Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se importet e grupit “makineri dhe pajisje” shënuan rënie vjetore me 1 % në katërmujorin e parë të vitit 2024 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
TIRANA- Dobësitë që po kalon sektori i prodhimit po reflektohen në rënien e eksporteve, por po tregojnë se kriza do të jetë me afat të gjatë. Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se importet e grupit “makineri dhe pajisje” shënuan rënie vjetore me 1 % në katërmujorin e parë të vitit 2024 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ky grup lidhet me investimet kryesisht në sektorin prodhues. Në importet e këtij grupi, rritja sinjalizon se edhe prodhimi rritet, në të kundërt ulja tregon se biznesi prodhues po kalon një periudhë të vështirë. Në katërmujorin e parë të vitit 2024, importet e grupit “makineri dhe pajisje” shënuan 19,7 miliardë lekë, nga 22,9 miliardë lekë në janar-prill 2023, me rënie 14%.
Vitin e kaluar, ekonomia përshpejtoi zhvendosjen nga sektori i prodhimit te shërbimet. Rënia e euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë po çojnë në faliment shumë fabrika, teksa ekonomia jonë po rrit varësinë nga importet. Gjatë 2023, industria shënoi rënie me 8.2%, më e madhja nga viti 2020, kur e gjithë bota u bllokua nga pandemia Covid-19. Nga ana tjetër, u vu re një rritje e sektorit të shërbimeve për shkak të fluksit të lartë të turistëve.
Por ekspertë të ekonomisë dhe bizneset mendojnë se orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet nuk është një hap i sigurt dhe i qëndrueshëm. INSTAT raportoi se në vitin 2022, numri i bizneseve që kanë aktivitet kryesor akomodimin ka ardhur në rritje, me zgjerim vjetor 23%. Të dhëna treguan se hotelet dhe restorantet kontribuuan në 5.3% të totalit të punësimit me pagesë në rang vendi, me të njëjtën peshë si më 2021.
Në kahun tjetër, industria është në një situatë të vështirë, teksa po humb avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore dhe po goditet nga zhvlerësimi i euros. Ekspertët dhe bizneset e sektorit lajmërojnë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimi, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20-vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e “Made in Albania”.
Zhvendosja e ekonomisë nga prodhimi tek importi do t’i sjellë vendit pasoja negative afatgjata, thotë kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon në sektorin e agro-përpunimit. Ai thotë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimi, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20-vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e produkteve “Made in Albania”./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Importi i zarzavateve dhe frutave u thellua më tej në prill të këtij viti, teksa prodhimi vendas në s...
Foto ilustruese TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekti i radhës i partneritetit publik-privat që po...
Foto ilustruese TIRANA- Politikat e brendshme në vendin tonë nuk i kanë kushtuar vëmendje zhvillimit të kapitalit njerëzor, d...
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta presionet e brendshme inflacioniste në ekonomin&eum...
Grafiku TIRANA- Eksportet i janë kthyer tendencën pozitive për herë të parë pas shumë muajsh në prill, të ndik...
Foto ilustruese TIRANË- Në rang vendi, detyrimet e prapambetura për 2023 nga 61 bashkitë u ulën me rreth 20%, krahasuar me vitin 2...
Foto ilustruese TIRANË- Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shtatë tipologji rreth mundësisë së pastri...
Foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërmarrë një qasje të shtrënguar ndaj dhënies ...
Foto ilustruese TIRANË- Depozitat bankare të biznesit u rritën me ritme të shpejta edhe në vitin 2023. Sipas të dhënave ...
Foto ilustruese TIRANË- Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti rritjen e disa industrive mbështetëse...