LIVE UPDATES
Ekonomi

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, i vetmi “sold out”; 17% e biletave u blenë nga turistë

Ngjarjet artistike në këto teatro janë bërë një magnet për vizitorët ndërkombëtarë, të cilët vetëm në 6 muajt e parë të vitit blenë rreth 17% të totalit të biletave.

22 Shtator 2024, 08:09 Nga I.A
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, i vetmi “sold
TKOB

TIRANË- Në rrugët e ngushta të Tiranës, ku ndjenja e historisë dhe traditës përzihet me ndryshimet moderne të qytetit, një fenomen i veçantë po ndodh: teatrot në Shqipëri po mbushen me turistë të huaj, të cilët sjellin me vete një frymë të re dhe të ndryshme.

Ngjarjet artistike në këto teatro janë bërë një magnet për vizitorët ndërkombëtarë, të cilët vetëm në 6 muajt e parë të vitit blenë rreth 17% të totalit të biletave.

Një ndryshim i dukshëm është se në këto salla nuk dëgjohet më vetëm gjuha shqipe.

Krahas saj, të tjera gjuhë si italishtja dhe anglishtja janë bërë të zakonshme. Kjo nuk është për shkak të aktorëve në skenë, por për shkak të turistëve të huaj që vijnë si spektatorë.

Një nga faktorët kryesorë që ndihmon në këtë prirje është çmimi i ulët i biletave, i cili është shumë më tërheqës në krahasim me qytetet e tjera europiane.

Ndërsa në Milano dhe qytete të tjera të mëdha të Europës, çmimet për një biletë teatri variojnë nga 18 deri në 96 euro, në Tiranë ato mbeten të arritshme për shumicën, duke filluar nga 10 euro.

Në një intervistë ekskluzive me revistën “Monitor”, Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigela Voshtina, thekson se gjatë periudhës janar-qershor 2024, TKOB-ja mirëpriti më shumë se 16 mijë artdashës, një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, u shitën më shumë se 14,500 bileta, nga të cilat rreth 2,500 ishin blerë nga turistët e huaj, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të interesit ndërkombëtar për artin skenik shqiptar.

Si e shihni ndryshimin në interesin e turistëve dhe vendasve për shfaqjet e teatrit? A ka ndonjë tendencë të dukshme gjatë vitit?

Interesi për shfaqjet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ka parë një rritje të konsiderueshme si nga qytetarët shqiptarë, të cilët, përveçse nga kryeqyteti, vijnë të na ndjekin edhe nga qytete të tjera pranë, siç janë Durrësi dhe Elbasani, me një interes të shtuar për premiera të reja ose koncerte simfonike që rrallëherë më parë janë vendosur në skenën tonë.

Gjatë sezonit të parë artistik, TKOB-ja mirëpriti më shumë se 16 mijë artdashës, 18% më shumë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Qasje goxha të madhe ka pasur edhe nga turistët, gjatë sezonit të parë artistik, janar-qershor 2024, ku u shitën më shumë se 14,500 bileta, rreth 2,500 prej tyre sipas të dhënave të mbledhura nga biletaria e TKOB-së janë blerë nga turistët e huaj.

Gjatë sezonit të parë artistik janë realizuar 82 shfaqje, nga të cilat 27 janë premiera dhe 55 rivënie.

Gjithashtu, gjatë muajve të verës, TKOBAP ka realizuar ture në qytetet më të mëdha të vendit, duke pasur spektatorë edhe një numër të madh vizitorësh të huaj, të cilët kishin zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik.

Cilat janë risitë më të fundit që ka sjellë Teatri në repertorin e tij dhe si i janë përgjigjur ata, publiku dhe kritikët?

Risia e këtij viti artistik është fakti që ky vit i është kushtuar kryesisht kompozitorit të famshëm italian Giacomo Puccini, në 100-vjetorin e tij të vdekjes, i cili vjen nga bashkëpunimi Festivale Puccinianno me të vetmin institucion që mban të drejtat dhe emrin e Giacomo Puccini në Torre del Lago.

Edhe TKOB-ja gjatë sezonit të parë artistik, krahas teatrove simotra të saj nëpër botë, vendosi në skenë disa nga kryeveprat e kompozitorit, ndër më të dashurat për publikun.

Jemi munduar t’u qasemi më shumë fëmijëve dhe të rinjve duke sjellë në skenë opera për fëmijë dhe familje dhe koncerte simfonike të grupeve dhe artistëve shumë të njohur botëror.

Drejtoria artistike dhe bordi i TKOBAP kanë ndërtuar një kalendar shumë ambicioz, i cili do të vijë gjatë gjithë vitit artistik, vjen si një buqetë për artdashësit, ku secili do ta gjejë patjetër veten.

Kompozimet e artistëve shqiptarë do të jenë gjithashtu pjesë e kalendarit artistik.

Ndërkombëtarizimi i TKOB-së është dëshira dhe qëllimi ynë kryesor, ndaj vetëm gjatë sezonit të parë artistik janë realizuar 51 aktivitete kulturore ndërkombëtare të realizuara në Shqipëri, një rritje prej 42% më shumë se vitin e kaluar, dhe 11 bashkëpunime nga Shqipëria në skenën ndërkombëtare, 5 herë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Nuk kanë munguar trajnimet për të rinjtë, ku numërohen 363 orë edukim përmes artit, 50 orë trajnime dhe 26 shfaqje me dhe nga artistët e rinj.

Cilat kanë qenë disa nga shfaqjet më të suksesshme gjatë vitit dhe çfarë i ka bërë ato të spikasin?

Kalendari artistik kushtuar Puccini-t jo vetëm me opera, por edhe me koncerte simfonike dhe gjithashtu  kompozimet e kompozitorëve shqiptarë kanë krijuar Opera të një rëndësie të veçantë si ‘Il Trittico’, ‘La Boheme’ ose ‘Madame Butterfly’, kanë sjellë pranë TKOB-së shumë artdashës, të cilët janë bërë njësh me Operën.

Disa nga shfaqjet më të suksesshme të vitit kanë qenë ‘Madame Butterfly’, e cila ka tërhequr vëmendjen për ndjeshmërinë artistike dhe intensitetin emocional dhe që ka vendosur në skenë artistë të mirënjohur vendas dhe të huaj si Anna Pirozzi, Eva Golemi, Armando Likaj, Klodian Kaçani etj.

Gjithashtu edhe koncertet simfonike me pjesë të përzgjedhura janë përqafuar nga publiku, duke nxjerrë shumë shfaqje me biletat e shitura.

Qershia mbi tortë ishte rikthimi në skenën tonë i sopranos shqiptare Ermonela Jaho e cila mbushi plot jo vetëm sallën e TKOB-së, por gjithashtu edhe skenën e improvizuar në sheshin “Skënderbej”.

Çfarë planesh dhe projekte të reja ka Teatri për sezonin e ardhshëm dhe si pritet të ndikojnë ato në tërheqjen e audiencës?

Pjesa e dytë e vitit artistik, e cila hap siparin në datat 14 dhe 15 shtator, me ‘Choral Fantasy’ nga Beethoven dhe ‘Requiem’ nga Mozart, për të vazhduar pastaj me Festivalin e Vallëzimit nga Angelin Preljocaj, është vetëm fillimi i një sezoni të larmishëm me koncerte, opera, balete dhe produksione gjigante si ‘Toska’, e cila sjell në skenë artistë shqiptarë me famë botërore si Saimir Pirgu, apo ‘Lucia di Lammermoor’, e cila vjen totalisht si një produksion i ri nga Izraeli.

Gjatë këtij sezoni artistik, ruajmë një fokus të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe sjelljen e veprave të reja bashkëkohore në repertorin e Teatrit.

Ky diversifikim synon jo vetëm të ruajë interesin e publikut tradicional, por edhe të tërheqë breza të rinj spektatorësh. Vazhdojnë gjithashtu operat për fëmijë dhe familje si një fokus i teatrit për ta bërë operën shtëpinë e të gjithëve./Monitor.al

tkob

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Shtator 2024, 08:17 I.A

A po rritet shumë shpejt kredia?

Foto Ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë paralajmëroi këtë muaj për rreziqe të shtuara nga rritja e shpejtë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj