LIVE UPDATES
Ekonomi

Thesari ka paguar vetëm 34% të planit vjetor në 7-mujor, projektet më të financuara

Sipas të dhënave të thesarit nga programi vjetor për financimin e investimeve janë në dispozicion 93 miliardë lekë, por deri në fund të Korrikut janë paguar 31.5 miliardë lekë ose 34 për qind e programit vjetor.

23 Shtator 2022, 07:21 Nga A.B
Thesari ka paguar vetëm 34% të planit vjetor në 7-mujor,
Ministria

Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave përllogariti se, gjatë periudhës 7- mujore është alokuar vetëm 34 për qind e fondit të investimeve, sipas një liste ku janë programuar për tu financuar 2400 projekte, ku përfshihen edhe pajisje dhe orendi për zyra.

Sipas të dhënave të thesarit nga programi vjetor për financimin e investimeve janë në dispozicion 93 miliardë lekë, por deri në fund të Korrikut janë paguar 31.5 miliardë lekë ose 34 për qind e programit vjetor.

Deri në fund të korrikut ka marrë financim më pak se gjysma e projekteve të programuara.

Nga shpenzimet për llogari të investimeve, projekti që mori financimet më të mëdha nga buxheti ishte ai i rindërtimit të banesave individuale me një shumë prej 3.4 miliardë lekësh nga 4.7 miliardë lekë në dispozicion. Projekti i cili ka për qëllim ndërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 po zbatohet nga Fondi Zhvillimit.

Projekti i dytë më i financuar është Tuneli i Llogarasë me rreth 2.6 miliardë lekë nga 5 miliardë lekë të programuara këtë vit. Ndërsa projekti i tretë më i madh janë fondet e Bashkimit Europian për mbështetje në sektorin e bujqësisë me vlerë rreth 840 milionë lekë rreth 7 milionë euro. Projekti katërt më i financuar ishte projekti i rehabilitimit të Lumit të Vlorës me 771 milionë lekë. Me tej në renditje ishte Programi i infrastrukturës bashkiake në disa bashki me 633 milionë lekë.

Investimet kapitale duhet të jenë zëri më produktiv i buxhetit për arsye se me një pjesë të taksave të shqiptarëve qeveria bën investime në infrastrukturën e vendit si rrugë, shkolla, ujësjellës, investime në shëndetësi etj. dhe rrit vlerën e Produktit të Brendshëm Bruto.

Në përgjithësi auditet ndaj përdorimit të fondeve publike për investime kanë gjetur problematika të mëdha në të gjithë procesin.

Psh në vitin 2021, treguesi “Realizimi i shpenzimeve kapitale” paraqet devijimin nga plani i realizimit i shpenzimeve kapitale në një vit, kundrejt shpenzimeve kapitale të planifikuara me ligjin e buxhetit vjetor në Kuvend.  Drejtoria e Përgjithshme e Auditit në Ministrinë e Financave vlerësoi se ky tregues në për vitin 2021, është vlerësuar mesatarisht me 0.98 pikë (24%), nga 4 pikë të mundshme, duke shfaqur një performancë jo të kënaqshme të njësive publike.

Auditorët e qeverisë kërkuan vëmendje e veçantë ndaj realizimit të këtij treguesi pasi mungesa e injektimit të likuiditetit në ekonomi ndikon ndjeshëm në mungesën e  stimulimit të rritjes ekonomike, në hapjen e vendeve të reja të punës apo të ardhurat nga tatimet e taksat.

Por duket se e njëjta situatë po përsëritet edhe këtë vit, ku programi i investimeve buxhetore është shumë poshtë planifikimit të vitit. Shpesh fondet e investimeve buxhetore kanalizohen në projekte korruptive, siç ishte rasti i inceneratorëve.  Këto objekte në vend të plehrave kanë djegur miliona euro nga taksat e shqiptarëve në 6 vitet e fundit, teksa mbetjet  po behën pirg..MONITOR

thesari ministria

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet