LIVE UPDATES
Ekonomi

Leku “buldozer”; euro shumë afër pragut të 100 lekëve, “zhyten” edhe valutat e tjera

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12% që nga fillimi i vitit. Edhe Paundi Britanik preku një minimum të ri historik, në vlerën e 115.72 lekëve. Kursi i Paundit me Lekun ka rënë me 15.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.2% që nga fillimi i vitit.

20 Korrik 2023, 14:29 Nga k.m.
Leku “buldozer”; euro shumë afër pragut të 100
Foto ilustruese

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit po vazhdon i pandalshëm edhe këtë javë. Euro ka zbritur tashmë shumë afër pragut të 100 lekëve dhe rënia e saj po tërheq pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha Europiane u këmbye të enjten me 100.49 lekë, duke prekur minimumin e radhës historik.

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12% që nga fillimi i vitit. Edhe Paundi Britanik preku një minimum të ri historik, në vlerën e 115.72 lekëve. Kursi i Paundit me Lekun ka rënë me 15.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.2% që nga fillimi i vitit. Dollari Amerikan ka zbritur në 89.61 lekë, duke shënuar një rekord të ri që prej fundit të vitit 2008. Kursi i Dollarit me Lekun ka rënë me 21.6% krahasuar me një vit më parë dhe me 16.2% që nga fillimi i vitit. Edhe Franga Zvicerane shënoi një minimum të ri shumëvjeçar, duke prekur vlerën më të ulët që prej vitit 2009. Franga u këmbye me 104.46 lekë, në rënie me 11.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10% që prej fillimit të këtij viti.

Leku “buldozer”; euro shumë afër pragut të 100

Në këtë periudhë, kursi i këmbimit ndodhet nën efektin e rritjes së ofertës valutore, për shkak të sezonit turistik. Statistikat e deritanishme kanë treguar se numri i turistëve të huaj këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, ashtu si edhe të ardhurat nga turizmi në Bilancin e Pagesave. Në periudhën mes korrikut dhe gushtit, turizmi arrin fazën kulmore, duke bërë që edhe ndikimi i këtij faktor në kursin e këmbimit të jetë më i fortë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Përveç efektit të fortë të turizmit, Bilanci i Pagesave në tremujorin e parë të vitit u përmirësua ndjeshëm edhe nga rritja e remitancave, eksporteve të shërbimeve të tjera dhe nga nivelet e larta të investimeve të huaja direkte.

Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor. Këta faktorë njëkohësisht kanë sjellë një mbiçmim të paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Mbështetur në tendencat historike, është e pritshme që Leku të vazhdojë të forcohet së paku deri në javën e parë të muajit gusht, në mungesë të faktorëve të paparashikuar ose të një ndërhyrjeje të Bankës së Shqipërisë. Leku i fortë ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të rritjes së çmimeve të importit në ekonominë shqiptare dhe ka qenë një prej faktorëve që ka përcaktuar nivele më të inflacionit krahasuar me vendet e tjera të Europës. Megjithatë, përmasat që ka marrë forcimi i Lekut në muajt e fundit mund të bëhen një problem për ekonominë, veçanërisht për eksportuesit dhe për prodhimin vendas. Në gjysmën e parë të këtij viti, eksportet pësuan një rënie të ndjeshme, e shkaktuar kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor./Monitor

 

euro

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë