Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar u rrit në 3.14%, nga 3.09% që kishte qenë në dy ankandet e mëparshme.
TIRANË- Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit shënuan një rritje të lehtë në ankandin e kësaj jave, për herë të parë që nga muaji mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar u rrit në 3.14%, nga 3.09% që kishte qenë në dy ankandet e mëparshme.
Nga 7.2 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand rezultoi lehtësisht më e lartë, në 7.32 miliardë lekë. Në fund, MFE vendosi të pranojë një shumë pak më të ulët se ajo e shpallur, në vlerën e 6.92 miliardë lekëve, ndoshta për shkak të rritjes së yield-eve.
Pasi u rritën me ritme të shpejta në pjesën e dytë të vitit të kaluar, këtë vit yield-et e bonove 12-mujore, ashtu si edhe të instrumenteve të tjera të borxhit të qeverisë, kanë pësuar një rënie të vazhdueshme dhe ndoshta të paparashikuar në fillim të këtij viti.
Yield-et e bonove 12-mujore zbritën deri në nivelin 3.09% mes fundit të korrikut dhe fillimit të qershorit, në nivelin më të ulët në 11 muaj. Asnjëherë më parë yield-et e këtyre instrumenteve nuk kishin zbritur aq afër normës bazë të interesit.
Arsyeja e kësaj rënieje duket të jetë likuiditeti i lartë në tregun financiar dhe kërkesa e lartë e investitorëve për letrat e borxhit të qeverisë. Megjithatë, pasi zbritën shumë pranë normës bazë të interesit, duket se yield-et për momentin e prekën pikën më të ulët dhe kishte ardhur koha për një korrektim në rritje.
Më herët gjatë këtij muaji, u regjistrua një ngjarje shumë e rrallë në historinë e huamarrjes së brendshme: Ministria e Financave dhe Ekonomisë refuzoi të gjitha kërkesat e paraqitura në ankandin e bonove me maturim 6-mujor. Arsyeja ishte sepse yield-i mesatar i ponderuar i kërkuar nga investitorët ishte 3.06%, shumë afër yield-it prej 3.09% të bonove 12-mujore.
Veprimi i MFE ishte një lloj presioni ndaj tregut për t’i ulur yield-et e bonove afatshkurtra poshtë normës bazë të interesit. Megjithatë, duket se ky presion nuk ka funksionuar dhe në ankandin e radhës tregu ka reaguar duke rritur yield-et e kërkuara për bonot 12-mujore.
Për momentin, rritja e lehtë e yield-eve të bonove 12-mujore nuk sinjalizon ndonjë ndryshim domethënës të kushteve të tregut të letrave me vlerë të qeverisë. Ekspertët mendojnë se mund të ketë një korrektim të mëtejshëm në rritje të normave të interesit, por në përmasa të vogla, të paktën derisa Banka e Shqipërisë të vendosë të rifillojë rritjen e normave bazë të interesit.
Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë po vazhdon ta shtyjë rritjen e mëtejshme të normave të interesit, e shtyrë kryesisht nga forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Për momentin, qeveria shqiptare ndodhet në kushte komode. Suficiti i lartë buxhetor dhe Eurobondi prej 600 milionë eurosh i siguruar në muajin qershor kanë krijuar një tepricë të konsiderueshme likuiditeti, që krijon hapësira fleksibiliteti për të përshtatur huamarrjen në afatin e shkurtër.
Për pjesën e dytë të vitit, pritet që MFE të rrisë peshën e emetimeve të instrumenteve aftagjata, për të shfrytëzuar normat ende të favorshme të interesit dhe për të zgjatur maturitetin mesatar të borxhit, duke ulur paralelisht edhe rreziqet e rifinancimit.
Marrë nga Monitor.al
Foto ilustruese TIRANË- Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri një rritj...
Foto ilustruese TIRANË- Shtetasit shqiptarë mendojnë se shteti i tyre është më i korruptuar në krahasim me të gjith...
Si shtetasit e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit, sipas rezultateve të fundit t&...
euro TIRANE- Marshimi i lekut në kursin e këmbimit valutor, vijoi me hapa të mëdhenj edhe ditën e martë. Sipas kursit zyrtar ...
Gjatë vitit 2022, një rigjallërim i fortë i aktivitetit turistik rriti me pothuajse 60% të ardhurat nga taksat e shërbimit hotel...
Cmimet Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje ditët e fundit për herë të parë që nga fundi i maji...
Foto ilustruese TIRANË- Qershori ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të të ardhurave buxhetore, të ndik...
Grafik TIRANË- Eksportet kanë vijuar rënien dyshifrore për të katërtin muaj radhazi në qershor, duke bërë q&eu...
Grur LUSHNJE- Çka pritej ndodhi. Rreth 1 javë pas përfundimit të sezonit të korrje-shirjes së grurit fermerët e fshatr...
Ministria e Financave TIRANË- Ministria e Financave ka shkurtuar fondet e programuara në fillim të vitit për financimin e inceneratorin...