LIVE UPDATES
Ekonomi

Industria automotive pret vijimin e rritjes

Në vend veprojnë prej disa vitesh kompani të industrisë automotive që prodhojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si Mercedez Benz, KIA, Hyundai, Peugot, Renault, Fiat Group, Sumitomo Electric Industries.

21 Janar 2023, 07:28 Nga I.A
Industria automotive pret vijimin e rritjes
Foto ilustruese

TIRANË- Vështirësitë e vitit 2022 nuk e penguan industrinë automotive në vend që të vijonte rritjen. Grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, ku përfshihen edhe produktet e fabrikave të kësaj industrie ishte i dyti me kontributin më të lartë në zgjerimin e eksporteve, pas tekstileve e këpucëve, sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga Instituti i Statistikave. Ky grup u rrit me 37% për 10-mujorin 2022.

Në vend veprojnë prej disa vitesh kompani të industrisë automotive që prodhojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si Mercedez Benz, KIA, Hyundai, Peugot, Renault, Fiat Group, Sumitomo Electric Industries.

Shtimi i numrit të kompanive në njërën anë, por edhe zgjerimi i atyre që janë në treg prej vitesh janë dy nga arsyet pse eksportet e grupit ku bëjnë pjesë produktet e industrisë automotive kanë ardhur në rritje.

Vit pas viti, nga Forschner te Delmon, Yura, PSZ apo SEWS Cabind, numri i fabrikave dhe të punësuarve në sektor është rritur.

Përfaqësuesit e kompanive parashikojnë që edhe viti 2023, të jetë vijim i rritjes së 2022-shit që, në njëfarë mënyre, vjen nga zhvendosja e prodhimit në fabrikat shqiptare prej atyre që ndodhen në zonën e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Ertjan Çabiri, nga Delmon Group Albania, nënvizon se kërkesa, dhe rrjedhimisht shitjet e kompanisë për vitin e shkuar, kanë qenë në rritje krahasuar me nivelin e buxhetuar në fillimvit.

“Arsyeja është sepse kërkesa në sektorin automotiv nuk pati rënie domethënëse, por edhe për shkak të dinamikave brenda grupit tonë, ku për disa produkte të tjera, prodhimi u transferua në Shqipëri”, – pohon ai, teksa shpjegon se lufta ishte një goditje e re për botën, pas asaj të pandemisë dhe energjisë.

Pjesa më e madhe e fabrikave shqiptare presin që të ketë rritje të prodhimit. Administratori i Forschner Albania, Ercan Yagmur, pohon se në vitin 2023, pritet rritje me 30% në raport me vitin e kaluar.

“Situata globale e zinxhirit të furnizimit me lëndë të parë po vuan ende pasojat nga pandemia, e cila krijoi një lloj shkëputje të zinxhirit botëror të prodhimit të lëndës së parë.

Në zgjatjen e kësaj situate ka pasur ndikim të madh edhe lufta Rusi-Ukrainë, kështu që nuk mund të flitet për arritje objektivash 100%. Për aq kohë sa konflikti Rusi-Ukrainë do të vazhdojë, situata ka pak gjasa të përmirësohet.

E ardhmja po shihet gjithsesi pozitive sa i përket prodhimit në Shqipëri, për shkak se klientët kanë parashikuar rritje të porosive, e cila përkthehet në më shumë vende pune, më shumë të ardhura për kompaninë” pohon ai.

Edhe Mario Scarfalloto, menaxher i SEWS Cabind Albania, thekson se kompania është ende në fazë zgjerimi, e cila do të vazhdojë në vitin 2023 si pjesë e planit fillestar të biznesit.

“Sot jemi më shumë se 1200 persona staf, direkt dhe indirekt, në dy impiante të ndryshme dhe pa dyshim synojmë të zgjerohemi. Në vitin fiskal 2023 kemi planifikuar hapjen e një fabrike të tretë, që tashmë është në ndërtim dhe do të krijojë vende pune për 1000 persona të tjerë”, – shprehet ai.

Industria, sipas z. Scarfalloto do të vijojë të shfaqë probleme në kushtet kur kërkesa e klientëve mbetet e paqëndrueshme, pasi ndikohet nga mungesa e lëndëve të para të ndryshme.

E gjithë kjo situatë ndryshon planifikimin e prodhuesve të automobilave e për rrjedhojë, e shtrin efektin edhe te planifikimi i fabrikave që prodhojnë pjesë nga më elementaret tek më komplekset.

Largimi i punonjësve do të jetë “Thembra e Akilit”

Teksa Shqipëria kërkon të tërheqë investime të huaja qoftë edhe në fabrika të industrisë automotive, duke prodhuar me një vlerë më të lartë të shtuar, mundësitë për të realizuar këtë me një krah pune në mungesë janë të vogla.

Kompanitë që aktualisht kanë aktivitetin në vend shprehen se, me ritmin aktual të largimit jashtë Shqipërisë të forcës punëtore, planet e zgjerimit do të jenë të vështira.

“Vetëm duke lexuar gazetat lokale dhe duke folur me banorët vendas, është shumë e qartë se njerëzit po largohen nga vendi.

Nëse ky trend vazhdon, do të arrijmë në një pikë kritike ku nuk do të ketë burime njerëzore të mjaftueshme për të mbështetur të gjitha kompanitë e vendosura në vend.

Shpresojmë që lajmet e fundit se Shqipëria është një vend kandidat për t’u bërë anëtare e BE-së, të mund të sjellin një status tjetër socio-ekonomik dhe t’i bindë njerëzit të qëndrojnë dhe të mbështesin zhvillimin e vendit të tyre të origjinës” shprehet z. Scarfalloto.

Realitetin e ri në vend e vënë re më lehtë kompani që operojnë në treg prej vitesh. Froschner Albania, që është vendosur ndër të parat këtu, e sheh situatën aktuale si një kambanë alarmi.

“Sot pas 7 vitesh aktivitet në Shqipëri, situata ka ndryshuar, po hasen gjithnjë e më shumë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore, e cila është problemi kryesor tani. Kemi shumë largime edhe nga stafi i kualifikuar.

Në intervistat që organizon zyra e burimeve njerëzore, kur lajmërohet shkëputja nga puna, arsyet e largimit janë në masën 40% emigrimi jashtë vendit.

Emigrimi po ndodh në masë te mosha e re. Por kemi shumë raste të largimeve edhe në moshën e mesme apo familjarë, të cilët emigrojnë jashtë vendit.

Emigrimi i moshës relativisht të re, e cila mendoj se është edhe më produktivja, është një ‘kambanë’ alarmi. Fatkeqësisht, deri më tani, ka rënë në vesh të shurdhër, për deri sa nuk kemi asnjë plan apo politikë nga qeveria për frenimin e kësaj ‘hemorragjie’ që po dobëson çdo ditë e më shumë ekonominë tonë”, nënvizon z. Yagmur.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas kompanive, kishte nisur të ndihej prej vitesh, por tashmë duket se ajo është theksuar edhe te krahu i pakualifikuar i punës.

Ertjan Çabiri, nga Delmon Group Albania, thotë se largimet e punonjësve po kthehen në një kosto të vazhdueshme për kompanitë, që pasi i trajnojnë, detyrohen të nisin nga e para duke bërë zëvendësim.

“Kompania jonë ka pasur një turnover punonjësish (raporti i një numri punonjësish që largohen nga një kompani për shkak shkarkimit, ose dorëheqjes ndaj numrit total të punonjësve në listën e pagave në atë periudhë) të pakualifikuar rreth 5% në muaj në vitin e fundit.

Zëvendësimi i tyre po bëhet më i vështirë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Trajnimi i tyre është një kosto e fshehur, edhe kjo në rritje. Një shqetësim tjetër ka të bëjë me largimin e papritur nga puna të punonjësve, të cilët nuk lajmërojnë në kohë sipas ligjit punëdhënësin për dëshirën e largimit, dhe e bëjnë planifikimin e prodhimit të vështirë.

Nga ky drejtim jemi totalisht të pambrojtur, sepse detyrimi ligjor për punonjësit në këtë rast mbetet vetëm në letër”, konfirmon ai.

Thuajse të gjithë bien dakord se rritja e pagave është një nga instrumentet që mund të përdoret dhe realisht po përdoret për të frenuar largimet, por tendenca e vënë re së fundmi shkon përtej pagës.

Në këto kushte, përfaqësuesit e kompanive mendojnë se duhet të ketë një plan më të unifikuar të qeverisë për të ndalur hemorragjinë ose çështja të ngrihet në nivel më gjithëpërfshirës të të gjithë palëve.

Marrë nga Monitor.al

ertjan Çabiri

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri