LIVE UPDATES
Ekonomi

DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë, 10% më pak nga sa kishin detyrimin

Afati për dorëzimin e DIVA 2024 ishte 1 Prill (afati i fundit ishte 31 Marsi, por për shkak të festës së Fitër Bajramit u shty). Kategoritë që kanë detyrimin për plotësimin e DIVA 2024 janë individët me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit, nga mbi 2 milionë lekë që ishte kufiri i mëparshëm.

4 Prill 2025, 07:58 Nga M.B
DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë, 10% më pak nga
Foto ilustruese

TIRANA- Deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2024 është dorëzuar nga 127,3 mijë individë nga 143,3 mijë që kishin detyrimin e deklarimit apo 90% e tyre. Numri i deklaruesve është rritur me 61,4 mijë krahasuar me deklarimet e DIVA 2023.

“DIVA 2024 nga 143,369 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 127,381 individë. DIVA 2023 nga 73,850 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 65,910 individë. Administrata Tatimore fton individët që nuk kanë deklaruar ende, të bëjnë deklarimin e DIVA sa më shpejt për të shmangur gjoba dhe interesa të panevojshme”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore.

Afati për dorëzimin e DIVA 2024 ishte 1 Prill (afati i fundit ishte 31 Marsi, por për shkak të festës së Fitër Bajramit u shty). Kategoritë që kanë detyrimin për plotësimin e DIVA 2024 janë individët me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit, nga mbi 2 milionë lekë që ishte kufiri i mëparshëm.

Ulja e pragut të detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri u ul pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Detyrim për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s është edhe për individët nëse gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.) pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara nga paga.

Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk ndryshoi. Pra të dypunësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 milionë lekë në vit apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel./ Monitor

diva

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty