LIVE UPDATES
Ekonomi

Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20% më të ulëta

Një nismë e qeverisë për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro vitin që vjen kishte ndër të tjera synim të rriste konkurrencën në sektorin privat.

13 Qershor 2024, 07:21 Nga M.B
Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20% më të ulëta
Foto ilustruese

TIRANA- Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Mungesa e fuqisë punëtore i ka detyruar bizneset, por edhe sektorin publik të aplikojë rritje të pagave, si një mënyrë për të mbajtur vendet e punës. Një nismë e qeverisë për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro vitin që vjen kishte ndër të tjera synim të rriste konkurrencën në sektorin privat. Pavarësisht se pagat në sektorin privat janë rritur vitet e fundit, ato nuk kanë mundur të ndjekin ritmet e rritjes në sektorin publik.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare në sektorin privat dhe në atë publik u zgjerua më tej në tremujorin e parë të vitit, duke arritur ne -19.1% nga -16.7% që ishte në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 84,979 lekë në tremujorin e parë të vitit 2024. Niveli i saj ishte 11,774 lekë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose 16% më shumë. Ndërsa paga mesatare në sektorin privat arriti në 68,686 lekë në tremujorin e parë, ose 7,743 lekë më shumë se janar-mars 2023 me rritje 12.7%.

Qeveria nisi të aplikojë një strategji për rritjen e pagave vitin e kaluar, ku përfituesit ishin kryesisht administrata publike dhe zyrtarët e lartë, ndërsa për sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, rritja do të aplikohet këtë vit. Pagat në sektorët jetikë të administratës publike, arsim, shëndetësi dhe polici u indeksuan me inflacionin vitin e kaluar me vetëm 7%, teksa rritja e pagës mesatare në sektorin publik justifikohet me dyfishimin e pagave në nivelet e larta të administratës publike.

Sektori privat, nga ana tjetër, vuan nga nivele të larta të informalitetit, pasi ende shumë biznese nuk deklarojnë numrin real të punonjësve dhe pagat e tyre. Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur, por pjesa më e madhe e tij është e përqendruar te punonjësit me paga të ulëta, teksa 20% e fenomenit dominohet nga ata që marrin paga të larta, – vëren një hulumtim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

OECD i ka përcaktuar pagat e ulëta deri në 50% të nivelit të pagës mesatare, pagat mesatare janë nga 50% e mesatares deri në 150% e mesatares; dhe pagat e larta me mbi 150% të pagës mesatares). Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është i përqendruar 60% në pagat e ulëta, 20% në pagat mesatare dhe 20% në paga të larta./ Monitor

pagat

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje