6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas ASD-së, krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.2%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 78.9 mld lekë.
TIRANA- Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,590.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94.5% të totalit të depozitave, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD). Sipas ASD-së, krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.2%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 78.9 mld lekë.
Depozitat e sigurueshme në euro të shprehura në kundërvlerën në lek, për fundin e vitit 2024, zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme prej 47.4% të këtij totali, ndjekur nga depozitat në lekë me peshë 46.9%, dhe nga depozitat në USD me kundërvlerën e tyre në lekë me 4.1%.
Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar për fundin e vitit 2024 arritën në 1,275.4 mld lekë, duke përfaqësuar 80.2% të totalit të depozitave të sigurueshme. Në fund të vitit 2024 depozitat e siguruara në sistemin bankar ishin 54.7% e totalit të depozitave në sistemin bankar dhe 57.9% e depozitave të sigurueshme. 92.9% e depozituesve në banka kompensohen plotësisht.
Totali i depozitave në shoqëritë e kursim kreditit (SHKK) për fundin e vitit 2024 ishte 11.5 mld lekë, nga 10.9 mld lekë që ishte në fund të dhjetorit 2023. Depozitat e sigurueshme janë 11.3 mld lekë dhe zënë 98,4% të totalit të depozitave, kundrejt 10.8 mld lekë që ishin një vit më parë.
Këto depozita i i korrespondojnë 44,270 depozituesve të SHKK-ve në fund të vitit 2024. Depozitat e sigurueshme, gjatë vitit 2024 janë rritur me 4.8%. Në këtë rritje ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e depozitave në lekë.
Depozitat në lekë zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme të SHKK-ve, 77.2%. Rritja vjetore e tyre është 5.4%. Në fund të vitit 2024, depozitat e siguruara në SHKK janë 8.1 mld lekë, sa 70% të totalit të depozitave, ose 71% të depozitave të sigurueshme. 91% e depozituesve në SHKK kompensohen plotësisht.
Sipas ASD, Fondet e sigurimit të depozitave në banka dhe në shoqëritë e kursim-kreditit kanë pasur një rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2024. Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e këtyre fondeve janë të ardhurat nga primi i sigurimit dhe të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare. Në 31 dhjetor 2024, vlera kontabël e fondit të sigurimit të depozitave në banka, është 70.1 mld lekë.
Në krahasim me një vit më parë ky fond është rritur me rreth 6.5 miliard lekë ose 10.3%. Të ardhurat nga primet e sigurimit të paguar nga bankat, për vitin 2024 ishin 4.39 miliard lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se një vit më parë.
Rritja e të ardhurave për vitin 2024 lidhet me zgjerimin e mjeteve financiare nën administrim dhe normat e interesit të titujve. Në fund të vitit 2024, raporti i mbulimit, i llogaritur si përqindje e fondit të sigurimit të depozitave në banka në krahasim me depozitat e siguruara, ishte 7.61%./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e konsumit të birrës për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj vitet e...
Foto ilustruese TIRANA- Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e ty...
Foto ilustruese TIRANA- Normat e fitimit tek bizneset po ndjekin trendin e zhvendosjes së ekonomisë nga prodhimi tek ndërtimi dhe turizmi. Z...
Foto ilustruese TIRANË- Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka u rrit përsëri me ritme dyshifrore vitin e kaluar. Sip...
Foto ilustruese TIRANA- Pas rënies në 2024-n, në tërësi kërkesa për produktet e bulmetit nisi të rikuperohet në...
Foto ilustruese TIRANA- Oferta e monetare e lekut u rrit më tej në janar, në nivelin më të lartë në tre vite e gjysë...
Foto ilustruese TIRANA- 1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundi...
Foo ilustruese TIRANË - Përmirësimi i raportimit financiar në sektorin publik që është mbështetur me herët me ...
Foto ilustruese TIRANË - Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt e ka rritur më tej rezervën valutore të vendit...
Foto ilustruese TIRANË - Sektori i turizmit ka marrë timonin e ekonomisë vitet e fundit, duke rritur prurjet valutore, punësimin ...