16 Shkurt 2026, 12:29
Nga D.S
Foto ilustriese
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kanë zbuluar një hendek të madh kohor midis rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale në vendin tonë.
Të dhënat sugjerojnë se, në skenarin më optimist, Shqipërisë mund t’i duhen rreth tri dekada për të arritur mesataren e PBB-së për frymë të BE-së. Megjithatë, lufta kundër varfërisë duket se i përket një shekulli tjetër, pasi kërkon më shumë se 100 vite. Kjo tregon se rritja e të ardhurave për frymë nuk po përkthehet në një jetë më të mirë për shtresat më të varfra të popullsisë.
Konvergjenca e të ardhurave për frymë me ato të BE-së parashikohet të ndodhë më shpejt, pasi PBB-ja është një mesatare e thjeshtë që fryhet nga performanca e mirë e pak sektorëve specifikë. Për shembull, rritja ekonomike mund të stimulohet nga sektori i ndërtimit apo energjisë, por nëse një pensionist apo një familje në fshat vazhdon të ketë të njëjtat të ardhura, niveli i varfërisë mbetet i palëkundur. Madje, statistika e PBB-së duket sikur rritet me shpejtësi edhe për shkak të efektit negativ të tkurrjes së popullsisë.
Për sa kohë që pasuria në vendin tonë mbetet e përqendruar në majën e një piramide njerëzish, ajo e ka të pamundur të ndikojë në përmirësimin e jetesës së shtresave të tjera, sidomos të atyre më të varfra.
Nga ana tjetër, ky raport dëshmon një ndarje rajonale: ekonomia e qendrës së vendit dhe zonat bregdetare po i afrohen më shpejt nivelit të BE-së, ndërsa zonat rurale dhe qytetet periferike mbeten të bllokuara në një cikël varfërie të vazhdueshme.
Analiza tregon se, ndonëse rritja ekonomike mund të përshpejtohet përmes integrimit tregtar, shpërndarja e mirëqenies dhe reduktimi i varfërisë janë procese strukturore shumë më të ngadalta. Edhe në skenarin më optimist të anëtarësimit të plotë, Shqipërisë do t’i duheshin mbi 100 vite për të eliminuar hendekun e varfërisë me vendet e BE-së.
Pa reforma rrënjësore në sistemin e pensioneve, në pagën minimale dhe pa politika për të mbyllur pabarazinë ekstreme, rritja e PBB-së do të shërbejë vetëm si një fasadë statistikore. Konvergjenca sociale rrezikon të mbetet një mision i pamundur, duke lënë pas breza të tërë në pritje të një mirëqenieje që në letër duket afër, por në realitet mbetet e paarritshme./Monitor.al
pbb projeksionet e fundit të institutit të vjenës për studime ndërkombëtare
Ekonomi
16 Shkurt 2026, 07:30
D.S
Foto ilustruese
Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë hi...
Ekonomi
14 Shkurt 2026, 07:43
I.A
Foto Ilustruese
Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit p...
Ekonomi
13 Shkurt 2026, 14:38
E.d
Foto ilustruse
Në shumicën e vendeve europiane, personat me të ardhura më të larta paguajnë proporcionalisht më shum&eum...
Ekonomi
13 Shkurt 2026, 14:36
E.d
Foto ilustruse
Tenderët që lidhen me sistemet e informacionit dhe teknologjisë kanë mbetur së fundmi “dyerve” të ...
Ekonomi
13 Shkurt 2026, 12:00
D.S
Banka Botërore bëri një vlerësim të fundit për Programin i Modernizimit të Sektorit të Ujit dhe Kanalizimeve në S...
Ekonomi
13 Shkurt 2026, 10:26
I.A
TIRANË- Ema, punonjëse në një media, kur bëri deklarimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore për vit...
Ekonomi
12 Shkurt 2026, 15:04
E.d
António Costa
Europës i duhet një ndryshim rrënjësor, në të cilin kryeqytetet e BE-së të lënë m&eu...
Ekonomi
12 Shkurt 2026, 14:39
E.d
Foto ilustruse
Në mbledhjen e parë, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri...
Ekonomi
12 Shkurt 2026, 14:36
E.d
Foto ilustruse
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u rrit përsëri gjatë vitit 2025 dhe arriti nive...
Ekonomi
11 Shkurt 2026, 14:32
E.d
Foto ilustruse
Sondazhet tregojnë se shumica e europianëve ende presin që çmimet e ushqimeve të rriten këtë vit, pavar...