Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përllogaritur brenda të njëjtit aktivitet ekonomik, peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 45,3%, pasuar nga aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 38,0% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë me 36,2%.
TIRANË- Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të posacme, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve, duke shënuar rritje prej 9,7%, krahasuar me vitin 2023 raportoi sot INSTAT.
Përllogaritur brenda të njëjtit aktivitet ekonomik, peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 45,3%, pasuar nga aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 38,0% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë me 36,2%.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 83,1% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 80,5% që rezultoi në vitin 2023.
Në vitin 2024, shërbimet cloud të cilat u referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj., janë përdorur nga 30,0% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet. Krahasuar me vitin 2023, përdorimi i shërbimeve cloud në ndërmarrjet që kanë akses në internet, ka shënuar 7,0% rritje.
Në ndërmarrjet të cilat kanë blerë shërbimet cloud gjatë vitit 2024, 70,6% e tyre aplikojnë software-in për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM), i cili lehtëson komunikimin me klientin dhe ndihmon në gjurmimin e interesave të klientëve, etj.
Në vitin 2024, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 40,7% e ndërmarrjeve nga 38,8 % e ndërmarrjeve të cilat e kanë përdorur gjatë vitit 2023.
Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2024, përfaqësojnë 99,3% të ndërmarrjeve, nga 99,1% që rezultuan në vitin 2023.
Gjatë vitit 2024, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 29,7%, nga 28,4% që rezultoi në vitin 2023. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 32,4% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29,9% që rezultuan në vitin 2023.
Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 74,8%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 65,7% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 59,1%
Në vitin 2024, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 34,3% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet. Në vitin 2024, 99,3% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,1% që rezultuan në vitin 2023.
Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 88,0%, nga 83,5% që ishte në vitin 2023, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 40,9%. Faqja e internetit (website) është përdorur nga 57,7% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 54,9% që rezultoi në vitin 2023./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027, sipas të cil&...
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e netë-qëndrimeve të të huajve dhe vendasve përgjatë muajit korrik të këtij viti &eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kërkesa e sektorit privat për kredi shënoi rritje të ndjeshme në gjysmën e parë të k&e...
Foto ilustruese TIRANË- Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit përsëri me ritme të shpejta në tremujorin e dyt&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar ndodhet në një situatë t&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Sistemet e prodhimit të ushqimit që kombinojnë akuakulturën dhe hidroponinë apo të njohura si akuapon...
Foto ilustruese TIRANA- Deputetët e grupit parlamentar të PD-së kanë depozituar në Kuvend projektligjin “Për disa shtes...
Foto ilustruese TIRANA- Fermerët në zonën e Korçës kanë nisur sezonin e mbledhjes së patates. Këtë vit ...
Foto ilustruese TIRANA- Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Pas përfundimit të kë...
Foto ilustruese TIRANA- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë sh&eum...