LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e depozitave në euro nuk ndalet, arritën në gati 6.5 miliardë euro për prillin

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në monedhën europiane arritën afër vlerës së 6.5 miliardë eurove, në rritje vjetore me 16.7%.

1 Qershor 2023, 07:05 Nga A.B

Rritja e depozitave në euro nuk ndalet, arritën në gati 6.5

Rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në muajin prill.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në monedhën europiane arritën afër vlerës së 6.5 miliardë eurove, në rritje vjetore me 16.7%.

Vetëm gjatë muajit prill, këto depozita u rritën me 73 milionë euro, ndërsa që nga fillimi i vitit rritja e tyre ka arritur në 180 milionë euro.

Shifrat tregojnë se rritja e depozitave në euro paraqitet e shpërndarë me ritme të ngjashme, si mes bizneseve, ashtu edhe mes individëve.

Kjo tregon se zgjerimi depozitave në monedhën europiane ka bazë të gjerë dhe reflekton prurje të shtuara të euros në ekonominë shqiptare, por edhe një prererencë në rritje për t’i mbajtur kursimet në këtë monedhë.

Rritja paraqitet veçanërisht e lartë në segmentin e depozitave me afat, me pothuajse 26% më shumë krahasuar me një vit më parë. Për vite me radhë, normat minimale të interesit bënë që publiku të mos kishte më nxitje t’i mbyllte paratë në depozita me afat.

Por, rritja e shpejtë e normave të interesit nga banka qendrore prej vitit të kaluar ka sjellë rritje edhe të normave të interesit për depozitat.

Kjo ka sjellë një rritje të shpejtë edhe të vlerës depozitave me afat në euro. Llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat vazhdojnë të dominojnë strukturën e depozitave bankare në euro, me 59% të totalit. Megjithatë, ritmi i rritjes së tyre paraqitet më i ngadaltë, 11.7% me bazë vjetore.

Nga ana tjetër, depozitat në lekë po rriten me ritme shumë të ngadalta. Në fund të prillit, rritja vjetore e stokut të depozitave në monedhën vendase ishte vetëm 3.5%, ndërsa vlera e tyre paraqitet madje në rënie të lehtë që nga fillimi i vitit.

Rritja e depozitave në euro po e rizhvendos gradualisht edhe kreditimin drejt monedhës europiane. Gjatë vitit 2022 dhe pjesën e parë të vitit 2023 kredia në euro po rritet me ritme më të larta se ajo në lekë.

Rritja e depozitave në euro është një tregues i një tendence për rritje të euroizimit të ekonomisë shqiptare. Efektet e prurjeve të larta valutore dhe rrtija e masës monetare në euro po shfaqen gjithnjë e më të forta edhe në kursin e këmbimit valutor.

Gjatë muajit maj, rënia e euros ka thyer rekorde të reja historike. Më datë 31 maj, monedha europiane ra për herë të parë edhe poshtë pragut të 110 lekëve dhe në harkun e një viti ka humbur më shumë se 9% të vlerës monedhës vendase.

Banka e Shqipërisë e shpjegon rritjen e ofertës së euros dhe nënçmimin e saj historik kryesisht me përmirësimet domethënëse në bilancin e pagesave, sidomos falë zgjerimit të të ardhurave nga turizmi dhe nga eksportet e tjera të shërbimeve, por edhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte.

Viti 2022 shënoi një rritje prej 42% të eksporteve shqiptare, të udhëhequra nga rritja e të ardhurave të turizmit, çka i hapi rrugën reduktimit të deficitit tregtar dhe atij të llogarisë korrente të vendit. Ky i fundit zbriti nga niveli 7.8% i PBB-së në vitin 2021, në nivelin 6% në vitin 2022.

Së bashku me rritjen e shpejtë të investimeve të huaja direkte dhe qëndrueshmërinë e tregjeve të brendshme financiare, këto i hapën rrugë forcimit të kursit të këmbimit të lekut gjatë vitit,” tha të mërkurën Guvernatori Gent Sejko, në raportimin vjetor në Kuvend.

Rritja e flukseve hyrëse dhe Zhvlerësimi i lekut kundrejt euros ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të presioneve inflacioniste të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka sjellë përfitime edhe për huamarrësit në monedhën europiane, duke filluar nga qeveria shqiptare.

Nga ana tjetër, rënia e euros po dëmton sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi, ashtu si edhe familjet përfituese të remitancave./MONITOR

euro

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion