Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023.
TIRANA- Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023. Kjo do të thotë që nga vendi dolën rreth 5.6 miliardë euro, kryesisht për blerjen e produkteve të importin, ndërsa hynë rreth 5 miliardë euro në formën e transfertave të emigrantëve, eksporteve, prurjeve të turistëve, të ardhurave nga puna jashtë vendit etj. Në vitin 2024, deficiti kishte zbritur në vetëm 263 milionë euro (4.53 miliardë euro valutë e dalë dhe 4.27 mld euro valutë e hyrë).
Edhe tremujori i fundit 2024 rezultoi me një rritje të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, 55% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Efektin kryesor në rritjen e deficitit të llogarisë korrente për 2024 e dha thellimi i deficitit tregtar në mallra. Deficiti i tregtisë së mallrave vitin e kaluar arriti në pothuajse 5.6 miliardë euro, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë.
Bilanci tregtar në shërbime u përmirësua përsëri në 2024, por në përmasa të pamjaftueshme për të mbushur “gropën” e deficitit në tregtinë e mallrave. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e gati 3.9 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.
Pjesa dërrmuese e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 2.3 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me vitin 2023. Por, ndërkohë që turizmi vazhdoi të rrisë kontributin e tij pozitiv në bilancin e pagesave, të ardhurat nga fasioneria pësuan rënie. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët ranë në 662 milionë euro, 14% më pak krahasuar me një vit më parë.
Nëse përjashtojmë vitin pandemik 2020, kjo është rënia e parë e të ardhurave nga fasoneria qysh prej vitit 2013. Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i lekut në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim ka vijuar edhe gjatë vitit 2024 dhe kursi ka arritur rekorde të reja historike në ulje, pranë kufirit të 98 lekëve.
Kontribut në rritje në bilancin e llogarisë korrente dhanë përsëri remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 1.045 milardë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.
Pavarësisht se bilanci i llogarisë korrente u përkeqësua ndjeshëm vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdoi rënien. Kursi mesatar i këmbimit ra me 7.4% krahasuar me një vit më parë. Një euro u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në 2024-n, nga 108.7 lekë një vit më parë, duke zbritur në nivelin m ëtë ulët historik. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024.
Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Por edhe këto blerje nuk arritën të frenojnë rënien e euros.
Megjithatë, deficiti në llogarinë korrente vazhdon të mbulohet nga flukset hyrëse në llogarinë financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 1960–1975, të llogaritura në vler...
Foto ilustruese TIRANA- Nga sipërmarrësit e mëparshëm të prodhimit, call center dhe shitjeve në supermarkete që u të...
Foto ilustruese TIRANË - Viti 2024 shënon vitin e parë të faturimit vjetor neto, një nismë e ndërmarrë nga qeveria ...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në...
foto ilustruese TIRANË- Kreditë me probleme ranë më tej në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së S...
TIRANË- Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi &l...
Grafik TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmb...
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT t...
Foto ilustruese TIRANË - Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Në Fletoren Zyrtare ësht&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të k&eum...