LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqatat e Biznesit: Projektligji për Dhomën Ekonomike shkel kushtetutën dhe cenon të drejtën e përfaqësimit të lirë të biznesit

Këto komente vijnë pasi më herët 19 shoqata biznesi dhe dhoma tregtie iu drejtuan me një letër Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, ku kundërshtonin projektligjin që parashikon anëtarësimin me detyrim të të gjithë bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare.

12 Qershor 2024, 07:25 Nga M.B
Shoqatat e Biznesit: Projektligji për Dhomën Ekonomike shkel
Foto ilustruese

TIRANA- Dhomat dhe shoqatat kryesore të përfaqësimit të biznesit në Shqipëri kanë shprehur në procesin e konsultimit publik kundërshtime ndaj projektligjit “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”. Këto komente vijnë pasi më herët 19 shoqata biznesi dhe dhoma tregtie iu drejtuan me një letër Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, ku kundërshtonin projektligjin që parashikon anëtarësimin me detyrim të të gjithë bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në komentet e saj depozituar në faqen e konsultimeve publike shprehet se anëtarësimi i detyrueshëm për subjektet tregtare i parashikuar në projektligj bie ndesh me parimin e lirisë se organizimit sipas nenit 46 të Kushtetutës. Sipas Dhomës Amerikane, ky nen sanksionon lirinë e organizimit e cilido personi që të zgjedhë mënyrën e organizimit kolektiv, të cilët nuk mund të detyrohen te marrin pjesë në organizime kundër vullnetit të tyre.

Dhoma Amerikane vëren se projektligji parashikon një sërë shërbimesh që mendohet të ofrohen nga DHEK ose degët e saj, por ndër këto shërbime ai më thelbësori mbetet jashtë perimetrit të kompetencave të saj. Shërbimi i regjistrimit të biznesit dhe identifikimi i pronarëve përfitues mbeten pranë QKB-se e cila do të vazhdojë të kryejë këtë funksion së bashku me shërbime të tjera mbështetëse siç janë asistenca apo informimi për procedurat e regjistrimit të biznesit, regjistrimi i pronarëve përfitues, etj.

Ndërkohë, të gjitha shërbimet e propozuara në projektligj, sipas Dhomës Amerikane, janë të paprekshme dhe ndikojnë shumë pak në jetën e subjekteve tregtare, madje disa prej tyre mund të konsiderohen thjesht një tjetër barrë burokratike dhe financiare për biznesin, (si p.sh., regjistri që mban DHEK dhe detyrimi për ndarje informacioni me këtë regjistër në mënyrë periodike nga subjektet tregtare). Ndërkohë, sipas Dhomës Amerikane, edhe vetë tarifa e regjistrimit mund të konsiderohet një barrë financiare për biznesin.

“Tarifa e re që do të ndikojë padyshim në klimën e përgjithshme të të bërit biznes në Shqipëri dhe sigurisht kjo do reflektohet në vrojtimet/anketimet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku indikatorët financiare, administrative, kohor do të ndikohen në mënyrë thelbësore duke ndikuar dhe negativisht në renditjen e vendit kundrejt vendeve të rajonit. Gjithashtu, parashikimi se tarifa vjetore e regjistrimit, për subjektet e tjera tregtare (përjashtuar bizneset e vogla), vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e DHEK, lë hapësirë për interpretim dhe vendimmarrje duke krijuar një pasiguri dhe paparashikueshmëri për subjektet tregtare,” thuhet në komentet e Dhomës Amerikane.

Dhoma Amerikane konkludon se mungon një analizë kosto – përfitim në parashtrimin e këtij projektligji dhe një mungesë e tillë e zhvesh qëllimin e mirë të reformës. Komente të njëjta me Dhomën Amerikane ka paraqitur edhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri. Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) në komentet e saj arrin në përfundimin se projektligji cenon të drejtën e biznesit për t’u vetë përfaqësuar në mënyrë të lirë dhe të pandikuar nga qeveria, çka përbën një cenim të rëndësishëm të lirisë së tregut dhe një precedent të rrezikshëm për vendin tonë.

Sipas kësaj shoqate, nenet 42 deri 47 ku flitet për Komisionin e Përkohshëm, detyrat e tij, organizimin e zgjedhjeve të para dhe financimin fillestar të Dhomës lënë kuptohet që deri në fund të vitit 2025 (pra, një vit e gjysmë) Dhoma do të jetë krejtësisht në dorë të ministrit përgjegjës.

“Ajo përcakton se kush janë njerëzit që do ta drejtojnë Komisionin e Përkohshëm dhe përcakton e paguan shpërblimin financiar që ata do të marrin. Ky Komision i përkohshëm, krejtësisht i varur nga ministri përgjegjës, realizon zgjedhjen e parë të Asamblesë dhe organeve drejtuese që ka mandat 4-vjeçar. Pra të paktën edhe për 4 vite të tjera përtej 2025, Dhoma është e ngritur me njerëz që do të jenë të lidhur/ndikuar po ashtu nga ministri përgjegjës/qeveria.

Në nenin 36 ku flitet për tarifën e shërbimeve, në pikën 2 thuhet që “Vlera e tarifave përcaktohet me vendim të Bordit dhe me miratim të ministrit përgjegjës për sipërmarrjen”. Pra persëri një varësi e plotë nga ministri përgjegjës. Kjo dhomë i bie që do të përfaqësojë interesat e biznesit? Apo të ministrit përgjegjës/qeverisë?” thuhet në komentet e FIAA-s.

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në komentet e saj shprehet se ky ligj mban të njëjtin sistem organizimi të dhomave të tregtisë të parashikuar nga me ligjin aktual, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”.

“Zgjedhja e organeve drejtuese të Dhomave ekonomike rajonale dhe Dhomës Ekonomike Kombëtare është i krejtësisht e njëjtë me ligjin aktual, nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar. Pra, ky draft nuk mund të ketë si objekt krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare, por de facto, ka si objekt dhomat të strukturuara njësoj me sistemin që ekziston sot.

Ligji sjell si risi ngritjen e këshillave sektorialë dhe nënsektorialë, duke mos vajtur larg organizmit që dhomat kanë sot, të bazuar në departamente, që mbulojnë sektorët ekonomikë më të rëndësishëm. Përcaktimi i disa prej funksioneve të rëndësishme të Dhomës Ekonomike Kombëtare, Dhomave ekonomike rajonale dhe këshillave sektorialë dhe nën sektorialë, duhet të ishte i qartë dhe pa mbivendosje.

Ky draft nuk parashikon asnjë instrument real lidhur me vjeljen e kuotave të anëtarësimit, dhe për këtë arsye, mendojmë që sistemi nuk do të ketë nje stabilitet ekonomik të qëndrueshëm për të realizuar qëllimin,” thuhet në komentet e Bashkimit të Dhomave.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), ka dërguar një koment të lidhur hapësirat që, sipas tij, projektligji krijon për shmangien e detyrimit të të gjitha subjekteve tregtare për anëtarësim të detyruar në Dhomën Ekonomike Kombëtare.

“E konsiderojmë të pavend, përmbajtjen e pikës 4 dhe 5 të këtij neni, ku propozuesi i draftligjit, Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, synon që të bëjë një “favorizim”, për të shmangur detyrimin e anëtarësimit të detyruar të subjekteve tregtare që janë anëtare të dhomave bilaterale.

Thelbi i pikës 4 dhe 5 krijon precedentin e marrjes së shumë inciativave, që pas miratimit të këtij drafti, të lindin shumë dhoma bilaterale vetëm me synimin për të shmangur detyrimin e tarifës për anëtarësim në Dhomën Ekonomike Kombëtare.

Meqenëse Dhomat bilaterale nuk janë të regjistruara me ligj të veçantë, por të regjistruara në gjykatë si organizata të shoqërisë civile /shoqata, çdo subjekt tregtar nuk duhet të përjashtohet nga anëtarësimi i detyruar në respekt të pikës 1 të nenit 11,” thuhet në koment. Projektligjit “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare” synon një model të ri të përfaqësimit të sipërmarrjes, përmes së cilit praktikisht qeveria do të “monopolizojë” përfaqësimin e sipërmarrjeve në Dhoma e Shoqata biznesi.

Thelbi i këtij modeli përfshin riorganizimin e modelit aktuale drejt modelit të pastër të së drejtës publike, në respektim të parimeve të një sistemi të unifikuar, me qasje sektoriale dhe ndarje rajonale. Reforma parashikon forcimin e pozitës së Dhomës Publike dhe krijimin e Dhomës Unike Ekonomike Kombëtare. Anëtarësimi i subjekteve tregtare do të jetë i detyrueshëm në harmoni me normat kushtetuese dhe modelet ndërkombëtare.

Kuotizacioni do të jetë i përshkallëzuar në bazë të llojit dhe xhiros vjetore, me kuotë minimale simbolike për biznesin e vogël, me përfaqësim sektorial dhe rajonal. Ky model, sipas raportit, do të nxiste një zë të unifikuar të biznesit dhe do të promovonte një dialog të rregullt me organet shtetërore për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Në raport quhet problematike numri i lartë i organizatave të biznesit, me më shumë se 180 shoqata. Sipas raportit ka një nivel të çrregullt të përfaqësimit sektorial, përfaqësimit rajonal dhe ndërkombëtar si dhe ka llogaridhënie dhe transparencë të dobët të veprimtarisë së dhomave dhe mungesë kohezioni dhe partneritet me Dhomat bilaterale.

Roli për krijimin e këtij modeli të ri i është lënë Ministrit për Sipërmarrjen, që do të ngrejë një Komision të përkohshëm me objektiv ngritjen e sistemit të ri të dhomave dhe organizimin e zgjedhjeve të para të organeve drejtuese dhe vendim marrëse brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Komisioni i përkohshëm do ë përgatisë aktet nënligjore dhe zgjedhjet në sistemin e Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomat sektoriale, duke shënuar dhe shpërbërjen e Komisionit të Përkohshëm me zgjedhjen e organeve drejtuese. Financimi fillestar i Dhomës Ekonomike Kombëtare do të subvencionohet nga shteti për një periudhë 2 vjeçare, duke filluar që nga momenti i fillimit të punës së komisionit./ Monitor

bizneset

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje