All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Importi nga Serbia u rrit 21.7%, gjatë vitit 2022 Kosova bleu 371 mln euro mallra serbe

Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur me gati 21.7 për qind apo mbi 66 milionë euro.

23 Janar 2023, 13:20 Nga k.m.
Importi nga Serbia u rrit 21.7%, gjatë vitit 2022 Kosova bleu 371 mln euro
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja. Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, ku 371 milionë euro mallra vetëm nga Serbia. Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur me gati 21.7 për qind apo mbi 66 milionë euro.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë më të madhe të konsumojnë produkte serbe. Madje “varësia” nga mallrat e Serbisë sa vjen e rritet. Kjo ka ndodhur edhe vitin që lamë pas. Kosova gjatë vitit 2022, ka importuar mallra në vlerë prej 371.6 milionë euro nga Serbia, e cila sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës llogaritet të jetë partneri i katërt tregtar i Kosovës në këtë aspekt.

Në vitin e 2021 Kosova nga Serbia kishte importuar mallra në vlerë prej 305.4 milionë euro. Në bazë të këtyre të dhënave del se Kosova ka shënuar rritje të importeve nga Serbia me rreth 21.7% apo 66 milionë euro. Kështu mallrat nga Serbia përbëjnë rreth 6.63% të totalit të importeve që ka pasur Kosova gjatë vitit 2022.

Në vitin para pandemisë (2018) Kosova kishte importuar nga Serbia mallra në vlerë prej 386.4 milionë euro. Gjatë viteve të pandemisë dhe Taksës 100% (2019 dhe 2020) Kosova kishte nivelet më të ulëta historike të importeve nga Serbia. Në vitin 2019 që ishte vit i fillimit të pandemisë eksportet nga Serbia nuk shkonin më shumë se 4.4 milionë euro. Një vit më pas, importet shkuan në 173.4 milionë euro derisa në vitin 2021 Kosova nga Serbia importoi mallra në vlerë 305.4 milionë euro.

Së fundmi, është riaktualizuar thirrja për të bojkotuar produktet me origjinë nga Serbia. Nismëtari i fushatës “Mos bli produkte serbe – Besa, besë” për bojkotimin e produkteve serbe, Burim Piraj po bën thirrje vazhdimisht që të mos konsumohen prodhimet e Serbisë.

Sipas tij qëllimi i kësaj fushate është që të vetëdijesohet qytetari i Kosovës, që të mos blejë produkte, të cilat importohen nga fqinji verior.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë politikat e gabuara të qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë.

“Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri. Politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë. Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes. Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe!”.

Në një raport të publikuar këto ditë nga GAP del se për sa i përket importit të produkteve, pjesëmarrja e Turqisë në bilancin tregtar është 14.98 për qind apo 839.2 milionë euro, pasuar nga Gjermania me 605.2 milionë euro apo 10.8 për qind, Kina me 545.6 milionë euro apo 9.74 për qind, Serbia me 371.6 milionë euro apo 6.63 për qind, Greqia me 5.49 për qind.

Maqedonia e Veriut me 281.2 milionë euro apo 5.02 për qind, Italia me 271.4 milionë euro apo 4.84 për qind, Shqipëria me 255.3 milionë euro apo 4.56 për qind, Sllovenia me 243.7 milionë euro apo 4.35 për qind dhe Arabia Saudite me 86.2 milionë euro apo 3.88 për qind të fuqisë tregtare për import.

Dogana e Kosovës ka treguar se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1 miliard e 531 milionë euro apo 11.23 për qind më shumë. Vlera e mallrave të importuar është 5 miliardë e 603 milionë euro apo 20 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro. Rritja e gjithmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 për qind më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë euro./Monitor

kosova importi nga serbia ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Janar 2023, 08:20 I.A

Përballja globale me krizën

Foto Ilustruesee TIRANË- Rritja globale e PBB-së parashikohet të jetë 3.1% në vitin 2022, afërsisht sa gjysma e ritmit në...

Ekonomi 21 Janar 2023, 07:37 I.A

Agroindustria  në vështirësi

Foto Ilustruese TIRANË- Kostot e larta të prodhimit do të vazhdojnë në vitin 2023, konsumi do të ulet për shkak të ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet