LIVE UPDATES
Ekonomi

Strategji për agroturizmin, masat për rritjen e numrit të bizneseve dhe ndikimit ekonomik lokal

Gjithsesi në dokument është bërë një parashikim mbi ndikimin e strategjisë ku thuhet se deri në vitin 2027 parashikohen të jenë 100 agroturizme të certifikuar dhe pesha e tyre ekonomike të jetë rritur.

1 Shkurt 2024, 07:31 Nga r.ll
Strategji për agroturizmin, masat për rritjen e numrit të
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria synon që deri në vitin 2027 të rrisë peshën dhe ndikimin që sektori i agroturizmit ka në tërësi në ekonomi por sidomos në zonat rurale ku zhvillohet.

Një strategji e nxjerrë për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nën emërtimin “Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Agroturizmit në Shqipëri” parashikon një sërë masash dhe prioritetesh.

Por ajo që vështirëson të pasurit të një panorame të qartë mbi atë ku do të arrihet, sikurse pranohet dhe në dokument, është faza nga ku po nisemi ku statistikat që lidhen me agroturizmin janë bazike.

Gjithsesi në dokument është bërë një parashikim mbi ndikimin e strategjisë ku thuhet se deri në vitin 2027 parashikohen të jenë 100 agroturizme të certifikuar dhe pesha e tyre ekonomike të jetë rritur.

“Në lidhje me ndikimin e strategjisë mund të parashikojmë sa më poshtë: Për fat të keq, në terma ekonomikë, siç deklarohet në këtë dokument, ka mungesë të të dhënave të agreguara dhe zyrtare për të llogaritur saktë ndikimin në aspektin e xhirove të agroturizmit dhe në ekonominë kombëtare. Sidoqoftë, në bazë të studimeve të marra në konsideratë në strategji, duke presupozuar se xhiroja e një subjekti të agroturizmit është rreth 142,000 euro në vit dhe krahasuar me objektivin e pasjes së 100 subjekteve të certifikuara të agroturizmit deri në vitin 2027, ne mund të parashikojmë se do të kemi një ndikim në vlerën 14,2 milionë euro, krahasuar me 3,55 milionë euro në vit për 25 subjektet aktuale të certifikuara të agroturizmit”, thuhet në dokument.

Por cilat janë në fakt objektivat që ka në thelb strategjia e publikuar së fundmi. Së pari rritja e numrit të agroturizmeve të certifikuara. Kjo synohet të arrihet përmes një kuadri ligjor të përmirësuar që siç citohet në dokument “shpeshherë kuadri ligjor aktual përbën pengesë ndaj numrit në rritje të fermave agroturistike, si dhe kufizon qëllimet që lidhen drejtpërsëdrejti me zhvillimin e këtij sektori”.

Së dyti synohet përmirësimi i cilësisë. “Objektivi i përfitimit të një klientele ndërkombëtare dhe vendosja në një pozitë konkurruese në sferën e turizmit kërkon arritjen e disa standardeve minimale specifike për agroturizmet e certifikuara. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me atë të Turizmit, do të përgatitet një udhëzues për standardet minimale që do të zbatohen për sektorin e ushqimit dhe veprimtarive pritëse, për të ofruar mbështetje të qartë dhe të menjëhershme për bizneset, si dhe për standardet e kërkuara nga aktorët ndërkombëtarë në fushën e turizmit”.

Së treti rritja e aksesit në dixhitalizim. “Agroturizmi si një praktikë e mirë për rritjen e aksesit në dixhitalizim: sektori i turizmit kërkon një kapacitet të lartë për të shfrytëzuar potencialin e rrjeteve sociale dhe të mjeteve dixhitale. Gjithnjë e më shumë, përdoruesit po kërkojnë një përvojë gjithëpërfshirëse që mund të ndahet me të tjerët, duke shumëfishuar kështu marketingun e territorit” thuhet në strategji.

Një tjetër objektiv është lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve dhe aktorëve të tjerë në sektorët e bujqësisë dhe turizmit. “Të gjitha veprimtaritë pritëse mund të përfitojnë nga përvojat atraktive agroturistike, të ofruara turizmi i verës dhe ai kulinar në zonat rurale. Prandaj, është e rëndësishme që të krijohet një model bashkëpunimi ndërmjet turizmit rural dhe tradicional, edhe përmes mjeteve dixhitale” përcakton strategjia.

Ruajtja e kapitalit vendas dhe njerëzor përmes zhvillimit të qëndrueshëm ëhstë një tjetër objektiv.

“Në mënyrë që të shmanget humbja e kapitalit njerëzor, biodiversitetit dhe traditës, veçanërisht në zonat e disavantazhuara dhe të marxhinalizuara, duhet mundësuar zhvillimi shumëfunksional dhe i qëndrueshëm i fermave, duke inkurajuar përfshirjen e të rinjve dhe grave”

Nën këtë objektiv strategjia parashikon një sërë elementesh të tillë lehtësimi i vazhdimësisë së punës së fermerëve në zonat e disavantazhuara, përfshirja e grave dhe të rinjve zhvillimi i qëndrueshëm, përforcimi i karakterit unik të prodhimeve bujqësore shqiptare.

Agroturizmi nisi të rregullohej me kuadër ligjor vetëm pak vite më parë dhe sipas strategjisë referuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, numri i strukturave të certifikuara të agroturizmit është 25 dhe 31 janë në proces certifikimi paraprak. Madhësia mesatare e një agroturizmi për nga pikëpamja e sipërfaqes së tokës është 10ha, ndërkohë që kjo mesatare është 1,2ha për fermat bujqësore në Shqipëri. Tipologjia dominuese mes subjekteve të agroturizmit shqiptar është ajo e fermave që kryejnë edhe veprimtari shërbimi (turizëm), si p.sh. akomodim, veprimtari rekreative dhe shërbime të ushqimit dhe pijeve. Një agroturizëm ka mesatarisht 6 dhoma për akomodim dhe 23 tavolina restoranti./MONITOR

agroturizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj