LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por gjysma e shqiptarëve nuk blejnë dot ilaçet

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondi për rimbursimin e medikamenteve po mbetet ne vendnumëro me vetëm 10-11 miliardë lekë në vit, teksa barra e sëmundjeve në popullatë rritet vit pas viti.

21 Korrik 2023, 08:18 Nga f.i
Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon,
foto ilustruese

TIRANË- Ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta pas Malit të Zi për ritmet e larta të rritjes më 2022, por duket se burimet e rritjes nuk janë shpërndarë mirë në popullatë përderisa shqiptarët kishin vështirësi me shumë se bashkëqytetarët në Rajon për të paguar faturat e medikamenteve.

Gjithashtu pakënaqësia për rritjen e çmimeve ishte më e larta në mesin e familjeve shqiptare tregojnë rezultatet e barometrit të Ballkanit që zhvillohet vit për vit në 6 vende të Rajonit nga Këshilli i bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Rezultatet e anketës treguan se 41 për qind e familjeve në Shqipëri kishin vështirësi dhe pamundësi të blinin ilaçet që nuk ishin të përfshira në listën e rimbursimit në vitin 2022. Në vendet e tjera të Rajonit ky shqetësim ishte më pak i pranishëm përveç Kosovës ku 35% e familjeve u ndeshën në vështirësi në blerjen e medikamenteve që nuk ishin në listat e rimbursimit.

Në të kundërt në Maqedoninë e Veriut vetëm 23 për qind e familjeve kishin vështirësi të përballonin pagesat e ilaçeve jashtë listave të rimbursimit, në Serbi vetëm 16 % , në Malin e Zi 15% dhe në Bosnjë 14%. Zhvillimet e brendshme tregojnë se të ardhurat buxhetore po rriten me ritme të larta sidomos dy vitet e fundit si pasojë rritjes së çmimeve dhe rigjallërimit të sektorit të turizmit. Mirëpo nga rishpërndarja e fondeve shtesë sektori i arsimit dhe shëndetësisë po përftojnë shumë më pak.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondi për rimbursimin e medikamenteve po mbetet ne vendnumëro me vetëm 10-11 miliardë lekë në vit, teksa barra e sëmundjeve në popullatë rritet vit pas viti. Raporte rajonale për tregun farmaceutik tregojnë se, Shqipëria ka listën me të varfër në Rajon dhe me gjerë në Europë për rimbursimin e medikamenteve.

Një studim i fundit i IQVIA (kompani shumëkombëshe që u shërben industrive të kombinuara të teknologjisë së informacionit shëndetësor dhe kërkimit klinik) gjeti se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja në listën e rimbursimit, me një diferencë shumë të madhe me fqinjët si Maqedonia e Veriut, Serbia, të cilat kanë miratuar përkatësisht 11 dhe 17 medikamente të reja secila.

Studimi i IQVIA tregon se nga 160 medikamentet e reja që u miratuan për përdorim nga 2017-2020, 74 prej tyre, ose rreth 46%, janë në dispozicion të pacientëve në BE, ndërsa në Shqipëri, vetëm 3% e tyre në dispozicion. Në vitin 2022 fondi për rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore arritën në vlerën 11,506 milionë lekë, ose në masën 97.3% e planifikimit.

Rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore mbetën pa paguar rreth 727 milionë lekë. Buxheti i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore (FSDKSH) është rritur vit pas viti, por rritja më së shumti ka shkuar për financimin e kontratave me Partneritet Publik-Privat, si kontrolli mjekësor bazë (check-up, sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, dializa dhe së fundmi laboratori).

Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon,

Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon,

Marrë nga Monitor

ilacet ne shqiperi shqiperi ilacet


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet