LIVE UPDATES
Ekonomi

Stoku i ndërtesave do kalojë në vlerësim të ri për riskun ndaj tërmeteve

Referuar dokumentit janë disa prioritete që do të ketë projekti “Baza e të dhënave të vetive strukturore të ndërtesave” ku së pari përditësimin dhe korrigjimin e bazës së të dhënave për stokun e ndërtesave informale të ndërtuara pa marrë parasysh risqet natyrore (tërmete, rrëshqitje toke, përmbytje) si dhe ndërtesa të tjera (jo banesore) të vlerësuara si të riskuara nga tërmetet.

23 Shtator 2022, 07:07 Nga A.B
Stoku i ndërtesave do kalojë në vlerësim të ri për
Banesa

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 i cili pati pasoja të jashtëzakonshme me humbje jete dhe dëme materiale procesi i rindërtimit mori vëmendjen kryesore pavarësisht kritikave që kanë pasuar mbi transparencën dhe ecurinë. Përpos ndërtimeve të reja një element i rindërtimit ishte edhe ai i përforcimit të ndërtesave me dëmtime më të lehta sipas klasifikimeve të bëra. Qeveria pranon në një dokument se stoku i banesave ka nevojë për një vlerësim të ri risku në rast të ngjarjeve sizmike të ngjashme dhe evidenton si problematikë ndërtimet informale që janë ndërtuar pa zbatuar kriteret e nevojshme. Në periudhën 2023-2027 dokumenti sjell në vëmendje se do të gjejë zbatim një projekt që do të bëjë pikërisht vlerësimin e riskut për stokun e banesave me një kosto rreth 8 milionë euro.

Referuar dokumentit janë disa prioritete që do të ketë projekti “Baza e të dhënave të vetive strukturore të ndërtesave” ku së pari përditësimin dhe korrigjimin e bazës së të dhënave për stokun e ndërtesave informale të ndërtuara pa marrë parasysh risqet natyrore (tërmete, rrëshqitje toke, përmbytje) si dhe ndërtesa të tjera (jo banesore) të vlerësuara si të riskuara nga tërmetet.

Së dyti do të bëhet rivlerësim/vlerësim periodik i sigurisë sizmike të objekteve publike me rëndësi strategjike, si diga, shkolla, konvikte, spitale, objekte të trashëgimisë historiko-kulturore etj., në mënyrë që siguria e këtyre objekteve të garantohet për periudha më të gjata (në qindra vjet).

Së treti rivlerësimi i sigurisë së digave (të mëdha) mbi 20 vjeçare, siguria e të cilave mund të jetë cenuar nga tërmeti i vitit 2019; kjo mund të përfshijë gjithashtu një rivlerësim të stokut të minierave të braktisura dhe të pa rehabilituara, të cenueshme nga aktivitetet sizmike.

Së katërti përditësimi i hartave sizmike, miratimi i hartave të zonave sizmike, rishikimi i kodeve teknike të projektimit në përputhje me standardet e BE-së.

“Rezultati i pritshëm i projektit është krijimi i një baze të dhënash cilësore që përfshin atributet e kërkuara për të gjitha aktivitetet, ku është thelbësore që njerëzit me njohuri dhe përvojë në këtë fushë të punojnë mbi bazat (korrigjimi i të dhënave është problematik). Gjithashtu, baza e të dhënave duhet të lidhet me risqet dhe nevojat e tjera të shërbimeve të ndryshme në nivel vendor dhe shtetëror. Krijimi i bazës së të dhënave është një aktivitet shumë i gjerë që përfshin aktivitete specifike që lidhen me aspektet e ndërtimit, por edhe ndërlidhjen/harmonizimin me bazat e tjera të të dhënave (p.sh. të dhënat kadastrale të përfshira në Sistemin e Përbashkët të Informacionit të Regjistrimit dhe Kadastrës së Tokës dhe baza të ndryshme GIS, statistika…) Baza e të dhënave do të mundësojë adresimin sistematik të riskut si dhe një planifikim më të mirë të kapaciteteve institucionale dhe financiare si dhe minimizimin e kostove të ndërhyrjes “thuhet në dokument. /MONITOR

stoku i banesave

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës