeli, do të zbatohej si zbritje nga administrata tatimore.

Pas llogaritjeve të kësteve të parapagimit të tatimit nga administrata tatimore është sqaruar se shpenzimet apriori prej 30% do të zbatohen, pasi të përzgjidhen si opsion nga bizneset, për deklarimet e fitimit të vitit 2024, që kryhen më 31 mars 2025.

Tashmë ligji i ri është ankimuar 4 herë në Gjykatën Kushtetuese, nga grupi parlamentar i PD-së, një tjetër padi është dërguar nga IKM dhe IEAKA, nga avokatët dhe profesionistë të tjerë dhe nga autoshkollat. Nga Gjykata Kushtetuese është përcaktuar më 18 Qershor mbajtja e seancës së parë së shqyrtimit të 3 padive të para.

Në një sondazh të pak ditëve më parë që Monitor zhvilloi me profesionistët e lirë, pjesa më e madhe e tyre thanë se këtë tatim ata do e kalojnë kryesisht te çmimet e shërbimeve.

38% e të anketuarve thanë se do të detyrohen të rrisin çmimet, 26% deklaruan se do të sakrifikojnë fitimin neto dhe 4% deklaruan se do të ulin shpenzimet e aktivitetit. Shumë të tjerë po mendojnë seriozisht që jo vetëm të mbyllin aktivitetin, por dhe të emigrojnë, që ishin zgjedhjet e 23% të të anketuarve. Konkretisht, 17.5% e të anketuarve thanë se do e mbyllin ose pezullojnë aktivitetin, ndërsa 5.4% të tjerë thanë se përveçse do mbyllnin biznesin do të largoheshin jashtë vendit./MONITOR

rritja e çmimeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj