LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e popullsisë dhe bagëtive, ulen importet e drithërave me 26% me 2022 (GRAFIKU)

Importuesit shqiptarë zhvendosen një pjesë të furnizimeve nga Rusia në Serbi, por sërish vendi ynë shënoi sasinë më të ulët të importit të drithërave së paku që nga viti 2005 kur të dhënat zyrtare nisën të raportoheshin.

23 Janar 2023, 07:09 Nga A.B

Rënia e popullsisë dhe bagëtive, ulen importet e drithërave

Gjatë vitit të kaluar importet e drithërave, (grurit për konsumin njerëzor dhe misrit për kafshë) kanë pësuar rënie në rekorde historike me rreth 26%, sipas të dhënave të INSTAT, që referojnë tregtinë e jashtme sipas kapitujve.

Gjithsej vitit të kaluar u importuan 241 mijë tonë drithëra nga rreth 326 mijë tonë në vitin 2021. Lufta në Ukrainë, e cila nisi në fund të shkurtit 2021 stepi tregjet fillimisht për sigurinë e bukës, por shumë shpejt kanalet e tregtisë dhe urbanizimit vazhduan normalisht.

Importuesit shqiptarë zhvendosen një pjesë të furnizimeve nga Rusia në Serbi, por sërish vendi ynë shënoi sasinë më të ulët të importit të drithërave së paku që nga viti 2005 kur të dhënat zyrtare nisën të raportoheshin.

Importuesit e mëdhenj të miellit pohuan se vitin e kaluar pati rënie të madhe të kërkesës për miell. Pas mbi furnizimeve, që u kryen në mars nga frika e luftës në Ukrainë, tregu i pakicës ka tërhequr sasi shumë të vogla të miellit. Importuesit pohuan se importi i drithërave po bie për dy arsye kryesore. Së pari rënia e popullsisë nga emigrimi masiv i të rinjve dhe së dyti tkurrja e numrit të bagëtive.

Rënia e popullsisë dhe bagëtive, ulen importet e drithërave

Industria e përpunimit të miellit dhe brumërave është e para, që ndien efektet e emigracionit. Të larguarit janë kryesisht mosha të reja, grup-mosha që konsumon më tepër brumëra. Sa herë që ka valë emigracioni reflektohet menjëherë te konsumi i miellit dhe bukës, pohojnë importuesit.

Të dhënat zyrtare mbi emigracionin në Britaninë e Madhe dhe nga Eurostat tregojnë se të paktën 20 mijë shqiptare kishin kërkuar azil në vendet e BE-së dhe Britani në 9 muajt e parë të vitit të kaluar.

Të larguarit janë shumë më tepër, duke marrë parasysh ikjet në formën e studimeve, bashkimit familjar, kontratat e punës dhe emigrimin e rregullt në SHBA dhe Kanada. Emigrimi me ritme të larta dhe rënia e numrit të lindjeve po tkurr popullsinë vendase.

Rënia e numrit të bagëtive me ritme të shpejta gjithashtu ka tkurrur konsumin e drithërave. Tkurrja e popullsisë në zonat rurale dhe plakja e shpejtë e saj po redukton me shpejtësi numrin e kafshëve.

Fermat e vogla me dy -tre krerë gjedhë, që përbejnë pjesën dërrmuese të fermave blegtorale po shuhen me shpejtësi.

Vetëm gjatë vitit 2021 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i bagëtive ra me 7%, ndërsa këtë vit tkurrja pritet të ketë qenë edhe më e lartë, pasi shumë bagëti u therën për mish, si edhe nga kostot e larta të ushqimit./MONITOR

popullsia e shqiperise

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Janar 2023, 08:20 I.A

Përballja globale me krizën

Foto Ilustruesee TIRANË- Rritja globale e PBB-së parashikohet të jetë 3.1% në vitin 2022, afërsisht sa gjysma e ritmit në...

Ekonomi 21 Janar 2023, 07:37 I.A

Agroindustria  në vështirësi

Foto Ilustruese TIRANË- Kostot e larta të prodhimit do të vazhdojnë në vitin 2023, konsumi do të ulet për shkak të ...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri