25 Janar 2023, 07:03
Nga A.B

Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave kreu 2 miliardë lekë (17 milionë euro) pagesë për Korporatën Shqiptare të Investimeve (KISH) si shtesë kapitali në zbatim të dy akteve normative të lëshuara gjatë viteve të kaluara.
Pagesa fizike u krye me datën 23 janar nën përshkrimin “Transferimet kapitale tek institucionet financiare”. Kjo ishte pagesa më vlerën më të lartë këtë vit për një zë buxhetor, sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave.
Korporata e Investimeve Shqiptare është një ent buxhetor i krijuar nga qeveria shqiptare me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik. Qëllimi i saj janë projektet e investimit me potencial komercial në nivel qendror, vendor dhe rajonal, në mbështetje të politikave shtetërore te zhvillimit.
Qeveria e krijoi Korporatën me argumentet se efektet e funksionimit të saj do të ndihen në rritjen e punësimit dhe forcimin e hallkave ekonomike rreth projekteve të investimit. Sipas qeverisë Korporata do të ndikojë në transformimin e zonave ku do të bëhen investimet e saj dhe do lehtësojë tërheqjen e investitorëve etj.
Korporata u krijua me një ligj të miratuar qysh në vitin 2019 më vonë në mes të vitit pandemik 2020 ajo u regjistrua në Qendrën Kombëtare te Biznesit. Krijimi i saj mori kritika të ashpra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar de Banka Botërore për shkak të riskut të lartë në përdorimin e fondeve dhe pasurive publike duke anashkaluar kornizën prokurimit dhe monitorimit të fondeve.
“Ne mbetemi të shqetësuar se Korporata Shqiptare e Investimeve (KSHI) do të sjellë si rezultat risqe të reja fiskale. Aktet nën-ligjore dhe praktikat e saj duhet të sigurojnë që KSHI-ja do të ketë një fokus tërësisht tregtar dhe nuk do të varet nga injektimet e përsëritura të kapitalit nga qeveria për të mbuluar humbjet. Në përputhje me këshillën e mëparshme, theksojmë po ashtu, rëndësinë e kufizimit të funksioneve të mundshme të KSHI-së te qëllimi fillestar i saj për mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes shfrytëzimit të aktiveve të papërdorura publike”, referoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën zyrtare të lëshuar në vitin 2019 kur u miratua ligji për funksionimin e saj.
Përvoja ka treguar se administrata shqiptare nuk ka kapacitete dhe aftësi për të monitoruar mirë-përdorimin e fondeve publike.
Kjo u duk qartë në monitorimin e kontratave koncesionare me Partnerit -Publik Privat, të cilat po operojnë jashtë kontrollit qeveritar dhe janë shndërruar në gropa të zeza të fondeve publike.
Ministria e Financave gjatë vitit të kaluar dështoi të hartojë një raport për operimin e koncesioneve PPP në përputhje me ligjin, ndërkohë që 20% e kontratave janë lënë jashtë këtij procesi që tashmë është detyrim ligjor./MONITOR
departamenti i thesarit
Ekonomi
24 Janar 2023, 18:20
k.m.
Foto ilustruese
Pak kohë më parë institucionet shqiptare gjatë një raportimi në Komisionin Ekonomik të Europës n&eu...
Ekonomi
24 Janar 2023, 13:39
k.m.
Foto ilustruese
Raportet tregtare mes Kosovës e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar janë bërë publike. Sipas të d...
Ekonomi
24 Janar 2023, 07:22
A.B
Foto ilustruese
Yield-et e titujve të borxhit të qeverisë në tregun dytësor po vazhdojnë rënien edhe në javët ...
Ekonomi
24 Janar 2023, 07:05
A.B
Normat tavan të interesit për kreditë konsumatore janë ulur sërish për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
...
Ekonomi
23 Janar 2023, 13:20
k.m.
Foto ilustruese
Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja. Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin kan&eu...
Ekonomi
23 Janar 2023, 12:46
k.m.
Foto ilustruese
Mungesa e fuqisë punëtore është duke penguar zgjerimin e ekonomisë dhe kjo tendencë do të ashpërsoh...
Ekonomi
23 Janar 2023, 12:44
k.m.
Tre vitet e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar difer...
Ekonomi
23 Janar 2023, 07:10
A.B
Inflacioni bazë u rrit sërish në muajin dhjetor, duke dëshmuar se rreziqet nga çmimet e larta për ekonominë ende nuk jan&...
Ekonomi
23 Janar 2023, 07:09
A.B
Gjatë vitit të kaluar importet e drithërave, (grurit për konsumin njerëzor dhe misrit për kafshë) kanë pësuar r&e...
Ekonomi
23 Janar 2023, 07:08
A.B
Tre vitet e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar difer...