2 Prill 2025, 07:11
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Normat e fitimit tek bizneset po ndjekin trendin e zhvendosjes së ekonomisë nga prodhimi tek ndërtimi dhe turizmi. Zhvillimet teknologjike gjithashtu po shndërrohen në parajsë fitimesh për aktivitetet e kësaj fushe. Norma e përgjithshme e fitimeve në ekonomi rezultoi 11.3% më 2023 nga 9.1 për qind që ishte në vitin 2022, sipas informacioni zyrtar ekonomik mbi ndërmarrjet nga INSTAT.
Në vitin 2023 bizneset në aktivitetet e shërbimeve profesionale, shërbimeve të informacionit dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme kishin norma fitimi mbi 28-30 për qind (shiko tabelën e mëposhtme). Në anën tjetër bizneset e telekomunikacionit, prodhimit të këpucëve, veshjeve dhe tregtisë me shumicë kishin norma më të ulëta të fitimit. 2.5-6%.
Pas pandemisë dhe me plakjen e shpejtë të popullsisë ka një trend të rritje të aktiviteteve të shërbimeve të shëndetit dhe gjithashtu edhe fitimeve të tyre. Në vitin 2023 bizneset në fushën e shëndetësie dhe punës sociale kishin normë fitimi 23 për qind. Me fitime më të larta se mesatarja ishin edhe aktivitetet në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Bizneset e kësaj fushe patën fitime sa 23.2 për qind e të ardhurave me 2023. Kompanitë që prodhojnë energji nga hidrocentralet kanë norma të larta fitimi. Pasi përfundojnë investimet ata kanë kosto të ulëta operacionale kundrejt çmimeve gjithnjë e në rritje për energjinë nga burimet e rinovueshme.
Aktivitet e postës dhe magazinimit hyjnë në rendin e aktiviteteve me norma të larta fitimi. Blerjet dhe tregtia online po gjeneron aktivitet për kompanitë postare, të cilat realizuan fitime sa 21.4 për qind te të ardhurave. Hoteleria renditet në top listën e aktiviteteve me fitim të lartë më 2023. Bizneset në këtë sektor kishin fitime sa 21 % e të ardhurave, si rrjedhojë e rritjes së vizitoreve dhe net- qëndrimeve. Gjithashtu fitime mbi mesataren e përgjithshme kishin edhe aktivitetet e publikime dhe prodhimit të programeve 18%, restoranteve 17%, bizneset në prodhimin e mineraleve 17%, transporti dhe arsimi me 13.8 për qind secila.
Bizneset në sektorin e ndërtimit i kishin fitime 12.3% te të ardhurave, pak më shumë se mesatarja e përgjithshme. Në krahun tjetër industria përgjithësisht, prodhimi i veshjeve, këpucëve, mobilieve, tregtia, agjencitë e udhëtimit kishin fitime me ulëta se mesatarja kombëtare. Në disa aktivitete të prodhimit për eksport normat e fitimit ishin nën presionin e humbjeve që erdhën nga rënia e vlerës së euros në këmbim me lekun./ Monitor
ekonomi
Ekonomi
1 Prill 2025, 15:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka u rrit përsëri me ritme dyshifrore vitin e kaluar. Sip...
Ekonomi
1 Prill 2025, 14:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas rënies në 2024-n, në tërësi kërkesa për produktet e bulmetit nisi të rikuperohet në...
Ekonomi
1 Prill 2025, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Oferta e monetare e lekut u rrit më tej në janar, në nivelin më të lartë në tre vite e gjysë...
Ekonomi
1 Prill 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundi...
Ekonomi
31 Mars 2025, 14:20
Dosja.al
Foo ilustruese
TIRANË - Përmirësimi i raportimit financiar në sektorin publik që është mbështetur me herët me ...
Ekonomi
31 Mars 2025, 11:12
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt e ka rritur më tej rezervën valutore të vendit...
Ekonomi
31 Mars 2025, 10:18
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Sektori i turizmit ka marrë timonin e ekonomisë vitet e fundit, duke rritur prurjet valutore, punësimin ...
Ekonomi
31 Mars 2025, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sip...
Ekonomi
31 Mars 2025, 07:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&eum...
Ekonomi
29 Mars 2025, 19:26
Fatos Fico
Foto ilustruese
TIRANË - Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 1960–1975, të llogaritura në vler...