LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-et në tregun dytësor po bien më tej gjatë muajit janar

Në mungesë të një tregu të mirëfilltë sekondar, që prej vitit 2018 Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) dhe Banka e Shqipërisë po zhvillojnë projektin e titujve referencë, në bashkëpunim me pesë banka tregtare në vend.

24 Janar 2023, 07:22 Nga A.B
Yield-et në tregun dytësor po bien më tej gjatë muajit janar
Foto ilustruese

Yield-et e titujve të borxhit të qeverisë në tregun dytësor po vazhdojnë rënien edhe në javët e para të vitit 2023.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se yield-et ditorë të titujve referencë kanë rënë më tej, duke konfirmuar një korrektim në vijimësi të këtyre treguesve, pasi ishin rritur me ritme të shpejtë deri në muajin dhjetor.

Në mungesë të një tregu të mirëfilltë sekondar, që prej vitit 2018 Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) dhe Banka e Shqipërisë po zhvillojnë projektin e titujve referencë, në bashkëpunim me pesë banka tregtare në vend.

Pjesëmarrja në ankandet e titujve referencë mund të kryhet vetëm nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në projekt, që kanë titullin e Zhvilluesve të Tregut. Titujt referencë (benchmark) gëzojnë likuiditet më të lartë se emetimet e zakonshme, për shkak të detyrimit që kanë Zhvilluesit e Tregut për të kuotuar çmime blerjeje dhe shitjeje në tregun sekondar, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur me MFE.

Në këtë projekt aktualisht përfshihen emetimet e fundit të obligacioneve 3, 4 dhe 5-vjeçare. Kuotimi ditor i yield-it për tregtim sekondar iu jep këtyre instrumenteve tipare më likuide, por njëkohësisht mundëson edhe vlerësimin e një çmimi më të drejtë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, yield-i fiks i obligacioneve 3-vjeçare në datën 18 janar zbriti në 5.43%, ndërkohë që për periudhën 10 nëntor-5 dhjetor kishte arritur nivelin maksimal prej 6.85%.

Yield-i i obligacioneve 4-vjeçare në datë 18 janar zbriti në 5.76%, nga niveli maksimal 7.55% që kishte qenë në periudhën mes 10 nëntorit dhe 5 dhjetorit. Ndërsa yield-i i obligacioneve 5-vjeçare zbriti në 6.04%, kundrejt një niveli maksimal prej 7.8% që ishte regjistruar më datë 24 nëntor.

Për shkak të volumeve të ulëta të tregtimit, edhe dinamizmi i lëvizjes së yield-eve nuk është shumë i lartë. Yield-et e kuotuara nga bankat pjesëmarrëse në disa raste qëndrojnë të pandryshuara për periudha të gjata.

Megjithatë, tendenca e yield-eve po ndjek rezultatet e vërejtura edhe në tregun primar, ku yield-et po ulen, pas një cikli disamujor në rritje. Në ankandin e fundit, të mesit të muajit janar, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove 12-mujore zbriti në 5.03%, nga niveli maksimal prej 5.83% që kishe arritur në muajin nëntor. Një tendencë e ngjashme në rënie po vërehet edhe për instrumentet më afatgjata.

Yield-et filluan të rriteshin me ritme të shpejta sidomos pas tremujorit të tretë 2022, kur Banka e Shqipërisë e përshpejtoi ndjeshëm normalizimin monetar, duke e rritur normën bazë tre herë me nga 0.5 pikë përqindje. Kjo krijoi pasiguri në rritje mes investitorëve dhe rritje të shpejtë të yield-eve të kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë.

Por, në muajt e fundit, sinjalet nga ekonomia ishin disi më optimiste, referuar kryesisht rënies së inflacionit, që në muajin dhjetor zbriti në 7.4%, pasi kishte prekur një nivel maksimal prej 8.3% në muajin tetor. Mbështetur në këto sinjale, Banka e Shqipërisë nuk e rriti normën bazë në mbledhjen e fundit të vitit 2022.

Megjithatë, cikli i rritjeve pritet të rifillojë së shpejt. Këshilli Mbikëqyrës do të zhvillojë mbledhjen e parë për vendimmarrjen e politikës monetare më datë 1 shkurt. Nëse inflacioni mesatar pësoi rënie sërish në dhjetor, inflacioni bazë, që përjashton çmimet e ushqimeve dhe energjisë, iu kthye sërish rritjes. Duke qenë se inflacioni bazë është indikatori më përcaktues në vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë, nuk përjashtohet që rritja e normave të interesit të rifillojë qysh muajin e ardhshëm. /MONITOR

yield-et

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Janar 2023, 08:20 I.A

Përballja globale me krizën

Foto Ilustruesee TIRANË- Rritja globale e PBB-së parashikohet të jetë 3.1% në vitin 2022, afërsisht sa gjysma e ritmit në...

Ekonomi 21 Janar 2023, 07:37 I.A

Agroindustria  në vështirësi

Foto Ilustruese TIRANË- Kostot e larta të prodhimit do të vazhdojnë në vitin 2023, konsumi do të ulet për shkak të ...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit