Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Raporti i APP ndalet edhe tek procedurat që institucionet negociojnë në tavolinë duke vlerësuar se ato ishin 674 milionë lekë apo 6.7 milionë euro.
TIRANË- Institucionet shtetërore shpallën fitues dhe lidhën 4863 kontrata me operatorë ekonomikë që morën pjesë në tenderë të ndryshëm për mallra e shërbime.
Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se vlera e fondit që ka rezultuar nga shpallja e fituesve pas procedurave ishte 171 miliardë lekë apo 1.7 miliardë euro.
Përqindja e fondit limit ndaj atij të fituar ishte 86 për qind. Sipas APP në total në sistemin e prokurimeve u hodhën 6811 procedura me një fond limit 326 miliardë lekë apo 3.2 miliardë euro por një pjesë e mirë e tyre u anuluan rreth 1641 të tilla dhe me një fond 67 miliardë lekë apo 670 milionë euro.
Raporti i APP ndalet edhe tek procedurat që institucionet negociojnë në tavolinë duke vlerësuar se ato ishin 674 milionë lekë apo 6.7 milionë euro.
“Krahasuar me numrin total tё procedurave tё përfunduar me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.3% tё tyre. Nё çdo rast, sikundër rezulton nga tё dhënat e analizuara, fondi i fituar pёr procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (674,974,038 lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurave të përfunduara me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël +negocim pa shpallje) (172,117,942,615 lekë) duke zёnё vetëm 0.4% tё fondit total tё fituar të procedurave tё përfunduar me fitues” thuhet në raport.
Nga analizimi i të dhënave për periudhën Janar – Dhjetor 2024 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 3,789 procedura të shpallura në total ose 56% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,796 procedurave të shpallura në total ose 26% dhe të punëve publike 1,226 procedura të shpallura në total ose 18%.
Fondin më të lartë të procedurave të shpallura sipas tipit të kontratës e zë fondi i procedurave të tipit “Punë Publike” i cili zë 68% të fondit total të procedurave të shpallura, duke u pasuar nga procedurat e tipit “Mallra” me 17% dhe “Shërbime” me 15%./MONITOR
Foto ilustruese TIRANA- Viti 2025 ka nisur me një rënie të mëtejshme të normave të interesit në tregun financiar. N...
Foto ilustruese TIRANA- Deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2024 është dorëzuar nga 127,3 mijë individë nga 143,3...
Foto ilustruese TIRANA- Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që hynë në fuqi një ditë më p...
Foto ilustruese TIRANA- Vala e ndërtimeve vitet e fundit ka nxitur së tepërmi rritjen e importeve të materialeve të ndërtimit...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se edhe për vitin e kaluar forcimi i Lekut në kursin e k&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Paketa e re e politikave tregtarë të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndikojnë...
Foto ilustruese TIRANA- Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të ...
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e konsumit të birrës për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj vitet e...
Foto ilustruese TIRANA- Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e ty...
Foto ilustruese TIRANA- Normat e fitimit tek bizneset po ndjekin trendin e zhvendosjes së ekonomisë nga prodhimi tek ndërtimi dhe turizmi. Z...