LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e kostos së punës po mban të larta presionet e brendshme inflacioniste

Rritja e këtij treguesi ngelet në nivele të larta, por megjithatë është në tendencë ngadalësuese krahasuar me tremujorët e mëparshëm.

20 Maj 2024, 11:22 Nga M.B
Rritja e kostos së punës po mban të larta presionet e brendshme
Foto ilustruese

TIRANA- Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta presionet e brendshme inflacioniste në ekonominë shqiptare. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kostot e punës për njësi u rritën me 5.4% në tremujorin e katërt të vitit 2023. Rritja e këtij treguesi ngelet në nivele të larta, por megjithatë është në tendencë ngadalësuese krahasuar me tremujorët e mëparshëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja më e ngadaltë e kostove të punës për njësi është diktuar si nga ngadalësimi i normës së rritjes së pagës reale, ashtu edhe nga kalimi gradual i rritjes së produktivitetit, nga vlera negative në vlera pozitive gjatë tremujorit të fundit 2024. Megjithatë, duhet thënë se në vlera mesatare për gjithë vitin 2023, kostot e punës për njësi janë zgjeruar me 9.7%, dukshëm më të larta krahasuar me vitin e mëparshëm kur rritja shënonte 2.3%.

Ndërkohë, kostot e tjera prodhuese kanë vazhduar tendencën ngadalësuese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023. Çmimet e prodhimit u rritën me 3.1% nga 5.2% në tremujorin e tretë të vitit 2023. Çmimet e prodhimit për tregun vendas shënuan ngadalësim më të fortë se sa ato për eksport, duke u rritur me 4.2 nga 7.2% një tremujor më parë. Që prej vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se presionet që vijnë nga ekonomia e brendshme po fitojnë gjithmonë e më shumë peshë në strukturën e inflacionit. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, këtë muaj, Guvernatori, Gent Sejko, tha se presionet e brendshme inflacioniste, ndonëse në rënie, mbeten relativisht të larta.

“Këto presione ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, kërkesë e cila pasqyrohet në rritje të shpejtë të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit të sektorit privat,” tha Sejko.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë kontributi i lartë i inflacionit të brendshëm në strukturën e inflacionit total ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Raporti i fundit i politikës monetare nënvizon se inflacioni bazë dhe ai i brendshëm konsoliduan konvergjencën mes tyre, duke shënuar vlerat përkatëse 2.8 dhe 2.9% në këtë tremujor. Megjithëse u pakësuan me rreth 0.6 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm, ata ruajtën norma më të larta se sa inflacioni total. Inflacioni bazë neto gjithashtu u ngadalësua, por në mënyrë mjaft më të moderuar, duke zbritur në 3.2 nga 3.3% një tremujor më parë. Inflacioni bazë neto vijoi të mbetet

lehtësisht mbi objektiv dhe mbi mesataren e tre viteve të fundit, në pasqyrim të qëndrueshmërisë së inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave të tjera me afat të gjatë përdorimi. Inflacioni bazë matet mbi rreth 69% të shportës së IÇK-së, ndërsa inflacioni bazë neto që përjashton nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi rreth 46% të saj. Nga njëra anë, përbërësit afatshkurtër dhe me origjinë të huaj të inflacionit shënuan rënie të shpejtë. Inflacioni jobazë dhe ai i importuar shënuan përkatësisht vlerat 2.5% dhe 2.3%, norma këto të përgjysmuara krahasuar me ato të një tremujori më parë.

Këto rënie pasqyruan kryesisht ngadalësimet e dukshme të inflacionit të ushqimeve të papërpunuara, si pasojë e rënies së çmimeve të ushqimeve në tregjet e huaja si edhe të mbiçmimit të kursit të këmbimit. Formimi i inflacionit total (2.7% për tremujorin I 2024) ruajti të njëjtin profil si më parë, me mbizotërim të kontributeve të brendshme, me 2.3 pikë përqindje. Sipas Bankës së Shqipërisë, intensiteti i presioneve të brendshme inflacioniste, mbeti relativisht i lartë, pikërisht në pasqyrim të kërkesës relativisht të lartë për mallra e shërbime dhe të rritjes së kostove të punës për njësi./ Monitor

inflacion

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj