LIVE UPDATES
Ekonomi

Sektori bankar me fitim rekord për 9-mujorin, por ekspertët parashikojnë ngadalësim

Rritja e fitimeve është shoqëruar edhe me përmirësim të ndjeshëm të treguesve të rentabilitetit. Kthimi nga kapitali, mesatarizuar me bazë vjetore, në fund të 9-mujorit arriti në 14.66%, nga 9.01% që raportohej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe kthimi nga aktivet është përmirësuar në 1.4%, nga 0.96% që kishte qenë për 9-mujorin e vitit 2021.

4 Nëntor 2022, 07:11 Nga A.B
Sektori bankar me fitim rekord për 9-mujorin, por ekspertët
Foto ilustruese

Sektori bankar e ka mbyllur 9-mujorin e këtij viti me rezultatin më të lartë historik. Të dhënat paraprake të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) tregojnë se fitimi i sektorit arriti vlerën e 19.1 miliardë lekëve, në rritje me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e fitimeve është shoqëruar edhe me përmirësim të ndjeshëm të treguesve të rentabilitetit. Kthimi nga kapitali, mesatarizuar me bazë vjetore, në fund të 9-mujorit arriti në 14.66%, nga 9.01% që raportohej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe kthimi nga aktivet është përmirësuar në 1.4%, nga 0.96% që kishte qenë për 9-mujorin e vitit 2021.

Megjithatë, ekspertët e sektorit shprehen se një rezultat më realist për performancën e sektorit bankar do të duket në publikimin e të dhënave të plota vjetore, të audituara.

Deri tani, luhatjet në treguesit e performancës janë ndikuar kryesisht nga rritja e normave të interesit dhe yield-eve të instrumenteve financiare. Për të minimizuar këtë ndikim, disa banka gjatë vitit kanë bërë zhvendosje të instrumenteve midis klasave “të mbajtura deri në maturim” dhe të vlefshme për shitje”, zhvendosje që për nga plotësimi i kritereve për riklasifikim, do të jenë subjekt i vlerësimit nga auditët e jashtëm në bilancet finale vjetore.

Nga ana tjetër, deri tani bilancet e sektorit bankar nuk reflektojnë efekte të krizës së çmimeve në cilësinë e protofolit të kredisë. Raporti i kredive me probleme ngelet në nivelet më të ulëta të 14 viteve të fundit, në nivelin 5.2% (sipas standardeve të bankës së Shqipërisë). Bankat deri tani nuk duket të kenë rritur provigjionet për kreditë me probleme dhe kjo reflektohet në rezultatin e lartë financiar. Megjithatë, ekspertët janë të mendimit se rezultatet finale vjetore sipas standardeve IFRS do të duhet të reflektojnë pritshmëritë e përkeqësimit të situatës së përgjithshme makroekonomike në modelet e provigjionimit të kredive. Kjo pritet të rezultojë me një rritje të fondeve rezervë për humbjet nga huatë dhe me një rritje më të vogël të fitimeve gjatë tremujorit të fundit.

11 banka janë me fitim: OTP, Union Bank dhe BKT me kthimet më të larta

Nga 12 banka të sektorit, 11 prej tyre rezultonin me fitim në fund të 9-mujorit të parë.

Në vlerë absolute, fitimin më të larta vazhdon të ketë banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare. Për 9-mujorin BKT raportoi një fitim prej 8.3 miliardë lekësh, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas BKT, e dyta me diferencë të konsiderueshme renditet Raiffeisen, që raporton një fitim neto prej 3.3 miliardë lekësh, në rritje me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vijon OTP Albania, me një fitim neto në vlerën e 2.25 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tre bankat e tjera që kanë raportuar fitime sipër kufirit të 1 miliardë lekëve janë Banka Amerikane e Investimeve (1.2 miliardë lekë), Union Bank (1.06 miliardë lekë) dhe Banka Intesa Sanpaolo Albania (1.05 miliardë lekë), të gjitha në rritje krahasuar me rezultatin e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Renditja e fitimeve vijon me Tirana Bank, me 673 milionë Lekë, Credins Bank, me 665 milionë Lekë, Fibank, me 588 milionë lekë, Banka e Bashkuar e Shqipërisë, me 132 milionë Lekë dhe ProCredit Bank, me 97 milionë Lekë. Alpha Bank Albania ende nuk i ka raportuar të dhënat e tremujorit të tretë, ndërsa deri në fund të 6-mujorit kishte një rezultat me humbje në vlerën e 175 milionë lekëve. Sidoqoftë, nga 1 janari 2023 Alpha Bank do të shkrihet me OTP Albania, duke bërë që humbjet e mundshme të përthithen nga banka e grupit hungarez.

Nëse i krahasojmë rezultatet e bankave në terma realtivë të kthimit nga kapitali i investuar

kthimit nga kapitali aksioner (RoE) banka më fitimprurëse rezulton OTP Albania, me një nivel kthimi në masën 29.17%. Vijon Union Bank, me 22.41%, BKT, me 22.01%, Fibank, me 19.35%, ABI Bank me 16.05%, UBA, me 15.88%, Raiffeisen, me 15.04%. Bankat e tjera, me përjashtim të Alpha Bank, raportojnë kthime pozitive në nivele njëshifrore. /MONITOR

sektori financiar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet