LIVE UPDATES
Ekonomi

Rihapet ankandi i obligacioneve 10-vjeçare, yield-i arrin në 7.48%, bie numri i investitorëve

Në harkun e më pak se tre muajve, yield-et e kërkuara nga investitorët janë rritur ndjeshëm, madje yield-i maksimal i kërkuar në ankandin e të martës arriti deri në 10%.

12 Tetor 2022, 07:13 Nga DOSJA
Rihapet ankandi i obligacioneve 10-vjeçare, yield-i arrin në 7.48%,
Foto Ilustruese

TIRANË- Rihapja e ankandit të obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të martën tregoi një rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes së investitorëve dhe rritje të mëtejshme të yield-eve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga dy miliardë lekë obligacione të nxjerra në shitje nga qeveria, në ankand u paraqitën kërkesa totale për një vlerë prej vetëm 931 milionë lekësh. Në fund, Ministria e Financave ka pranuar kërkesa totale për vetëm 765 milionë lekë, me qëllim për të mbajtur të ulët yield-in uniform të obligacioneve. Ky yield-shënoi nivelin 7.48%, në rritje të ndjeshme nga ankandi i mëparshëm i obligacioneve 10 vjeçare, që ishte zhvilluar në muajin korrik. Në atë rast, yield-i uniform dhe kuponi i obligacionit kishte qenë 6.25%.

Në harkun e më pak se tre muajve, yield-et e kërkuara nga investitorët janë rritur ndjeshëm, madje yield-i maksimal i kërkuar në ankandin e të martës arriti deri në 10%. Pjesëmarrja ndjeshëm më e ulët në ankandin e obligacioneve 10-vjeçare mund të lidhet me një kthim në pozita pritëse të investitorëve, pasi Banka e Shqipërisë hodhi një hap të ri drejt shtrëngimit monetar javën e kaluar, duke e rritur normën bazë me 0.5 pikë përqindje dhe duke e çuar në 2.25%, niveli më i lartë prej vitit 2014. Vendimmarrja, por edhe orientimi i dhënë për tregjet për vijimësinë e normalizimit monetar, duket se kanë forcuar pritshmëritë se normat e interesit do të vazhdojnë të rriten me ritme të shpejtë. Kjo tendencë ka qenë e dukshme sidomos gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë iu ka dhënë ndërkohë një hov të mëtejshëm yield-eve të instrumenteve afatshkurtra. Bonot me maturim 6-mujor u emetuan sot me një yield-mesatar të ponderuar prej 3.83%, në rritje me pothuajse një pikë përqindje në raport me ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në fund të muajit gusht. Në këtë ankand, shuma e shpallur për financim ishte një miliardë lekë, ndërsa Ministria e Financave e rriti në 1.15 miliardë lekë, duke kompensuar pjesërisht shumën e paplotësuar nga obligacionet 10 vjeçare.

Ashtu siç pritej, rritja e normës bazë të interesit po sjell rritje të shpejtë edhe në kostot e huamarrjes për qeverinë. Javën e ardhshme, do të zhvillohet edhe ankandi i radhës i bonove 12-mujore, ku pritet një rritje e mëtejshme e yield-eve. Ky efekt gradualisht po përcillet edhe në normat e interesit të huave me interes të ndryshueshëm të sektorit privat. Rritja e shpejtë e normave të interesit pritet të shtojë ndjeshëm shpenzimet e familjeve dhe bizneseve, duke ulur konsumin dhe investimet e reja në ekonomi. Rritja e shpejtë e normave të interesit, e gërshetuar edhe normat e larta të inflacionit, është një faktor që pritet të japë ndikim të ndjeshëm negative në rritjen ekonomike gjatë viteve në vazhdim.

Nga ana tjetër, rritja e normave të interesit do të rrisë gradualisht kthimet nominale nga investimi i kursimeve, duke e ngushtuar hendekun e normave të interesit me inflacionin. Kjo vlen për depozitat bankare, ashtu si për investimin direkt në bono dhe obligacione apo për kuotat në fondet e pensioneve dhe të investimit.

Marrë nga Monitor.al

ankandi i obligacioneve banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj