LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së  

29 Mars 2025, 19:26 Nga Fatos Fico
Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së
Foto ilustruese

TIRANË - Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 19601975, të llogaritura në vlerën e sotme, arrijnë në vlerën rreth 10 miliardë USD. Kjo shumë është e përafërt me borxhin publik prej 11 miliardësh që ka vendi sot.

Nuk do të shikojmë pse dhe si u përdorën, ndërsa hidrocentralet ishin vepra në të cilat bazohet energjia sot e madje në të ardhmen, metalurgjiku u provua një shkatërrim industrial dhe mjedisor kolosal, e as për qindra mijë bunkerë, armë e municione, të cilat dhe pse plaçkitur në vitin 1997, demontuar, e eksportuar në konflikte të ndryshme, ende janë gjendje.

Klasa politike e kohës tregoi qartazi se nuk ka njohuri ekonomike, madje as minimale. Kopjoi verbërisht industrializimin e rëndë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Kina.

Kopjoi kolkozët, kooperativat e fshatin që rrethon qytetin, kërkoi të prodhohej çdo gjë brenda vendit, një kuadrat 300 km x 100 km, e një popullsi prej 3 milionë banorësh.

Pa rrugë e infrastrukturë komunikimi moderne, shqiptarët jetonin pothuaj të gjithë në mjerim, të paditur se çfarë ndodhte përtej kufijve, por të mbytur nga propaganda, e cila krahasonte arritjet e sistemit me ato të mbretërisë përpara shumë dekadave.

E përsëri nuk është kjo më e keqja nga ana ekonomike. Nuk e ke një gjë tënden, nëse e ke blerë me borxh të pashlyer, e për këtë me një vendim politik, borxhet u fshinë, e nuk ekzistonin më, me një vendim partie çdo gjë u bë “Made in Albania”.

Shqipëria nuk kishte llogari në bankat ndërkombëtare, nuk bënte pjesë në tregun e financës ndërkombëtare. Kina apo ish-Bashkimi Sovjetik, nuk kishin çfarë llogarish të bllokonin që të merrnin paratë.

Kleringu ishte shpëtimi për sistemin, jep domate e merr kamionë “Skoda”. Eksporto speca, kastravecë për “Fiate” polake. Kleringu, a shitjet mall me mall nga sistemi socialist është i ngjashëm me historinë e mëmëligës (qull misri për ata që nuk e dinë).

Fshatarët rumunë në territorin, i cili ishte në atë kohë në varësi të Turqisë duhej të paguanin taksa te feudalët lokalë që i mblidhnin ato për vete dhe për sulltanin.

Fshatarët ishin të varfër, nuk kishin para dhe i paguanin taksat me misër që më pas shitej në treg. Me kohë, ata krijuan një lloj misri të hidhur, i cili nuk shitej dhe taksidarët feudalë nuk ua merrnin.

Kështu fshatarët mund ta mbanin të gjithë prodhimin vetë, pa hequr pjesën e agave. Për fëmijët e fshatarëve, ushqimi ishte aq i keq sa e quanin nënën “mëma e ligë” që i ushqente me vetëm me atë hidhësirë.

“Gjorgjan” e quanin misrin që bëheshin bukët që hanin kooperativistët shqiptarë, vinte nga farat që Stalini ia kishte dhënë E. Hoxhës që Shqipëria të zhvillonte bujqësinë.

Por, mjaft me histori të largëta. Historia e afërt është se Shqipëria e pas ’90-s, i njohu borxhet e socializmit dhe deri pak vite më parë ka vazhduar të paguajë për shlyerjen e tyre.

Pse për ekonominë duhen treguar histori, kur mund të përdoren formula?

Politikanët shpesh mendojnë se mund të jenë më të fortë se tregu, edhe pse tregu fiton gjithmonë, fiton edhe ndaj diktaturave.

Politika ndërton narrativa populiste të ngjashme me përrallat e historitë që ato të jenë të kuptueshme nga publiku, e krijon dhe mekanizma fiskalë “ad hoc” sipas interesave të tyre direkte, a grupeve të interesit në kurriz të së gjithë shoqërisë.

E tillë është kërkesa dhe nisma ligjore për të kthyer praktikisht në subjekte të TVSH-së, subjektet që nuk janë e nuk mund të jenë në skemën e TVSH. E madje kërkojnë ndryshim në natyrën e ligjit të TVSH-së që të mos konsiderohet si kompensim, por TVSH e mirëfilltë e rimbursueshme, e se kjo do të çojë në formalizim të fermerëve kur ata do të lëshojnë një faturë dore me TVSH.

E ndërsa është e drejtë që bizneset e vogla e sidomos fermerët të ndihmohen lidhur me pagesat e TVSH-së të cilat në fund i paguan dyfish konsumatori, që këto subjekte të marrin si rimbursim të TVSH një shumë prej 20% të vlerës së shitjes, kjo e hedh në erë të gjithë sistemin e TVSH-së për të gjitha bizneset.

Pse një biznes duhet të mbledhë e të shkarkojë TVSH kur thjesht kjo mund të bëhet me një faturë dore? Kostot e menaxhimit të TVSH-së për kompanitë janë të larta, në Europë mesatarja e kohës që një biznes duhet të harxhojë për TVSH-në është 68 orë në vit, e luhatet nga 8 orë në Zvicër ose një ditë pune në rreth tre javë pune që duhen në Bullgari.

Shqipëria konsiderohet si vend me kosto kohore dhe shpenzime të tjera, software, hardware, ndërlidhje me sistemin edhe më të larta. Për këtë, çdo biznes i formalizuar në bujqësi subjekt TVSH-je në momentin që TVSH-ja e rimbursueshme i afrohet 20% do të dalë nga skema dhe do të punojë me fatura dore.

Si është në Europë?

Është jo e lehtë të llogaritet mesatarisht sa TVSH paguan një fermer jo subjekt, për prodhimin. Kulturat intensive kërkojnë më shumë inpute, mekanike e energji ku paguhet TVSH. Çmimet në treg të inputeve ndryshojnë nga viti në vit, e po ashtu nafta, energjia.

Ndërsa puna nuk është subjekt i TVSH-së, ajo nuk mund të faturohet si e tillë, të mblidhet e të zbritet tek 20% që derdh në shtet, ose i kërkon shtetit.

Studimet sidoqoftë lejojnë të ndërtohet një përqindje e përafërt, duke synuar që kompensimi të jetë sa më afër vlerës reale, në mënyrë që të mos ketë mbipagesë ose nënpagesë. Në Shqipëri nuk është bërë një studim i tillë dhe as ka metodikë si të përditësohet.

Janë shumë vende të BE-së që nuk e aplikojnë skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël. Greqia e ka 6%, por me kufizime. Spanja, e cila ka një numër të madh fermerësh të vegjël, ka zgjedhur si përqindje kompensimi nivelin prej 12% për bujqësinë.

E ndërsa kjo mund të duket e lartë, fermerët spanjollë në ndryshim nga ata shqiptarë, paguajnë taksim individual progresiv mbi të ardhurat gjë e cila e ul kufirin real të rimbursimit të shpenzimeve që njihen si të ardhura personale.

Nga ana tjetër, për të kompensuar këtë kthim parash në bizneset e vogla bujqësore, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë spanjolle, niveli normal i TVSH-së është 21%. Është e mundshme që të gjithë paguajnë më shumë taksa në blerje për të kompensuar TVSH për ushqimin dhe për të nxitur prodhimin dhe eksportet.

Pesha e bujqësisë në Prodhimin e Përgjithshëm (GDP) të Spanjës është në nivelin e 2,7%. Ekonomia tjetër ka hapësirë dhe mundësi të financojë me subvencione dhe politika fiskale bujqësinë.

Rreziqet e mbi kompensimit në Shqipëri

FAO llogarit se në Shqipëri, vlera e inputeve kundrejt vlerës së prodhimit është 28% për fermat e vogla deri në 0,5 hektar dhe 25% për fermat 1.6 hektarë. FAO thotë se përkatësisht 54% dhe 17% sipas madhësisë më sipër përdorin plehërim, se 11% dhe 23% kanë mekanikë të motorizuar, ndërsa vaditja në 49% dhe 30%.

Bazuar në këto të dhëna dhe duke konsideruar një fermë që përdor shumë inpute, ka mekanikë, ka investime e të tjera me TVSH si p.sh vaditje me pika, plastmasë, shërbime, etj., mund të mbërrijmë në një raport të jo vetëm të inputeve, por dhe investimeve të larta kundrejt vlerës së prodhimit, në 50% për të cilin është paguar TVSH nga një fermer, raport ky i ulët, por për thjeshtësi.

Nëse një fermer shet prodhim me vlerë 100 Lekë, ai ka paguar më parë rreth 15% TVSH (fara, plehra, 10%, të tjerat 20%) për 50 lekë inpute që nevojiten, ose 7,5 lekë për TVSH -në.

Në total TVSH-ja teorike e paguar nga një fermë jo subjekt, e cila përdor shumë inpute dhe investime me TVSH është rreth 7.5% e vlerës së prodhimit. Për fermat që përdorin pak inpute dhe investime, kjo vlerë reduktohet mjaft dhe mesatarja vështirë të arrijë në 5%.

Llogaritjet, sidoqoftë, nuk janë të thjeshta, ndryshojnë në varësi të çmimeve të tregut ndërkombëtar të inputeve, kulturave, aktivitetit, territorit, historisë.

Si mund të bëhet ndryshe, për këtë kërkohet reduktimi i TVSH-së së inputeve, i mekanikës dhe të tjerave për të gjithë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe është hapi më i mirë. Hapi tjetër po aq i mirë është që fermat të ndihmohen, të rriten e të bëhen subjekte të TVSH-së reale.

Farat, plehrat kimike janë që tani me TVSH të reduktuar në 10% dhe inpute të tjera e kanë madje TVSH-në zero. Politika që mbulon të gjithë fermat dhe fermerët, me inpute dhe investime me tvsh minimale, është e drejtë për të gjithë, nuk krijon mbi pagesa e nën pagesa dhe është e thjeshtë, e qartë për fermerët.

Një nga arsyet që skemat e mëparshme të rimbursimit u mbyllën ishte abuzimi. Por edhe në rast se abuzime nuk do të ndodhin, kur skema mbikompenson nuk është e drejtë. Mbikompensimi do të nxisë edhe më shumë prodhimin për eksport.

Nuk ka asgjë të keqe që eksportet të rriten për sa kohë ne nuk subvencionojmë në mënyrë të fshehur që praktikisht domatet e vendit të eksportohen lirë dhe konsumatori vendas të blejë më shtrenjtë domate importi, të cilat do të zëvendësojnë këtë prodhim.

Ka një korrelacion të drejtë midis rritjes së eksporteve dhe rritjes së importeve, madje deficiti tregtar ushqimor në mbi 1 miliard euro është në rritje nga viti në vit, edhe për faktin se eksportohen produkte në tregje konkurruese me vlerë relativisht të ulët dhe importohen prodhime me vlerë më të lartë.

Këtu futen edhe kërkesa për standardet dhe besueshmëria e konsumatorit në prodhimin vendas.

Duke parashtruar që kompensimi mesatar teorik i TVSH-së llogaritet afërsisht në 5-6% për një aktivitet tipik bujqësor, nëse normat e kompensimit do të jenë dyfish apo trefish siç propozohet, kjo do ta shtrembërojë tregun, si dhe do të ndryshojë aktorët vendimmarrës e politikëbërësit realë të prodhimit të ushqimit në Shqipëri.

Një treg eksporti me vlerë në blerje nga fermerët 700 milionë euro me kompensim 16,6% i bën tregtarët të kompensojnë para publike te fermerët në 116 milionë euro, një normë kompensimi 10%, 70 milionë euro.

Këto shifra janë shumë më të larta se subvencionet direkte të qeverisë për bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe në rastin e parë janë dyfish i tyre.

Për shumë njerëz mund të mos jetë problem sepse mund të thonë edhe shteti i keqpërdor subvencionet, por edhe ky është një keqpërdorim, sepse njeh si të drejtë që subjekte private të kompensojnë me para publike më shumë se sa është paguar më parë privatisht.

Paratë e taksave, duhet të shkojnë direkt për shërbimet përfshirë dhe subvencionet. Tregtarët dhe kushdo tjetër me fitimet e tyre mund të bëjnë privatisht shërbime sociale për komunitetin.

E përsëri mbetet teorike se fermerët do të kompensohen me 100% të normës mbi çmimin e shitjes, sepse në një treg eksporti konkurrues ku shitjet janë të vështira, jo shumë larg realitetit të përditshëm dhe çfarë pritet me luftën e tarifave, kjo normë do të shërbejë për të ulur çmimin e blerjes për të kapur treg.

Prodhimet bujqësore kanë afat të shkurtër shitjeje e në mungesë të kontratave, siç janë aktualisht të gjithë fermerët ose do të pranosh çmimin e dhënë, ose malli do të mbetet pa shitur.

Subvencione të lidhura me standardet dhe përfshirje në TVSH

Politikat që rrisin mbështetjen direkte publike për bujqësinë dhe zhvillimin rural mund të dinë më pak se çfarë kërkon tregu i ditës, por lidhen më mirë me ecurinë, zhvillimet që kërkon tregu si dhe u përgjigjen më mirë krizave e të papriturave.

Modelet tregojnë se rritja graduale e subvencioneve direkte në dyfishin e atyre ekzistuese kompenson fermerët për TVSH-në e inputeve, e se ato krijojnë investime, nxisin eksportet dhe shitjet në tregun e brendshëm, si dhe nuk ndikojnë në TVSH-në që mblidhet në nivel kombëtar.

Një treg eksporti oportunist si ai ku vepron Shqipëria, i cili një herë kërkon një gjë, dhe një herë një gjë tjetër, p.sh. një herë domate, një herë speca, një herë vaj ulliri, tregtia i përgjigjet duke rritur çmimin e blerjes përkatëse.

Por, kjo nuk zgjidh p.sh. problemet që kemi me proteinat, për atë sasi mishi e qumështi që duhet të prodhojmë në vend dhe që ka nevojë për subvencione, nuk zgjidh problemet thelbësore që ka sektori i ullirit, nuk zgjidh problemet me standardet që kanë perimet, nuk krijohet qëndrueshmëri, por krijohet varësi gjithmonë e më e madhe nga tregu i jashtëm.

Këtyre dhe të tjerave, si ndryshimeve klimatike, krizave e situatave të reja ju përgjigjen subvencionet publike direkte, kur fermeri merr fonde publike të prodhojë ushqim me standarde, e të mos helmojë tokën, ujin, ajrin e veten e tij.

Paralelisht duke ulur më tej TVSH-në e inputeve, shërbimeve dhe mekanikës. Duke nxitur formalizimin që fermat të shkojnë drejt TVSH-së, e në fund duke reduktuar TVSH e ushqimit për konsumatorët.

Ushqimi është një e drejtë njerëzore për të gjithë, çmimet e arsyeshme e bëjnë të mundur, por dhe si mënyrë për të rritur kërkesën, për të rritur shitjet e prodhimit vendas në tregun e brendshëm, sepse kjo mbetet sfida më e madhe, edhe më shumë se sa eksportet./Monitor

treg i brendshem eksporte sfide kompensimi

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën