LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi po mbijeton me staf të pakualifikuar. Por a do të na kthehet (dhe kur) kjo mbrapsht si bumerang?

Frika se shërbimi jocilësor mund të kthehet në boomerang është shqetësimi parësor i industrisë për këtë vit.

24 Qershor 2023, 12:13 Nga k.m.
Turizmi po mbijeton me staf të pakualifikuar. Por a do të na kthehet
Foto ilustruese

Në një kohë kur shifrat e turistëve në Shqipëri janë në trend rritës, agjencive të shërbimeve dhe rrjetit të hotelerive nuk u ka mbetur asnjë “Plan B” për të zgjidhur emergjencën kombëtare të punonjësve. Nëse i pyet tur-operatorët shqiptarë se ‘kush do t’i presë turistët’ përgjigja që merr nuk ndryshon fort nga dy vitet e shkuara.

“Kemi burime njerëzore shumë të kufizuara e madje edhe ata që kanë mbetur, janë punonjës të pakualifikuar”, deklarojnë ata.

Frika se shërbimi jocilësor mund të kthehet në boomerang është shqetësimi parësor i industrisë për këtë vit.

Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit vlerëson se shifrat pozitive të prurjeve turistike aq sa duhet të na gëzojnë në njërën anë, duhet të shërbejnë edhe si këmbanë alarmi në anën tjetër.

“Platforma Booking konfirmon trefishim të rezervimeve për Shqipërinë, në periudhën qershor-gusht 2023. Ky është një lajm i mirë, por njëkohësisht kambanë alarmi për mobilizimin jo vetëm të strukturave të shërbimit, por dhe pushtetit qendror e atij lokal”, thotë ai ndërsa deklaron se aktualisht 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga mungesa e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri i bizneseve është dyfishuar.

“Turizmi po mbijeton me punonjës të pakualifikuar që mezi gjenden pasi shteti nuk po harton politika që të mbajë të mbërthyer profesionistët në vend. Duhet një kombinim mes gjithë institucioneve. Nuk është vetëm çështja e një ministrie”, thotë ai ndërsa shton se këtë sezon do të punohet me politika afatshkurtra gjë që mund t'i ndikojë negativisht sektorit.

Topuzi ndërsa flet për rëndësinë e të paturit stafe të trajnuara, deklaron se punësimi sezonal krijon një hendek të pakorrigjueshëm për punonjësit e specializuar.

“Pas një sezoni 3-5 muaj ky punonjës, në rastin më të mirë duhet t’i kthehet bujqësisë apo ndërtimit. Por a mundet të kesh shërbim me standarde kur ke punonjës sezonalë dhe nuk mund të kryesh trajnime pasi pas kësaj periudhe ata duhet të largohen?”, shton mandej për Gazetasi.al. Sipas tij, zhvillimi i vrullshëm i turizmit ka bërë që një pronar apo të afërmit e tij, nuk mund të jenë të aftë të drejtojnë me sukses, pa pasur fillimisht një përgatitje profesionale.

“Sipërmarrësit duhet të tentojnë gjithnjë e më shumë të angazhojnë staf të dedikuar, të trajnuar dhe me përvojë në këtë sektor. Kjo ka bërë të mundur edhe aktivizimin e profesioneve të reja si: menaxher marketingu, SPA apo shitje, bartender, somelier etj”, thekson ai.

Sipas një ankete të zhvilluar nga PNUD, me bizneset e hotelerisë,  27% e tyre pohuan se kanë problem me stafin e pakualifikuar.

 

 

Grafik i shkëputur nga anketa, i punuar nga Gazeta "Si"

“Përfaqësuesit nga hotelet theksojnë se ka mungesë të madhe të fuqisë punëtore, veçanërisht në postet sanitare, të cilat më parë plotësoheshin nga gratë e moshës së mesme që tani po dalin në pension. Pavarësisht rritjes së pagave vitet e fundit, të rinjtë nuk e favorizojnë këtë formë të punës”, thekson anketa.

Që hoteleritë do bëjnë “sa dhe si të munden” e pohon për Gazetasi.al edhe Kreu i Tur-Operatorëve Shqiptarë, Besnik Vathi.

“Do të shihet më tej nëse kjo situatë do të ndikojë në dëm apo jo të cilësisë”, vëren ai ndërsa shton se rritja e kërkesës për Shqipërinë si destinacion pushimesh kërkon angazhim serioz edhe në rritjen e kapaciteteve të duhura akomoduese.

Në total, sipas shifrave zyrtare, Shqipëria kishte 98 mijë shtretër në fund të vitit 2021 (publikimi Turizmi në Shifra 2022 ende nuk është publikuar). Durrësi dhe Kavaja sipas INSTAT duket se janë rajonet me kapacitetin akomodues më të lartë, kurse në Jug ka pasur një tendencë drejt fshatrave turistikë. Masat që janë marrë nga bizneset këto dy vite nuk duket se kanë dhënë rezultatin që pritej.

Shumica e hoteleve të anketuara pretendojnë se paguajnë “paga më të larta se tregu” (53%) dhe “ofrojnë rroga në të gjithë vitin” pavarësisht sezonalitetit (45%) për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, por sërish kanë mungesë stafi.

5% e hoteleve të anketuara i kanë hedhur sytë nga tregjet ndërkombëtare të punës, kryesisht nga Azia Juglindore, për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.

Megjithatë, duket se ka mosmarrëveshje mbi efikasitetin e kësaj zgjidhjeje. Shumica argumentuan se punësimi i punonjësve të huaj është joproduktiv për shkak të kostove më të larta të strehimit si dhe vështirësitë që ata hasin me të mësuarit e zakoneve dhe mënyrave të punës vendase./GazetaSi

shqiperi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit