Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të enjten ishin charterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.

Javën e shkuar nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit.
Të enjten ishin charterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.
Në Aeroportin e Tiranës u ulën chartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhagen në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i charterave të vijë në rritje me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e turoperatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja.
Turizmi i organizuar edhe këtë vit pritet të ketë epiqendrën e tij në Durrës teksa heqja e kufizimeve të pandemisë do të ketë efekt edhe në Sarandë ku turistët e organizuar vijnë nga aeroporti i Korfuzit.
Strukturat hoteliere shprehen se janë të gatshme të presin turistët e huaj ku pjesa më e madhe e tyre janë në marrëdhënie kontratash me garanci për të cilat më herët është shprehur shqetësim se janë me kosto më të ulët sesa kostoja aktuale që ka pësuar rritje të dukshme.
Turizmi i organizuar ende nuk është dominues në vendin tonë por rritja e tij nga viti në vit ka qenë e dukshme qoftë në numrin e turistëve qoftë në destinacionet nga vjen ky turizëm.
Gjatë dy viteve të pandemisë ky turizëm u zbeh dhe vëmendjen e mori turizmi patriotik ku kontributi kryesor vinte nga shqiptarët e Kosovës. Tashmë me kthimin e normalitetit duket se kemi sërish një përmbysje të tendencave.
Të dhënat zyrtare nga lëvizja e shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë hynë 1.07 milionë shtetas dhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021 kjo shifër e të huajve në Shqipëri ishte 42 për qind më e lartë.
Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan./,onitor
Sa më të komplikuara të jenë rregullat fiskale, që në këtë rast duket se po bëhen për të kamufluar pagi...
I pasur realisht sot mund të bëhesh shumë shpejt dhe shpesh pa u shqetësuar fare, nëse je i korruptuar, nëse ke lidhje të d...
Te moshuar Rritja ekonomike mbi 8% vitin e kaluar nuk ka arritur të prodhojë më shumë punësim, përkundrazi punësimi ka p...
Pune Procesi i fiskalizimit që nisi fillimisht nga 1 janari 2021 zbatimin për transaksionet mes enteve publike po shkon drejt fundit. Në to...
Tremujori i parë i vitit regjistroi një rritje të lehtë të interesave të kredisë së re për bizneset, si në L...
Foto ilustruese Këtë vit, qeveria po shqyrton një paketë të re rregullimesh fiskale, që konsiston kryesisht në ide dhe s...
Foto ilustruese Ende pa nisur mirë sezoni veror, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë faturat “tradicionale” të &...
Ministria e Financave ka hartuar projektligjin paraprak të ri të tatimit mbi të ardhurat. Sipas Financave, drafti përfundimtar do të...
Foto ilustruese TIRANË- Në raportin europian të SDG-së, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, (Sustainable development...
Te dhena Një pyetësor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zbuloi se 39 p&eum...